verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Titulli i lajmit duhet të korrespondojë me përmbajtjen

on 15 - 07 - 2015       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

[Recension: “A e “bllagosllovi” Reisi në iftarin luksoz Lëvizjen Besa?”]

Shqip Media - A e bllagosllovi Reisi ne iftarin luksoz Levizjen Besa

Titujt në gazetari kanë si qëllim tërheqjen e lexuesit. Sa më interesant të jenë aq më shumë vëmendje iu kushtohet produkteve gazetareske. Por kjo gjithmonë duhet bërë bazuar në informacion e saktë. Sensacioni dhe fryrja nuk është në përputhje me standardet e gazetarisë.
Shqip Media - A e bllagosllovi Reisi ne iftarin luksoz Levizjen BesaLinku për te artikulli origjinal: “A e “bllagosllovi” Reisi në iftarin luksoz Lëvizjen Besa?”
Data e publikimit: 12.07.2015
Data e recensionit: 13.07.2015
Recensues: Fatlume Dervishi

Titulli i shkrimit që recensojmë “A e “bllagosllovi” Reisi në iftarin luksoz Lëvizjen Besa?” (ku ka edhe një fjalë maqedonase (“bllagosllovi”) të futur në thonjëza që fare mirë mund të ishte shqip “bekoi”) shpreh qartë tendencë për partinë politike në fjalë. Vetë fakti që titulli është lënë në fund me “?” (pikëpyetje), të shtyn të mendosh që përmbajtja e tesktit të ofron një përgjigje për pyetjet që autori vetë ka ngritur.

Por jo. Përmbajtja e lajmit është një tekst i kopjuar fjalë për fjalë nga faqja zyrtare e Bashkësisë Fetare Islame në rrejtin social Facebook i cili jep detaje të kësaj ngjarje por nuk flet për “bekim” të të pranishmive dhe aq më pak të veçojë bekimin e subjektit politik tek i cili është vënë theksi në titull.

“Tutulli ose paralajmërimi i kontributit patjetër të jetë në harmoni me përmbajtjen e tij.” – thuhet në Kodin e Gazetarëve të Maqedonisë.

Gazetari ka bërë një shkelje tjetër të Kodit të Gazetarëve kur ka lënë pa cituar burimin nga i cili ka kopjuar tekstin dhe e ka paraqitur atë si vepër origjinale të tijën.

“Nesë informacioni është marrë ose parafrazuar nga ndonjë media tjetër, vepër autoriale ose studim, burimi duhet të përmendet, në të kundërtën do të trajtohet si plagjiator, e jo për gazetar”, thotë Kodi i Gazetarëve.

Në fund, lajmi shoqërohet me një video e cila është jasht kontekstit dhe lexuesit nuk i jepen informacione se pse përmbajtja e kësaj video ka lidhje me tekstin dhe cili është qëllimi i futjes të saj në këtë lajm. Përderisa në tekst (që është vepër autoriale e BFI-së) promovohen aktivitetet e këtij institucioni, video synon të kundërtën duke e vendosur kryetarin e këtij institucioni në një perspektivë tjetër dhe duke bërë një lidhje indirekte (dhe të pakuptimtë) me titullin e lajmit.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

ka fakte

deklarata të sakta

deklarata të vërteta

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

zyrtare

relevante,

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

:

infoVistinitostBIAS

:

:

:

nuk aplikohet

infoVistinitostCOMMENTING

infoVistinitostPLAGIARISM

kopje të plotë

nuk është theksuar autori, nuk është theksuar burimi

infoVistinitostTITLE QUALITY

dezinformon

senzacionalist

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

as manipulon as informon është vënë vetëm si ilustrim

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

elemente jokualitative multimediale

nuk ka linke kontekstuale

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja