verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Trampolinë apo megafon i dikujt

on 7 - 03 - 2016       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

Untitled

[Recension: Dimitar Stevananxhija: Ti je peshkopi i vetëm për të cilin llajket janë më të rëndësishme, bile edhe se feja dhe puna]

Меtodologjia për recension e “Shërbimit për verifikimin e fakteve në medie”, në mes tjerash, ka një rregull se nuk do të bëjë recension të kolumnave. Kolumnat, mendimet, janë qëndrime personale, dhe në përputhje me rregullat e pranuara gjerësisht të gazetarisë, ato gjithmonë janë të shënuara në mënyrë të veçantë dhe publikohen në rubrika ose vende ku në mënyrë të padyshimtë publikut i bëhet me dije se bëhet fjalë për përmbajtje që përcjell qëndrime të tilla, personale.

Ky recension trajton një përmbajtje mediatike, e cila për nga forma është mendim personal, mirëpo ai mendim personal nuk është shënuar si personal. Nuk është vënë në rubrikën “Mendime”, por në rubrikën “Maqedonia”, e cila përmban lajme, raporte dhe informata të tjera të përmbledhura në formate gazetareske.

Sipas standardeve, nuk është problem që në aspekt gazetaresk të trajtohet ndonjë mendim personal në formë klasike gazetareske, mirëpo për këtë duhet të jepet shkaku, gjegjësisht prapavija, “bekgraundi”, si dhe të potencohet rëndësia se ai reagim ka ndonjë interes pak më të gjerë publik.

03032016-Pres24-PimenLinku deri te artikulli origjinal: Dimitar Stevananxhija: Ti je peshkopi i vetëm për të cilin llajket janë më të rëndësishme, bile edhe se feja dhe puna

Data dhe koha e publikimit: 01.02.2016, 11:54

Data e recensionit: 03.02.2016

Recensues: Zoran Bojarovski

EDHE PËR DEPUTETIN MË TË RËNDËSISHME JANË “LLAJKAT”

Në vend të kësaj, me transmetimin e përmbajtjeve të bashkangjitura nga rrjetet sociale, pa kornizë gazetareske ose redaktuese, teksti bëhet platformë nëpërmjet së cilës transmetohet gjuhë e pahijsme, madje dhe gjuhë e urrjetjes, sikurse në këtë rast. Intervenimi gazetaresk te mendimet është i nevojshëm për shkak se nëse njeriu nuk ka shumë informata, nuk është e qartë se kujt i drejtohet postimi.

Përveç kësaj, nëse nuk qenkan të rëndësishme “llajket” dhe komentet, pse autori i këtij teksti mendimi në Facebook nuk e ka shkruar një letër dhe t’ia dërgonte personalisht njeriut të cilit i drejtohet? Aq më tepër, për ata që e kanë ndjekur polemikën dhe reagimet që i shkaktoi peshkopi Pimen, në këtë mendim asgjë nga ajo që e ka shkruar Pimeni nuk është përgënjeshtruar. Lexojmë vetëm retorikë të pastër dhe sulm për të cilin nuk dihet se me çka është merituar.

Edhe një gjë është shumë me rëndësi: аutori i këtij mendimi është deputet. Duhet ditur se deputeti është deputet gjatë gjithë kohës, për shkak se Kuvendi është në seancë të përhershme. Një deputeti aspak nuk i ngjan fjalori dhe gjuha e tillë, ndërsa një artikulli serioz, aspak nuk i ngjan të jetë trampolinë ose megafon i dikujt për t’i sulmuar njerëzit.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

nuk mund të përcaktohet

nuk mund të përcaktohet saktësia e pohimeve

nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

jozyrtare

relevante

1 burim

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

ndoshta ka informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

pjesërisht e paraqet të vërtetën

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

nuk mund të përcaktohet

mban anën e një pale

anshmëri politike

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të integruara me faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

kopje të plotë

është theksuar burimi me link

infoVistinitostTITLE QUALITY

nuk informon

jokreativ

senzacionalist

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

joadekuate

as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

gjuhë ofenduese

gjuhë e urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

diskriminon

diskriminim fetar

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

i lexueshëm

elemente solide multimediale

ka linke kontekstuale

pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik

i lidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja