verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Turlitavë me ofendime për shkak të gjevrekut me proshutë

on 15 - 09 - 2016       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

infomax-za-gevrekot-i-geroski

[Recension: BEJLI HANTE GJEVREK, GERIZI U EMOCIONUA: Gerizi na informoi se çka ka ngrënë Bejli për mëngjes, pritet informata se çka dhjeu?]

Artikulli, i cili nuk mundet – nuk meriton! – të quhet gazetaresk, paraqet nënçmim dhe tallje me një koleg-gazetar, që është jashtë të gjitha standardeve gazetareske. Njëkohësisht, është e qartë se është shkruar me një qëllim – të kritikohet puna e ambasadorit amerikan Xhes Bejli.

infomaxLinku deri te artikulli origjinal: BEJLI HANTE GJEVREK, GERIZI U EMOCIONUA: Gerizi na informoi se çka ka ngrënë Bejli për mëngjes, pritet informata se çka dhjeu?

Data dhe koha e publikimit: 14.09. 2016

Data e recensionit: 14. 09. 2016

Recensues: Dimitar Tanurov

TITULLI SI “HAPJE” E KOMENTIT

Vetë titulli i publikimit paralajmëron se teksti më tepër do të jetë i orientuar kah komentimi dhe nënçmimi se sa kah transmetimi i informatave dhe i fakteve.

Теksti është publikuar në kategorinë “Maqedonia” dhe nuk është theksuar autori. Sipas kategorisë në të cilën është publikuar, do të duhej të paraqesë lajm, mirëpo sipas përmbajtjes dhe formës, do të duhej të paraqesë lajm, mirëpo sipas përmbajtjes dhe formës, më tepër i ngjan kolumnës ose komentit. Megjithatë, duke e pasur parasysh se nuk është theksuar autori, e as që është theksuar se teksti paraqet njëfarë qëndrimi të redaksisë, nuk mund të klasifikohet në zhanret e lartëpërmendura gazetareske.

Në paragrafin e parë përcillet informata kryesore, e pastaj komentohet dhe jepet mendim personal, mirëpo i panënshkruar për informatën e prezantuar. Njëkohësisht bëhen kritika të drejtpërdrejta, të pambështetura e fakte, për mënyrën në të cilën ambasadori amerikan, Xhes Bejli, vepron dhe punon në Maqedoni. Në publikim, poashtu, edhe ofendohet ambasadori, duke e quajtur “Xhokeri nga Kalaja” dhe thuhet se e ka merak kurvërinë.

Sulmet e këtilla janë tepër joprofesionale dhe në kundërshtim me Kodin e gazetarëve, e njëkohësisht paraqesin edhe shpifje.

“ARGUMENTIM” ME SULME VULLGARE

Pastaj në tekst sulmohet redaktori i një medieje tjetër, duke e quajtur “të mjerë” dhe duke e sulmuar dinjitetin e tij profesional, duke thënë:

“Dinjiteti, njerëzia, identiteti, qenia e tij është shitur dhe varet prej asaj se a do t’i pëlqejë sot gjevreku me përshutë Bejlit ose jo. Е, tani presim informatë nga portali i Gerizit për përmbajtjen e materies fekale që do ta dhjejë Bejli”.

Fjalia e fundit e artikullit është edhe një tregues për mosrespektimin e standardeve dhe të Kodit të gazetarëve, gjegjësisht në të shkilen disa nene:

 Neni 13

Gazetarët duhet të bëjnë dallim ndërmjet fakteve dhe mendimeve, ndërmjet lajmit dhe komentit.

 Neni 15

Gazetari duhet ta kultivojë kulturën e të folurit dhe etikën. Komunikimi i pasjellshëm me opinionin nuk ka të bëjë aspak me profesionin e gazetarit.

Neni 16

Gazetari do ta ruajë prestigjin dhe dinjitetin e profesionit të tij, do ta nxisë solidaritetin reciprok dhe pluralizmin e mendimeve dhe nuk do ta përdorë medien e tij për t’i qëruar hesapet me persona të ndryshëm, duke i përfshirë këtu edhe kolegët e tij.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

ka fakte

nuk mund të përcaktohet saktësia e pohimeve

nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

Është theksuar teksti që ka shërbyer si bazë për sulmet e ulëta

jozyrtare

nuk mund të përcaktohet

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

ndoshta ka informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

nuk mund të përcaktohet

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

nuk mund të përcaktohet

mban anën e një pale

anshmëri politike

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të integruara me faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

nuk mund të përcaktohet

nuk është theksuar autori

infoVistinitostTITLE QUALITY

dezinformon

jokreativ

senzacionalist

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim

është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

diskriminon

diskriminim nacional, diskriminim politik

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

i lexueshëm

nuk aplikohet

nuk ka linke kontekstuale

pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja