verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Shërbim për verifikim të fakteve në media

Projekt i USAID-it për forcimin e mediumeve në Maqedoni
USAID Logo

Tregime të bukura në funksion të autocensurës

on 12 - 10 - 2016       
Këtë postim mund ta lexoni edhe në: Maqedonisht
10-dsfsdfsf
Tregime të bukura në pritje të mirëqenies më të madhe. Foto: ueb-faqja e kryetarit

Çka paraqet kërkesa për gazetarët që të shkruajnë tregime “të bukura”? Dhe si ka mundësi që këto tregime të ndikojnë që “mirëqenia të ngritet në nivel më të lartë”? Këtu do të përpiqemi të përgjigjemi se prodhimi i sforcuar i tregimeve “të bukura” në gazetari çon drejt autocensurës edhe atë nëpërmjet shembullit të Rusisë dhe gjendjeve të profesionit të gazetarisë në këtë vend

“Vendet që kanë gazeta përplot me lajme të mira, kanë burgje përplot e njerëz të mirë.”

Xhejms Bevan, komesar i lartë i Brtianisë së Madhe në Indi (2011-2015)

Аutor: Boris Kamçev nga Sankt Petersburg

Sikur të ishte marrë nga filmat e vjetër të mirë anti-utopik, kryetari i Maqedonisë, Gjorge Ivanov javën e kaluar thirri një grup gazetarësh dhe redaktorësh televizivë që ta zbukurojnë realitetin me storje të suksesshme. Ivanovi edhe një herë bëri thirrje që gjendjen në vendin tonë ta paraqesin “me ngjyrë roze”, pa marrë parasysh se si janë gjendjet reale. Përveç kësaj, veprimi i këtillë mund të interpretohet edhe si thirrje për autocensurë.

Gjatë pranimit të një grupi të punëtorëve mediatikë nga TV “Nova”, ai i inkurajoi të pranishmit që “të prezantojnë tregime dhe të bukura dhe të suksesshme që mirëqenia e përgjithshme të ngritet në nivel më të lartë.”

Kur kryetari i një vendi i porosit gazetarët që të shkruajnë tregime për ngritjen e mirëqenies së përgjithshme në vend, e në atë vend një e treta e popullatës jetojnë në kufi të ekzistencës ndërsa kryeqyteti është në krizë të vazhdueshme politike, atëherë ballafaqohemi me një situatë që është karakteristike për regjimet autoritare – protagonistët e tij jetojnë në fluskë, në një botë paralele të bazuar në propagandë dhe PR.

Në punimin e detajuar “Z. Putin, agjent sekret në Kremlin“, аutorët Fiona Hill dhe Kliford Gajdi në mënyrë të detajuar e analizojnë qëndrimin e liderit rus Vlladimir Putin ndaj realitetit. I pavetëdijshëm për ndryshimet që ndodhin rreth tij, në marrëveshje me kryetarin e atëhershëm Dmitrij Medvedev, në shtator të vitit 2011, kryeministri i atëhershëm Putin, arriti të realizojë rokadë të funksioneve. Vetëm disa muaj më vonë, dhe në befasi të madhe të tij, rusët e treguan mllefin e tyre nga ky veprim me një seri protestash masovike dhe të dhunshme nëpër rrugët e Moskës, të papara që nga kolapsi i Bashkimit Sovjetik në vitin 1990-91. Nga viti 2012 e këndej regjimi e shtërngoi rripin, e përforcoi kontrollin e plotë mbi mediet dhe i pamundësoi opozitarët rusë dhe organizatat joqeveritare me ligje drakonik dhe me represion.

Ivanovi nuk është Putin, mirëpo nuk është hera e parë që përpiqet ta nënçmojë rëndësinë shoqërore të medieve maqedonase. Vlerësimi i “Freedom House”, e cila në rang-listën e saj të fundit për lirinë e medieve në botë, Maqedoninë e vëndoi në vendin e 125-të nga gjithsej 199 vende dhe territore, ai e quajti perceptim. Edhe pse bëhet fjalë për rangim me ndikim dhe me renome ndërkombëtare, sipas metodologjisë së përcakuar në mënyrë shkencore dhe rangim që realizohet që nga viti 1980.

Gjatë intervistët në emisionin “Top Tema” në TV “Telma”, me redaktorin Аtanas Kirovski, Ivanovi e nënçmoi, si “Freedom House”-in dhe hulumtimet serioze të mendimit publik, ashtu edhe mediet e vendit, duke i akuzuar se ata vetë kanë krijuar perceptim se nuk ka liri të të shprehurit në Maqedoni.

Pse fundosen mediet është përgjegjësi e vetë medieve, atëherë mund të bëni me gisht dhe të thoni se kjo nu bën, ky ligj nuk e lejon këtë, këto masa janë ndërmarrë, kjo… nuk e bëjnë këtë.

Mendimi i pakompletuar i Ivanovit thjesht e banalizon gjendjen me mediet. Kuptohet, pushteti, përfaqësues i dalluar i të cilit është edhe vetë Ivanovi, nuk do ta pranojë se fajtor më i madh për rënien e lirisë së të shprehurit dhe kualitetit të medieve në vend, në fakt është vetë pushteti ndërsa me gisht bën drejt të gjithë të tjerëve. Drejt gazetarëve, të cilët duhet të shkruajnë storje të bukura që të ngritet niveli i mirëqenies së përgjithshme dhe drejt redaktorëve, të cilët me mediet e tyre kanë krijuar perceptim se situata është tragjike, ndërsa realiteti qenka më i bukur.

Thirrja e Ivanovit deri te gazetarët e TV “Nova” është në trend me mejnstrimin e shtetëror rus të prodhimit serik të lajmeve, të cilin propaganduesit qeveritarë dëshirojnë ta paraqesin si gazetari. Burimet e tij gjenden në laboratoret poli-teknologjike të Kremlinit, të udhëhequra nga gjeniu i PR-it, Vlladisllav Surkov. Për Kremlinin gjithçka është PR.

Në vitin 2013, në një fjalim të tij para gazetarëve të agjencisë “RIA Novosti”, e cila atëherë ishte konsoliduar nga shteti në një gjigant mediatik “Rusija sevodnja” (nën udhëheqësinë e së cilës janë edhe “Sputnik” dhe “Ruska reç“), Dmitrij Kiseljov, njeriu i parë i “Rusija sevodnja” dhe njëri nga propaganduesit kryesorë moskovitë, ka thënë:

Duhet mbajtur mend se për dallim nga gazetaria perëndimore, gazetari ruse post-sovjetike duhe të ndërtojë vlera informative në vend që t’i ripërtërijë ato. Dhe këto vlera dhe informata duhet të prodhohen, në vend që të riprodhohen.

Në epokën e medieve onlajn dhe rrjetave sociale, njëri nga elementet më të rëndësishme të kësaj “gazetarie” është krijuar nga ndërmarrësi në internet, Konstantin Rikov. Në Rusi dhe më gjerë i njohur si car i trollingut, ai me mbështetje zemërgjerë financiare nga pushteti, krijoi një valë të re të propagandës ruse onlajn, të bazuar në sajberpankun dhe kundër-kulturën e trollingur të orientuara kundër vlerave liberale.

Duke pasur parasysh autocensurën gjithëpërfshirëse që sundon te redaksitë dhe gazetarët rusë, normalisht mënyra e të menduarit, sipas të cilës duhet të shkruajmë vetëm lajme të gëzuara dhe të lumtura dhe t’i mbyllim sytë para realitetit social dhe politik, tregon se një autocensurë e ngjashme duhet të instalohet edhe te gazetarët tanë.

Vasilij Gatov, autor, gazetar dhe botues rus, kështu i përshkruan gjendjet aktuale të vështira te mediet në sistemet autoritare.

Lufta për lirinë e të shprehurit ishte njëra nga sfidat më të mëdha të shekullit 20. Në shekullin 21 sfida më e madhe do të jenë shtetet dhe aktorët e tjerë të fuqishëm që e keqpërdorin lirinë e të shprehurit.


Ky leksion gazetaresk është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky leksion gazetaresk është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *