Titulli zbukuron, titulli shëmton!
Publikuar në Recensione
on 11 - 11 - 2016 Autor: Зоран Бојаровски[Recension: Duke iu falënderuar kaosit që e bëri LSDM-ja, për Maqedoninë rekomandim i kushtëzuar]
Çfarë veprimi i pakuptimtë: të formuloni një titull që aspak nuk është rezultat i përmbajtjes së raportit gazetaresk, e cila është relativisht korrekte!?
Për këtë – “relativisht”, do të flasim pak më poshtë në recension, e para kësaj edhe pak për qëllimin e panevojshëm dhe të paargumentuar në titull. Një titull i ngjitur në këtë mënyrë, pasi që nuk ka asgjë të përbashkët me informatat e raportit, në fakt, është koment. Qëndrim i anshëm politik që është në kundërshtim me standardet e punës profesionale dhe etike që janë rekomanduar në Kodin e gazetarëve, më saktë në nenin :
Gazetarët duhet të bëjnë dallim ndërmjet fakteve dhe mendimeve, ndërmjet lajmit dhe komentit.
Një koment i shprehur në këtë mënyrë në titull që në fillim krijon një pasqyrë të shtrembëruar. Madje edhe kjo është paraparë në kodin e gazetarëve, në premabulën e tij, ku në paragrafin 4 në mënyrë precize thuhet se e drejtë dhe detyrë e gazetarëve është që të përpiqen ta parandalojnë censurën dhe shtrembërimin e informatave.
Kjo përmbajtje mediatike nuk e ka respektuar këtë.
Linku deri te artikulli origjinal: Duke iu falënderuar kaosit që e bëri LSDM-ja, për Maqedoninë rekomandim i kushtëzuar
Data dhe koha e publikimit: 08.11.2016, 13:38
Data e recensionit: 11.11.2016
Recensues: Zoran Bojarovski
FOTOGRAFI E SHTREMBËRUAR
Thamë se raporti është “relativisht” korrekt. Kjo – “relativisht”, për shkak të mosnënshtrimit para sprovës që të mos integrohen komentet në raport, edhe atë në këtë paragraf të tekstit:
“…duke pasur parasysh faktin se ekipi i Junkerit është quajtur “Komision politik”, mu nga raportet pritet më tepër që të jenë politike, e jo të bazuara në sistemin e meritave dhe të reformave të realizuara nga vendet që kanë të bëjnë me afrimin e legjislacionit vendor me atë evropian”.
Tregim në vete është fotografia. Ajo, përveç që e mbështet titullin e paargumentuar, në të njëjtën kohë edhe është manipuluese për shkak se edhe ajo nuk ka asnjë lidhje me qëllimet e përmbajtjes së raportit gazetaresk.
Në fund, këto tre mangësi, titulli komenti dhe fotografia, e bëjnë këtë përmbajtje mediatike të anshme, ndërsa neni 14 i Kodit insiston që “raportimi për proceset politike, veçanërisht zgjedhjet, duhet të jetë i paanshëm dhe i balancuar. Gazetari duhet të sigurojë distancë profesionale prej subjekteve politike”.
INFOGRAFIKU
VËRTETËSIA
ka fakte
edhe të sakta edhe të paverifikueshme
pjesërisht
BURIMET E INFORMATAVE
ka burime të evidentuara
zyrtare
relevante
1 burim
një palë
PËRMABJTËSIA
jogjithëpërfshirës
ndoshta ka informata të fshehura
ANSHMËRIA
nuk mund të përcaktohet
ka shtrembërim të së vërtetës (spin)
në titull
mban anën e një pale
anshmëri politike
KOMENTIMI
ka elemente të komentimit
të integruara me faktet
PLAGJIATURA
nuk mund të përcaktohet
nuk është theksuar autori
KUALITETI I TITULLIT
dezinformon
jokreativ
senzacionalist
joadekuat
tendencioz
FOTOGRAFIA
ka
joadekuate
manipulon
nuk është theksuar autori (burimi)
GJUHA E URREJTJES
nuk ka gjuhë ofenduese
nuk ka gjuhë të urrejtjes
nuk nxit për përdorimin e dhunës
nuk diskriminon
I PËRSHTATUR PËR UEB
i lexueshëm
nuk ka elemente multimediale
nuk ka linke kontekstuale
i rregulluar në aspekt stilistik
i palidhur me tag-e