Transmetimi i kumtesave kryekëput nuk është gazetari, por reklamë!
Published in Recensione
on 7 - 06 - 2016 Author: Adrian Kerimi
[Recension: LR-PDSH:Testimi ekstern, një kafshatë që nuk gëlltitet]
Kumtesa ose qëndrimi i një subjekti është vetëm një pjesë e lajmit. Përmbajtja e saj duhet të merret për bazë, mirëpo asnjëherë nuk guxon që e njëjta të publikohet në tërësi pa asnjë intervenim të gazetarit ose si e tillë të kategorizohet si lajm. Lajmi dallon nga ajo që quhet qëndrim me shkrim. Portalet zakonisht e bëjnë këtë veprim, duke raportuar “pa dashur” njëanshëm. Lajmi që po recensojmë në fakt nuk është lajm, pasi që artikulli është kryekëput reagimi i LR-PDSH-së, ndërsa autori (nëse mund ta quajmë ashtu) në redaksi nuk ka ndërhyrë aspak në të për ta përshtatur si lajm. Me këtë qasje, media shndërrohet në tabllo reklamuese.
Testimet eksterne këtë vit në vete do t’i bartin mangësitë e vitit të kaluar si dhe do të ngarkohen edhe me mangësi të tjera të evidentuara në pyetjet e shpallura, nga të cilët vërehet një mospërputhje e pyetjeve të parashtruara me planet dhe programet mësimore. Raste të tilla ka në lëndën e Gjuhës shqipe, Etikës së religjioneve dhe Shkencave Natyrore. Në lëndën e Gjuhës shqipe vërehen pyetje të cilët nuk janë realizuar sipas plan-programit të paraparë, ndërsa në lëndën Etika e religjioneve vërehet tendencë për diskriminim në bazë fetare, sepse gjysma e pyetjeve të publikuara janë nga mësimi për krishterimin, ndërsa sa është e ditur sipas plan- programit të kësaj lënde për krishterimin mësohet vetëm pesë orë mësimore.
Linku deri te artikulli origjinal: “LR-PDSH:Testimi ekstern, një kafshatë që nuk gëlltitet”
Data dhe koha e publikimit: 05.06.2016
Data e recensionit: 06.06.2016
Recensues: Adrian Kerimi
Në gazetarinë profesionale gjërat bëhen ndryshe nga ky model. Një lajm profesional, në vete përmban të gjitha palët e përfshira, duke sjellë qëndrimet e tyre. Çdo vlerësim apo pohim i thënë duhet mbështetur në fakte dhe dëshmi relevante.
E njëjta fatkeqësi do t’i godet edhe nxënësit e klasës së nëntë të cilët do të testohen nga lënda Inovacione, të cilët edhe një javë para përfundimit të vitit shkollor akoma nuk e dinë se si duken këto libra.
Kodi Etik, pika 01/5: “Gazetari duhet të sigurojë “palën e dytë”, respektivisht t’u jep mundësi të dy palëve të interesuara të produktit gazetaresk ta shprehin qëndrimin e tyre. Kjo edhe më tepër vie në shprehje kur gazetari shpreh dyshime ose akuza ose kur dikush është objekt i sulmit apo kritikës”.
Prandaj ne si LR-PDSH, kërkojmë një qasje shumë serioze të institucioneve përgjegjëse për këtë problematikë, me angazhim të ekspertëve arsimor, për të rishqyrtuar mundësinë e eleminimit të këti testimi.
Tema e trajtuar në lajm është me rëndësi, por nuk është kapur tërësisht nga segmenti profesional. Autori duhet të kishte siguruar dëshmi për atë që ka ndodhur në testimet eksterne, të thirrej në burime, qofshin ato anonime ose jo, e për të njëjtat denoncime të kërkonte qëndrimin e organeve kompetente. Nëse këtë nuk e ka bërë nga shkaku se nuk kanë denoncuar nxënësit gabimet në testimet eksterne, por ka denoncuar një subjekt politik, atëherë autori ka gabuar. Qëndrimi i një partie ka prapavijë politike, e për të mos u bërë zëdhënës i këtij subjekti, autori është i detyruar të kërkojë qëndrimin e Ministrisë së Arsimit dhe Qendrës Shtetërore për Provime, të cilët në këtë rast janë pjesë e lajmit, por në vend të kësaj, është raportuar njëanshëm, ngase qëndrimet e tyre nuk janë përfshirë në këtë artikull.
INFOGRAPHIC
TRUTHFULNESS
nuk ka fakte
nuk mund të përcaktohet saktësia e pohimeve
nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave
SOURCES OF INFORMATION
ka burime të evidentuara
zyrtare
relevante
1 burim
një palë
EXTENSIVENESS
jogjithëpërfshirës
ndoshta ka informata të fshehura
BIAS
nuk mund të përcaktohet
nuk mund të përcaktohet
nuk mund të përcaktohet
është i njëanshëm
anshmëri politike
COMMENTING
nuk ka elemente të komentimit
PLAGIARISM
kopje të plotë
nuk është theksuar autori
TITLE QUALITY
nuk informon
jokreativ
josenzancionalist
adekuat
i paqartë
PHOTOGRAPH
ka
joadekuate
as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim
nuk është theksuar autori (burimi)
HATE SPEECH
nuk ka gjuhë ofenduese
nuk ka gjuhë të urrejtjes
nuk nxit për përdorimin e dhunës
nuk diskriminon
EDITED FOR THE WEB
mesatarisht i lexueshëm
elemente solide multimediale
nuk ka linke kontekstuale
pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik
i palidhur me tag-e