Tregim i spinuar
Published in Recensione
on 2 - 06 - 2016 Author: Димитар Тануров[Recension: Gazetarët e Telmës janë përzënë nga puna nën presionin e LSDM-së – nuk kanë dashur të punojnë sipas instruksioneve të tyre]
Теksti përpiqet që duke përcjellë informata të paverifikuara ta psinojë të vërtetën dhe që në titull (dez)informon se “Gazetarët e Telmës janë përzënë nga puna nën presionin e LSDM-së – nuk kanë dashur të punojnë sipas instruksioneve të tyre”. Hyrja në tekst është në rregull, transmetohet informata për vendimet për largim nga puna në “Telma” dhe përmenden disa gazetarë me përvojë që janë të prekur nga ky vendim. Mirëpo, në paragrafin e ardhshëm ofrohet informata kontradiktore, me të cilë nëpër “kapixhik” përpiqet të futet spekulimi që duhet të shërbejë për spinim politik.
Linku deri te artikulli origjinal: Gazetarët e Telmës janë përzënë nga puna nën presionin e LSDM-së – nuk kanë dashur të punojnë sipas instruksioneve të tyre
Data dhe koha e publikimit: 26.05.2016, 08:55
Data dhe koha e recensionit:31.05.2016
Recensues: Dimitar Tanurov
INFORMATA KONTRADIKTORE
Së pari teksti tregon se të larguarit nga puna nuk kanë marrë arsyetim për vendimin për shpalljen si tepricë teknologjike, e pastaj thotë se kanë pranuar njoftim me shkrim ku është “është theksuar se kjo bëhet me qëllim të zvogëlimi të shpenzimeve”. Kjo duket hutuese. Këto dy informata, janë në kundërshtim me njëra tjetrën dhe është e palogjikshme që të vendosen në të njëjtën fjali.
Poashtu, kësaj i ngjitet një informatë paushalle, e cila nuk është e mbështetur me fakte, e as që është përcaktuar saktë burimi:
“Megjithatë, sipas informatave deri te të cilat erdhi Zhurnali, ata janë larguar nga puna nën presion të LSDM-së për shkak se kanë qëndruar anash dhe nuk kanë dashur të punojnë sipas udhëzimeve dhe me kronika të porositura.”
Informata vetëm është hedhur në tekst. Në të nuk është transmetuar ndonjë deklaratë nga gazetarët për të cilët raportohet se janë shpallur si tepricë teknologjike, e as që ka qëndrim nga udhëheqësia e kompanisë. Në vend të kësaj, teksti përkujton edhe në ndërrimin e udhëheqësisë së televizionit që ndodhi para pothuajse dy vitesh.
Mënyra e këtillë e informimit pa e theksuar ose pa e përcaktuar në mënyrë më të përafër burimin, pa mbështetje dhe pa argumentim të informatave të plasuara, pa përfshirje të palës së dytë, që është në kundërshtim me Kodin e gazetarëve:
Gazetari ka të drejtë për qasje të lirë deri te të gjitha burimet e informimit, të cilat janë në interes publik.
Gazetari duhet të botojë informata të vërteta e të konfirmuara dhe nuk do të fshehë të dhëna esenciale e as nuk do të falsifikojë dokumente.
Në qoftë se informata nuk mund të konfirmohet, ose nëse bëhet fjalë për supozim, respektivisht spekulim, kjo gjë duhet cekur dhe botuar.
Saktësia e informatës duhet të vërtetohet sa më shumë që është e mundur. (Neni 1)Nëse gazetari pa arsye pengohet që ta marrë informatën e kërkuar, ai ka të drejtë që për këtë ta informojë opinionin. (Neni 2)
Gazetari do të cekë burimin e informatave, mirëpo, nëse burimi kërkon që të mbetet anonim, gazetari do ta mbrojë atë. (Neni 4)
INFOGRAPHIC
TRUTHFULNESS
pjesërisht
pjesërisht
pjesërisht
SOURCES OF INFORMATION
ka burime të evidentuara
anonime
jorelevante
nuk mund të përcaktohet
një palë
EXTENSIVENESS
jogjithëpërfshirës
ndoshta ka informata të fshehura
BIAS
nuk mund të përcaktohet
ka shtrembërim të së vërtetës (spin)
nuk mund të përcaktohet
mban anën e një pale
anshmëri politike
COMMENTING
ka elemente të komentimit
të integruara me faktet
PLAGIARISM
nuk mund të përcaktohet
nuk është theksuar autori
TITLE QUALITY
dezinformon
jokreativ
senzacionalist
joadekuat
tendencioz
PHOTOGRAPH
ka
adekuate
as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim
nuk është theksuar autori (burimi)
HATE SPEECH
nuk ka gjuhë ofenduese
nuk ka gjuhë të urrejtjes
nuk nxit për përdorimin e dhunës
nuk diskriminon
EDITED FOR THE WEB
i lexueshëm
nuk ka elemente multimediale
nuk ka linke kontekstuale
pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik
i palidhur me tag-e