verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Tregim që e vret vetëveten

on 21 - 06 - 2016       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

Novinarstvoto place

[Recension: E GJITHË BOTA QAN PËR KËTË FOTOGRAFI: Fsheh një tregim prekës]

Ky është një nga ato tekste në të cilat ka teprim që në titull. Sa i përket pjesës tjetër, vlen shakaja: e ka vrarë veten! Përveç asaj që artikulli nuk tregon se ku ka ndodhur ngjarja, nuk ka vit, nuk ka muaj… megjithatë ka dy emra. Ato, mund të jenë të çdokujt, mirëpo kjo nuk është me rëndësi. Me rëndësi është se ky është një tekst i keq, mjaft i keq ose bëhet fjalë për përkthim të keq.

motordzija

Linku deri te artikulli origjinal: E GJITHË BOTA QAN PËR KËTË FOTOGRAFI: Fsheh një tregim prekës

Data dhe koha e publikimit: 19.06.2016, 15:45

Data e recensionit: 20.06.2016

Recensues: Vllado Gjorçev

A KA LOGJIKË NË AEROPLAN!?

Teksti, së pari nuk ka marrëveshje me vetëveten. Tregimi fillon me atë se  personi i përmendur ka mbajtur kaskë, që do të thotë se bëhet fjalë për motorist të vetëdijshëm. Dhe përderisa lexohet kjo pjesë, fitohet përshtypje se ai sipas të gjitha gjasave ka vdekur në fatkeqësi të komunikacionit. Pak habit fjalia e mëposhtme që thotë: “Abri thotë se e kanë vrarë në një incident, një muaj para se të lindë foshnja”. Supozojmë se këtu bëhet fjalë për gabim gjatë përkthimit, të cilit nuk i është kushtuar vëmendja e duhur, prandaj edhe artikulli është jokonsekuent. Për ndonjë fatkeqësi të komunikacioni rrallë herë themi se është vrasje në incident. Ndoshta kjo kalon në gjuhën popullore, mirëpo kjo mund t’i hutojë lexuesit dhe t’i orientojë në mendim të gabuar, që gjithsesi nuk duhet të ndodhë në një tekst gazetaresk.

Kur bëhet fjalë për përkthim, ai gjithmonë duhet të paraqesë transmetim konsekuent të origjinalit, që të mos shkaktohet ndonjë huti. Përveç kësaj, gazetaria nuk njeh përkthim shpejt e shpejt.

Titulli është bërë patetik me qëllim që të fitohet ndonjë klikim më shumë. Madje edhe sikur të jetë vënë në kuptim të figurshëm, megjithatë është teprim.

Në tekst është futur një fotografi e një foshnjeje dhe një fotografi e dy të rinjve. Megjithatë, ato nuk kanë burim, prandaj edhe zvogëlohet vërtetësia e tyre.

INTERESI PUBLIK? JO, VETËM INTERES PËR KLIKIME

Në fund të fundit, cili është interesi publik për këtë tregim. Me siguri në botë për çdo ditë ndodhin dhjetëra ngjarje me fund të këtillë ose edhe më të rëndë. Kjo është përditshmëria që eventualisht do të gjendej në kronikat e zeza të medieve dhe në raportet policore.

Prandaj, mund të përfundohet se ky tekst ka vetëm një qëllim –  një klikim më shumë, që do të thotë një hap mbrapa në gazetari!


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

ka fakte

nuk mund të përcaktohet saktësia e pohimeve

nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

nuk ka burime të evidentuara

nuk mund të përcaktohet

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

pjesërisht e paraqet të vërtetën

nuk mund të përcaktohet

nuk mund të përcaktohet

nuk aplikohet

anshmëri tjetër

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të integruara me faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

nuk mund të përcaktohet

nuk është theksuar autori, nuk është theksuar burimi

infoVistinitostTITLE QUALITY

nuk informon

jokreativ

senzacionalist

joadekuat

i paqartë

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

nuk është e qartë se çka paraqet fotografia

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

nuk ka gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

mesatarisht i lexueshëm

nuk aplikohet

ka linke kontekstuale

i rregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja