verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Tronditëse: Ripostimi i lajmeve të vjetra për klikime të reja

on 13 - 06 - 2016       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

[Recension: Fakte tronditëse nga burgu i Shkupit, flet komandant Çakalla]

 

Klikim plus me çdo kusht. Ky është ndoshta qëllimi kryesor i një numri të madh të portaleve sot, të cilat në esencë, si çdo medie që pretendon se informon qytetarët, duhet të jenë zëri i popullit, sidomos në momente kur opinioni, çdo ditë e më tepër, ka më shumë qasje në portale sesa në çfarëdo medie tjetër. Dhe, në vend se të krijohet njëfarë kredibiliteti për ta, si media kryesore të së ardhmes, ato shpeshherë keqpërdoren skajshmërisht për çorientimin e opinionit.

download (2)Linku deri te artikulli origjinal: “Fakte tronditëse nga burgu i Shkupit, flet komandant Çakalla”
Data dhe koha e publikimit: 05.06.2016
Data e recensionit: 07.06.2016
Recensues: Xhenis Sulimani
Shembull kemi tekstin që po e recensojmë. Produkti që është plasuar më 5 qershor të këtij viti transmeton qëndrimin e një të burgosuri që është publikuar më 18 shtator të vitit 2012. Të njëjtin lajm, për shkak të ripostimit të kësaj përmbajtjeje në “Facebook” profilin të këtij personi para disa ditëve, portali e plason sikur vetë lajmi të jetë i ri dhe e titullon “Fakte tronditëse nga burgu i Shkupit, flet komandant Çakalla”.

“Njëri nga ish komandantët e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare që operonte në zonën e Kumanovës, Likovës dhe Haraçinës, Avdil Jakupi i njohur si Komandant Çakalla, sërish ka publikuar në video  në rrjetin social facebook ku flet për gjendjen e rëndë të burgosurve shqiptar në burgjet maqedonase.”

Personi në fjalë, në profilin e tij të “Facebook”-ut shpesh poston video të ndryshme, për ta rikujtuar opinionin për veprën dhe qëndrimet e tija. Megjithatë, sa i përket videos, e cila transmetohet në këtë përmbajtje, s’ka të bëje me realitetin aktual dhe përbën manipulim të vetëdijshëm me publikun.

Gazetari ka mundur fare lehtë (edhe pse edhe kjo është gjë e çuditshme për një person që vuan dënim me burgim) ta marrë për prononcim “Çakallën” dhe ta pyesë vallë e njëjta gjendje në burgje është e pranishme edhe sot, për ta vërtetuar atë që ka dashur ta përcjellë në titull. Në këtë mënyrë, lajmi jo që do të ishte më i saktë e më i plotë, por do të fitonte edhe në gjithëpërfshirje. Mirëpo, gazetari e ka pasur më lehtë të ripostojë lajmin e para 4 viteve dhe, duke e pasur parasysh ndjeshmërinë e temës që ka trajtuar protagonisti, klikimet padyshim se nuk kanë munguar.

Se informacioni si i tillë ka një tendencë e vërteton fundi i tekstit, ku theksohen akuzat e “Çakallës” ndaj Ali Ahmetit. Kështu, krijohet përshtypja se lajmi i para 4 viteve është ripostuar e riaktualizuar vetëm për të dëshmuar se “Ali Ahmeti është infiltruar në UÇK nga shërbimet sekrete”. Mirëpo, në përmbajtje mungon prononcimi i palës së akuzuar, por edhe vlerësimet e njohësve të problematikës të situatës në burgje, si dhe të dhënat e institucioneve relevante ndërkombëtare që me vite kritikojnë këto gjendje,  që do t’i kishin dhënë përmbajtjes dimension profesional.

Sipas Kodit Etik Gazetaresk: Gazetari nuk guxon që për shkak të atraksionit të tesktit/kontributit të nxisë shqetësime të pabazuara ose shpresa te bashkëbiseduesit, ose të manipulojë me ndjenjat e tyre.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

ka fakte

pohime të sakta

nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

jozyrtare

jorelevante

1 burim

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

nuk mund të përcaktohet

nuk mund të përcaktohet

nuk mund të përcaktohet

është i njëanshëm

anshmëri politike

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të ndara nga faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

vepër origjinale

nuk është theksuar autori

infoVistinitostTITLE QUALITY

nuk informon

jokreativ

senzacionalist

adekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

nuk ka gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

i lexueshëm

nuk aplikohet

nuk ka linke kontekstuale

i rregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja