Trillim i spinuar
Publikuar në Recensione
on 13 - 05 - 2016 Autor: Ана Анастасовска[Recension: Таki Fiti nga LSDM-ja paralajmëron se do t’i shkurtojnë rrogat]
Ky është një tekst tepër manipulues dhe spinues, që ka për qëllim ta hutojë pulkun dhe të krijojë fotografi për atë se LSDM-ja, sikur të vinte në pushtet, do t’i zvogëlonte rrogat e të punësuarve në administratë. Me këtë rast, artikulli i referohet deklaratës së profesorit të Taki Fiti, duke e prezantuar atë si anëtar të LSDM-së, edhe pse ai deklaratën e ka dhënë në funksion dhe konotacion tjetër.
Linku deri te artikulli origjinal: Таки Фити од СДСМ најавува дека ќе кратат плати
Data dhe koha e publikimit: 11.05.2016
Data e recensionit: 12.05.2016
Recensues: Аna Anastasovska
MUNGON KUTIA MË E RËNDËSISHME E MOZAIKUT
Që në fillim të tekstit shihet se ai është i motivuar politikisht dhe propagandues.
“Përderisa VMRO-DPMNE-ja në pushtet lufton për çdo vend pune, për zvogëlimin e papunësisë dhe për investime të reja, nga LSDM-ja që tani paralajmërojnë se do t’i shkurtojnë rroga.”
Më poshtë në tekst kemi një deklaratë të transmetuar të Taki Fitit, mirëpo, me gjasë, qëllimisht është heshtur funksioni i tij aktual dhe ai është prezantuar si anëtar i njërës nga qeveritë e mëparshme të udhëhequra nga LSDM-ja.
“Ish-ministri për financa në qeverinë e LSDM-së, mirëpo edhe anëtar i këshillit partiak për eknomi të LSDM-së të publikuar që në vitin 2011, Taki Fiti, thotë se administrata publike është një zë i madh buxhetor dhe se rrogat e tyre nuk do të rrite, por përkundrazi do të zvogëlohen.”
Kyçja që mungon në këtë tekst është ajo se Fiti është kryetar i Akademisë së shkencave dhe arteve të Maqedonisë (ASHAM) dhe se ai këtë deklaratë e ka dhënë në cilësi të ekspertit, të akademikut dhe të njeriut të parë të institucionit më të lartë shkencor në vend.
Ajo që, poashtu, është me rëndësi të theksohet në këtë recension, është se bëhet fjalë për lajm dhe për deklaratë të datës 6 maj, të cilën akademiku Fiti e ka dhënë në kuadër të debatit shkencor që u mbajt në ASHAM, me titull “Republika e Maqedonisë në rrugën drejt BE-së 2020, përvojat, sfidat dhe perspektivat”.
“A është zvogëlimi i rrogave masa më e re e LSDM-së dhe e liderit të opozitës Zoran Zaev, pasi e futën vendin në krizë të madhe?”
Në këtë pjesë të tekstit, në fakt, fshehet edhe qëllimi i spinit, e ai është se nëse LSDM-ja vjen në pushtet, do t’i zvogëlojë rrogat e administratës, që nuk ka asnjë lidhje me realitetin, duke pasur parasysh se socialdemokratët akoma nuk e kanë publikuar programin e zgjedhjeve e as deri tani (13 maj 2016), nuk kanë paralajmëruar se do të propozojnë një masë të këtillë.
INFOGRAFIKU
VËRTETËSIA
ka fakte
pohime të sakta
nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave
BURIMET E INFORMATAVE
ka burime të evidentuara
zyrtare
relevante
1 burim
një palë
PËRMABJTËSIA
jogjithëpërfshirës
informata të fshehura
ANSHMËRIA
pjesërisht e paraqet të vërtetën
ka shtrembërim të së vërtetës (spin)
nuk mund të përcaktohet
mban anën e një pale
anshmëri politike
KOMENTIMI
ka elemente të komentimit
të integruara me faktet
PLAGJIATURA
vepër origjinale
nuk është theksuar autori
KUALITETI I TITULLIT
informon
jokreativ
senzacionalist
joadekuat
tendencioz
FOTOGRAFIA
ka
adekuate
informon
nuk është theksuar autori (burimi)
GJUHA E URREJTJES
nuk ka gjuhë ofenduese
nuk ka gjuhë të urrejtjes
nuk nxit për përdorimin e dhunës
nuk diskriminon
I PËRSHTATUR PËR UEB
i lexueshëm
elemente solide multimediale
ka linke kontekstuale
i rregulluar në aspekt stilistik
i lidhur me tag-e