verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Titulli thotë një gjë, përmbajtja krejtësisht diçka tjetër

on 18 - 08 - 2016       

[Recension: “Hoxha bëhet pishman: Paskam gabuar me kritikat ndaj Ali Ahmetit!”]

Titulli është imazhi i gjithë lajmit, është tregues i përmbajtjes. Ai patjetër duhet të jetë i përshtatur përmbajtjes që prezanton. Shpeshherë, nga mediat bëhen keqpërdorime me titullin, me qëllim të tërheqjes së vëmendjes së lexuesit, por kjo nuk është etike.

Tetova 1 - Hoxha behet pishman - Paskam gabuar me kritikat ndaj Ali Ahmetit 1Linku deri te artikulli origjinal: “Hoxha bëhet pishman: Paskam gabuar me kritikat ndaj Ali Ahmetit!”

Data e publikimit: 16.08.2016

Data e recensionit: 18.08.2016

Recensues: Fatlume Dervishi

Statuset në rrjetet sociale jo gjithmonë (në fakt, shumë me vëmendje dhe rezervë) mund të shfrytëzohen si burime informacioni, për shkak se jo gjithmonë mund të konsiderohen si relevante dhe të besueshme. Artikulli i shkruar nga INA dhe i huazuar nga “Tetova 1”, kanë marrë të plotë statusin e Xhezair Shaqirit, (komandant Hoxhës) nga rrjeti social Facebook, duke mos e komentuar atë në tekst, por duke e keqinterpretuar atë në titull.

Ashtu siç e kanë pasqyruar edhe më herët portalet, Shaqiri është i njohur për qëndrimet e tij kritike ndaj kreut të BDI-së, Ali Ahmeti, dhe si të tillë e njohin lexuesit. Por, kur qëndrimet e tij pasqyrohen me titullin “Hoxha bëhet pishman: Paskam gabuar me kritikat ndaj Ali Ahmetit”, kjo zgjon kuriozitetin e lexuesit.

“Mbasi qe krejt kane blere mish prej lopes se qartun dhe jane qart edhe une po ja nisi te konsumoj mish te qartun si te tjeret po them se A Ameti esht lider i Mir per shqiptaret e mk”, është shprehur Hoxha.”

Në fakt, prononcimi i Shaqirit nuk flet për pishmanllëk. Qëndrimi i tij është ironik dhe nënkupton që ai edhe më tej e ka po të njëjtin mendim.

Ja sqarimi i tij në statusin e postuar pak më vonë në facebook:

Xhezair Shaqiri - facebook

Rregullat e Kodit Etik të Gazetarëve të Maqedonisë vlejnë edhe për titullin, i cili po ashtu kërkohet që të jetë në suaza të objektivitetit dhe të përmbledhë pontën kryesore të lajmit.

Kodi Etik:
Tutulli ose paralajmërimi i kontributit patjetër të jetë në harmoni me përmbajtjen e tij.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

nuk ka fakte

pohimet jo të sakta

nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

jozyrtare

1 burim

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

ndoshta ka informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

pjesërisht e paraqet të vërtetën

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

informata të rrejshme

është i njëanshëm

anshmëri politike,

infoVistinitostCOMMENTING

nuk ka elemente të komentimit

infoVistinitostPLAGIARISM

kopje të plotë

është theksuar burimi pa link

infoVistinitostTITLE QUALITY

dezinformon

jokreativ

senzacionalist

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

nuk ka gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

mesatarisht i lexueshëm

nuk ka elemente multimediale

nuk ka linke kontekstuale

pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik

i lidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja