verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

“Transparencë Maqedoni”: Nuk ka përparim në liritë e mediave

on 15 - 09 - 2015       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

66308_160978503921178_4262416_nBuletini i ri i “Transparencë Maqedoni” (TM), për muajt korrik dhe gusht i shqyrton ndodhitë që kanë të bëjnë me pushtetin, e të cilat kanë shkaktuar shumë reagime në publik. raporton “Plus info”.

Buletini e shqyrton jetën luksoze të kryeministrit, mosparaqitjen e pronave nga funksionarët e pushtetit, rebalancin e buxhetit të RM-së, si edhe problemet e gazetarëve dhe harxhime joproporcionale publike.

TM thotë se korriku dhe gushti për gazetarët kanë kaluar pa përmirësime:

“Këto muaj kaluan pa përparim thelbësor në numrin më të madh të hetimeve rreth veprave të rëna penale të dhunës kundër gazetarëve ose shkatërrimit të pronës që është në pronësi të gazetarëve ose kritikëve të tjerë të pushtetit. Sa për përkujtim, prej muajit prill e deri më sot, ndodhën rreth njëzet sulme fizike mbi gazetarë dhe mbi ata që mendojnë ndryshe nga pushteti (prej të cilëve disa përfunduan me lëndime të rënda fizike), e u dogjën edhe rreth dhjetë automjete ose u shkatërrua pronë tjetër, si presion i qartë ndaj atyre që mendojnë ndryshe nga pushteti. Policia, në 90 për qind të rasteve, akoma, gjoja, është në kërkim të autorëve, e edhe aty ku janë ngritur padi kundër ndonjërit nga autorët e këtyre veprave penale, fitohet përshtypja se kjo është bërë për shkak të pamundësisë për t’iu shmangur asaj, duke pasur parasysh dëshmitë që kanë qenë në dispozicion (videoinçizime, dëshmitarë e të ngjashme) kundër atyre njerëzve.”

Burimi: “Plus info”, (14 shtator 2015). ТМ: Luksi i kryeministrit, pronat e  fshehura dhe harxhimet e karakterizuan korrikun dhe gushtin

Abonohuni për lajmet më të reja