verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Tragjedi e spinuar për pikë politike

on 5 - 05 - 2016       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

samoubistvo

[Recension: Tortura nga PSP-ja – shkak për vetëvrasje]

Teksti është komentues dhe i njëanshëm dhe në të nuk gjejmë mbështetje për pohimet e bëra, e as konfirmim se të afërmit e Kosta Kërpaçit i kanë thënë ato gjëra. Në artikull nuk ofrohen informata nga Prokuroria speciale publike dhe nuk shkruan se është kërkuar deklaratë prej atje.

Тортурата од СЈО причина за самоубиство ВечерLinku deri te artikulli origjinal: Tortura nga PSP-ja – shkak për vetëvrasje

Data dhe koha e publikimit: 27.04. 2016,17:48

Data e recensionit: 03.05.2016

Recensues: Dimitar Tanurov

TË HIDHET FAJI MBI PSP-në

Vetë titulli senzacionalist i informatës paralajmëron se në të do të sulmohet Prokuroria speciale publike, dhe me këtë rast përdoret njëri nga emrat e koduar të rasteve që i hapi PSP-ja – “Тоrtura”.

Artikulli fillon në stil blogues, pa i respektuar standardet gazetareske për kreun e lajmit. Në hyrje janë ofruar informata pa ndonjë sqarim plotësues.

“Sot shumë vetë mund ta shihnin informatën se një person nga Shkupi, i cili deri tani nuk ka qenë i njohur për ndonjë shkelje, dhunë apo të ngjashme, ka gjuajtur ndaj furgonit në afërsi të tregut të luleve në Shkup. Informata u plotësua se ky person është pronar i një faqeje të njohur në internet, që u demantua nga portali në internet sot pasdite.”

Dhe, edhe pse thuhet se ka demant se i ndjeri ka qenë pronar i një ueb-faqeje, megjithatë, nuk transmetohet asnjë fragment prej tij, që vetë lexuesit të binden se çka në fakt demantohet.

Në fakt, portali demanton se i ndjeri është pronar i ueb-faqes dhe se pronari i saj është person juridik, e jo fizik. Megjithatë, kjo nuk është asnjë dëshmi se i ndjeri nuk ka asnjë lidhshmëri me personin juridik, për shkak se ai mund të paraqitet në rolin e pronarit, drejtorit, udhëheqësit, nënshkruesit etj.

Informata bazohet në burime të pasaktësuara, “njerëz të afërt dhe miq”, të cilët gjoja thonë se shkak për gjuajtjen dhe vetëvrasjen janë “traumat dhe maltretimet nga procedura të cilën e zhvillon Prokuroria speciale publike ndaj tij, me emrin kodues FINZI”.

Në tekst përmenden informata spekulative se i ndjeri ka kërkuar edhe ndihmë psikiatrike, e poashtu nxiret edhe përfundimi se ndihma profesionale nuk paska qenë efikase?!

Poashtu, jepet një sqarim laik për arsyen e gjuajtjes që ka ndodhur para (vetë)vrasjes, dhe me këtë përpiqet ta mbështesë tezën me të cilën faji për ngjarjen tragjike i hidhet PSP-së që të njolloset renomeja e institucionit.

Në vazhdim në mënyrë faktografike transmetohet korniza kohore e fatkeqësisë, mirëpo në asnjë moment nuk ofrohet ndonjë sqarim, e as se është kërkuar përgjigje pse ekipet e ndihmës së shpejtë dhe policia kanë pritur aq gjatë që të futen në banesën nga e cila është gjuajtur në rrugë dhe në të cilën pastaj, gjoja, ka pasur (vetë)vrasje.

Teksti i përpiluar në këtë mënyrë e shkel Kodin e gazetarëve, sipas të cilit:

Gazetari duhet të botojë informata të vërteta e të konfirmuara dhe nuk duhet të fshehë të dhëna esenciale e as të falsifikojë dokumente.
Në qoftë se informata nuk mund të konfirmohet, ose nëse bëhet fjalë për supozim, respektivisht spekulim, kjo gjë duhet cekur dhe botuar.
 (Neni 1)

Gazetari do të cekë burimin e informatave, mirëpo, nëse burimi kërkon që të mbetet anonim, gazetari do ta mbrojë atë. (Neni 4)

Mënyra e informimit në rastet e fatkeqësive, katastrofave natyrore, luftërave, tragjedive familjare, sëmundjeve, proceseve gjyqësore duhet të jenë të çliruara nga senzacionalizmi. (Neni 8)

Raportimi për proceset politike, veçanërisht zgjedhjet, duhet të jetë i paanshëm dhe i balancuar. Gazetari duhet të sigurojë distancë profesionale prej subjekteve politike. (Neni 14)


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

ka fakte

nuk mund të përcaktohet saktësia e pohimeve

nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

jozyrtare, anonime

jorelevante

nuk mund të përcaktohet

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

nuk mund të përcaktohet

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

informata të rrejshme

mban anën e një pale

anshmëri politike

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të integruara me faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

nuk mund të përcaktohet

nuk është theksuar autori

infoVistinitostTITLE QUALITY

dezinformon

jokreativ

senzacionalist

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim

është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

nuk ka gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

i lexueshëm

nuk ka elemente multimediale

nuk ka linke kontekstuale

i rregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja