verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Trajtimi i Marrëveshjes kornizë të Ohrit në media

on 8 - 09 - 2014       
Овој напис го има и на: Maqedonisht
besimi_g_6

Galeria Fituesit e Çmimit Nobel për paqe, e hapur në Muzeun e armatës – Muzeun e Maqedonisë me rastin e 20-vjetorit të pavarësisë dhe krijimit të ARMs-ë dhe 10 vjetorit të Marrëveshjes kornizë të Ohrit. Foto: Qeveria e RM-së , 2011

Si ka mundësi që dy parti që janë në pushtet dhe që kanë strategji të përbashkët shtetërore të mos arrijnë t’i harmonizojnë qëndrimet dhe t’i praktikojnë “aspektet e mira” të MKO-së. Ndoshta, mu mediat duheshte ta parashtrojnë këtë pyetje dhe të kërkojnë përgjigje në të nga përfaqësuesit e dy subjekteve politike që janë në pushtet, në përvjetorin e nënshkrimit të saj.

 

Shkruan: Doc. dr. Svetllana Veljanovska, doktore e të drejtës ndërkombëtare

 

Me vite tëra, duke filluar nga viti 2001, në gjysmën e parë të muajit gusht, mediat në mënyra të ndryshme përpiqen t’i prezantojnë qëndrimet e tyre për ndryshimet kushtetuese të cilat ishin rezultat i Marrëveshjes kornizë të Ohrit (MKO), e cila u nënshkrua nga ana e liderëve të katër partive më reprezentative të bllokut politik maqedonas dhe shqiptar dhe kryetari i shtetit – nga pala maqedonase dhe përfaqësuesit ndërkombëtarë të SHBA-ve dhe të BE-së si garantë se ajo do të realizohet.

Edhe këtë vit u respektua kjo rregull, kështu që mund të lexoheshin aspekte të ndryshme në tektset me tituj si më poshtë:

Shikuar në përgjithësi, këtë vit, për këtë ngjarje nga historia e afërt e RM-së u shkruajt nga disa aspekte:

  1. A duheshte fare të nënshkruhet Marrëveshja kornizë e Ohrit!
  2. Çka është arritur me të ose më mirë thënë – a ka efekte nga nënshkrimi i saj?!
  3. Kush dhe pse e feston nënshkrimin e Marrëveshjes kornizë?
  4. Për çfarë qëllimi përdoret ajo në përditshmërinë politike në RM?
  5. A janë margjinalizuar bashkësitë e tjera etnike me të?

 

ÇKA NË FAKT PARAQET MARRËVESHJA KORNIZË E OHRIT?

Përgjigje në këtë pyetje para disa vitesh u përpoqën të japin rreth njëzet ekspertë të fushave të ndryshme në publikimin që u botua me rastin e dhjetëvjetorit të nënshkrimit të marrëveshjes, të cilin e botoi QMBN-ja:

Marrëveshja kornizë e Ohrit paraqet shtyllë kryesore të marrëdhënieve ndëretniek në Republikën e Maqedonisë. Është miratuar në vitin 2001, pas konfliktit të shkurtër, i cili eskaloi si rezultat i mosmarrëveshjeve ndërmjet dy grupeve më të mëdha etnike, ideja kryesore e saj ishte ndërprerja e mënyrës së dhunshme për zgjidhjen e problemeve dhe vendosja e një kornize ku do të artikuloheshin vizionet e ndryshme politike, etnike, e në fund të fundit, edhe ato qytetare për zhvillimin e një shoqërie demokratike, plotësisht të integruar në bashkësinë euro-atlantike. Prandaj, Marrëveshja e Ohrit nuk është qëllim në vete, por ajo është baza për ndërtimin e paqes dhe të harmoisë në komunitet. – Marrëveshja kornizë e Ohrit 2001-2011-studime të rasteve

Edhe pse bëhet fjalë për analiza shkencore të mbështetura me hulumtime në komunitetet lokale, përfundimet, megjithatë, janë shumë afër atyre që i japin portalet informative-ditore, gazetat ose shtëpitë radio-televizive tre vjet më vonë.

Problemet e identifikuara: dygjuhësia, përdorimi i flamujve, punësimet sipas kësaj kornize etj. janë duke u zvarritur gjatë gjithë kohës, me atë që këtë vit edhe më tepër theksohet momenti se shqiptarët janë ata që e shënojnë këtë ditë, ndërsa maqedonasit mundohen ta harrojnë.

Radio Evropa e Lirë, duke raportuar nga debati me rastin e përvjetorit të Marrëveshjes kornizë, të cilin e organizoi Sekretariati për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit pranë Qeverisë së RM-së, u përpoq ta vendosë theksin mbi një nga qëllimet e harruara të saj, e ajo është hapja e rrugës drejt BE-s dhe NATO-s duke krijuar një shoqëri funksionale multikulturore, e e në fund, edhe atë para së gjithash, shoqëri civile.

Me këtë rast, potencohet se:

Çështjet që pas 13 vitesh, qartazi gjithnjë e më shumë imponohen dhe e lënë të pazgjidhur dilemën janë ndarjet sa i përket vetë marrvëeshjes si përfitim ose e keqe e domosdoshme dhe çështja e kuantitetit kundrejt kualitetit të implementimit ose çka është më me rëndësi për arritjen e qëllimit përfundimtar.

Njëri nga përpiluesit e marrëveshjes në këtë debat

Insiston në vazhdueshmërinë e konrizës ose përjetimin e marrëveshjes si model për arritjen e konsensusit në bazë ditore për të gjitha çështjet që imponohen, që, siç tha ai, çon në ndërtimin e mentalietit të lojalitetit ndaj ligjit dhe ndaj shtetit, e jo ndaj partisë.

“Nga këndvështrimi i qëllimit esencial, krijimit të një shoqërie harmonike, qytetare, demokratike, duhet të them se ai proces, pothuajse edhe sikur nuk ka filluar. Ky proces varet nga regjimi i pushtetit, ky proces varet nga karakteristikat e sistemit politik dhe mendoj se në atë plan problemet janë më të mëdha, se izolohemi njëri nga tjetri”.

Të rishqyrtohet arsyeshmëria ose potenciali për ruajtjen e shoqërisë stabile multietnike të krijuar, në mes tjerash edhe nëpërmjet marrëveshjes kornizë, nga ana e mediave, është ndërmarrje serioze që kërkon angazhim serioz të redaksive dhe hulumtime më afatgjata. Nuk mjafton të shkruhet ose të thuhet se në vend të mënyrës së papranueshme të dhunshme të zgjidhjes së problemve shoqërore, MKO-ja promovon vetëm zgjidhje paqësore politike, gjegjësisht nxitet një proces pjesëmarrës për avancimin e identitetit në një shtetë sovran unitar. Ose vetëm të thuhet se nxitet decentralizimi dhe sistemi adekuat i financimit, si vegla të mundshme për distribuim të drejtë të kompetencave, veçanërisht në sferat e zhvillimit ekonomik lokal, në kulturë, në arsim, në sferën e mbrojtjes sociale dhe shëndetësore, në shërbimet publike, e me këtë rast të mos thuhet se të gjitha komunitetet lokale, ku ka përfaqësim të më tepër etniteteve, kanë çekuilibër serioz në sigurimin e mjeteve për realizimin e aktiviteteve të përmendura lokale. Të mos i përmendim rastet e bojkotit politik të ngjarjeve nëse njeriu i parë i komunitetit lokal nuk i përket etnitetit që ka përfaqësim të tij. .

Аspekti të cilin e thekson Теlma se:

Kur flet për frymën e Marrëveshje kornizë, BDI-ja sikur flet për shpirtin e mirë Kasper. E për VMRO-DPMNE-në, ato janë shpirtëra të këqinj, për të cilat duhet ekzorcist.

është poashtu i rëndësishëm për analizë. Si ka mundësi që dy parti që janë në pushtet dhe që kanë strategji të përbashkët shtetërore të mos arrijnë t’i harmonizojnë qëndrimet dhe t’i praktikojnë “aspektet e mira” të MKO-së. Ndoshta, mu mediat duheshte ta parashtrojnë këtë pyetje dhe të kërkojnë përgjigje në të nga përfaqësuesit e dy subjekteve politike që janë në pushtet, në përvjetorin e nënshkrimit të saj.

(vazhdon)


Kjo analizë është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Analiza është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Abonohuni për lajmet më të reja