verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Titulli është përkrenarja e lajmit

on 14 - 12 - 2015       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

Recension: “VMRO-në e dridhë analiza e Marrëveshjes së Ohrit”

Raportimi dhe shkrimi i lajmeve është një fushë e ndjeshme dhe sa herë që është marrë në pronë të joprofesionistëve, është plagosur rëndë. Fjala popullore, Peshku qelbet nga koka, është shumë e rëndësishme dhe paralajmëruese edhe në gazetari.

zhurnal - VMRO-ne e dridhe analiza e Marreveshjes se Ohrit 1Linku për te artikulli origjinal: “VMRO-në e dridhë analiza e Marrëveshjes së Ohrit”

 Data dhe koha e publikimit: 09.12.2015, 15:23

Data e recensionit: 10.12.2015

Recensues: Agron Vrangalla

Disa nga sajtet informative të cilat funksionojnë në Maqedoni, kanë probleme serioze me strukturimin e lajmeve.

Për shembull, lajmi i publikuar nga zhurnal.mk, me titullin: “VMRO-në e dridhë analiza e Marrëveshjes së Ohrit”, ka disa probleme. Problemi më i madh është vetë titulli. Ky titull nuk ka lidhje me atë që është thënë në tekstin e lajmit.

Së pari, bëhet fjalë për një titull metaforik ose më saktë një titull hiperbolistik, ku subjektiviteti i shkruesit të këtij lajmi, mund të vërehet që në fillim.

Së dyti, ai ka gabime drejtshkrimore. Ta zëmë, aty kur thuhet “e dridhë”. Shkruhet “e dridh”.

Së treti, shkruesi i lajmit kur thotë “e dridhë” përdor shprehje pezhorative me të cilën dëshiron të tregojë se VMRO-ja është tmerruar me faktin e analizimit të Marrëveshjes së Ohrit nga ana e BDI-së. Por problemi është se kur bëhet një titull i tillë, termi me të cilin tentohet të ironizohet, duhet të vendoset në thonjëza. Thonjëzat në këtë rast do të nënkuptonin ironinë apo nëntekstin e tekstit…

“Titulli ose paralajmërimi i kontributit patjetër të jetë në harmoni me përmbajtjen e tij”, thuhet në Kodin Etik të Gazetarëve të Maqedonisë.

Këto lapsuse nuk vijnë si pasojë e presionit të kohës që kanë gazetarët, sepse për të bërë një titull të tillë nevojitet më shumë kohë sesa për të bërë një titull normal dhe të pranueshëm që mund të dukej kështu për shembull: “VMRO-DPMNE konteston analizimin e Marrëveshjes së Ohrit”.

Teksti në brendësi nuk ka ndonjë mangësi që vret syrin e lexuesit. Ai ka dy burime dhe janë relevante për temën që trajton. Kjo len të kuptohet që titulli sensacional është zgjedhur vetëm për të tërhequr vëmendjen por pa qenë në koordinim me përmbajtjen e tekstit.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

ka fakte

pohime të sakta

deklarata të vërteta

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

zyrtare

relevante,

2 burime

më tepër palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

Pjeserisht

nuk ka informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

pjesërisht e paraqet të vërtetën

nuk ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

nuk ka informata të rrejshme

është i balancuar

anshmëri politike

infoVistinitostCOMMENTING

nuk ka elemente të komentimit

infoVistinitostPLAGIARISM

vepër origjinale

është theksuar autori

infoVistinitostTITLE QUALITY

dezinformon

senzacionalist

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

joadekuate

as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

nuk ka gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

i lexueshëm

nuk ka elemente multimediale

nuk ka linke kontekstuale

pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja