verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

TV Ditari: gazetaria profesionale ende digjet në vetvete në Maqedoni

on 22 - 11 - 2014       
Овој напис го има и на: Maqedonisht
Изјави од учесниците на студентскиот протест. И тоа дури и емитувани на ТВ Телма за разлика од другите телевизии. Фото: СПФМ, (скриншот со вметнато лого)

Deklaratat nga pjesëmarrësit në protestën e studentëve. Edhe atë transmetaur në TV  “Telma” për dallim nga televizionet tjera. Foto: СПФМ, (скриншот со вметнато лого)

 

 

[ TV -ditari: “Telam”, 17.11.2014]

Këto lajme kanë plotësuar funksionin e tyre. I kishin të gjitha ngjarjet e rëndësishme, pa momente tifozerie, të gjithë artikujt ishin të vërteta, të sakta, gjithëpërfshirëse, me të gjitha burimet dhe të gjitha rregullat sipas parimeve të gazetarisë profesionale. Dhe ndoshta nuk është e para, por shumë e rëndësishme është se ky TV ditar dallonte nga të gjithë të tjerët që duken si veza në vezë.

 

Shkuran: Vlado Gjrorcev

 

Të mësuar me ditarët ku nuk respektohen standardet gazetareske, ku shumë shpesh fyen  njerëzit, kolegët, intelektualët, profesorët … të shihet një emision informativ ndryshe nga të tjerat me të vërtet është freskim. Veçanërisht në ditën kur të gjitha mediumet, që e përfaqësojnë dhe pajtohen me politikën e qeverisë, nuk do të ndajnë më shumë se 30-40 sekonda ose si lajmë teknik të paraqesin ngjarjen e ditës  – protestën e studentëve.

Marshi masiv i studentëve të Universitetit “Shën Qirli dhe Metodiu”, që nuk ka ndodhur në dhjetë vitet e fundit nuk pati vendin e duhur në numrin më të madh të mediumeve, veçanërisht në televizionet. Kurse, kjo duheshe të jetë lajmi kryesor për arsye se roli i parë i mediumit është të informojë.

protest_0-gore

Protestë  masovike e studentëve

protest_0-dolu

Megjithatë, se diçka nga gazetaria profesionale ende digjet në vetvete në Maqedoni tregoi ditari i televizionit “Telma”  më 17 nëntor 2014.

Televizioni prezantimin dhe lajmin e parë e kishte ndarë për protestat studentore. Më pas, artikulli ishte përgatitur sipas të gjitha rregullave gazetareske, pa mos u vënë re anësimi më vogël i panevojshëm në të.

 

SAKTË DHE VËRTETË

Artikulli filloi në mënyrë korrekte, të saktë dhe të vërtetë:

Revolta ndaj qëllimit të qeverisë që të futin vlerësimin ekstern në fakultete i bashkoi studentët. U tubuan disa mijëra student dhe për dy orë e gjysmë marshuan nëpër rrugët e Shkupit duke brohoritur mesazhe kundër një koncepti të tillë të kontrollit të njohurive. Marshi u nis nga qendra e universitetit shtetëror dhe në mënyrë masive defiluan para Qeverisë dhe para Parlamentit studentor, ku për disa minuta kot e ftuan udhëheqësin t’ju bashkëngjitet në protesta.”

…dhe mbaroi kështu:

“Marshi dy orë e gjysmë kaloi i qetë, pa asnjë incident. Organizatorët që në fillim u distancuan nga partitë dhe organizatat politike.”

Në artikull nuk ndjehet asnjë sforcim, është përmbajtjesor, ka burime, ka deklarata dhe nuk ka asnjë koment të pa nevojshëm.

Me njëherë pas protestave të studentëve, u transmetua edhe pjesa me  reagimet nga protestat, kurse mysafir ishte regjisori Slobodan Unkovski, i cili tërhoqi një paralele me protestat studentore nga viti 1968, në Jugoslavinë e atëhershme, kur ai ka qenë student.

Gjithashtu, ngjarje e ditës e cila në mënyrë korrekte dhe profesionale u transmetua në lajme, ishte lajmi për dënimet e mjekëve specialist nga Departamenti për medicinë nukleare në Spitalin klinik të Manastirit për reagensët e harxhuar.

Edhe pse ky lajm u transmetua gati se në të gjitha mediumet në Maqedoni, nuk ishte gjithëpërfshirës. Në artikullin e televizionit “Telma” ishin përfshirë të gjitha aspektet të përpunimit të lajmit. Pas informatës së Ministrisë së punë të brendshme, janë marrë deklarata nga pacientët, nga mjekët, si dhe nga drejtori i spitalit.

 

Sipas standardeve gazetareske

Në vazhdim të ditarit ishin përfshirë ngjarje, të cilat sipas standardeve gazetareske meritojnë të gjenden në një emision informativ. Për dallim nga televizionet tjera, artikulli për raportin e Komisionit parlamentar për çështje të mandatit dhe imuniteti  për dorëheqjet e deputetëve të opozitës dallonte në më shumë segmente. Nëse në artikujt e mediumeve tjera mbisundonin motivet fyese, në këtë TV ditar puna ishte qartë si dita. Artikulli ishte pa asnjë anim politik, profesionalisht i përpunuar dhe gati në mënyrë bibliografike u transmetuan ngjarjet. Më pas, nuk kishte notë sulmuese ose lavdëruese.

Ndërsa artikulli, për padinë penale për dhunuesit në burgun për të mitur në Veles, ishte artikull ekskluziv në këtë medium. Mediumet tjera nuk kishin gjetur vend për këtë lajm, edhe pse sipas rëndësisë dhe përfshirjes sociale-shoqërore  meritonte të gjendet në emisionin informativ.  Edhe në këtë artikull janë prezantuar të gjitha aspektet e gazetarisë, pa mos e tepruar edhe të bëhet lajm sensacional nga një ngjarje ditore.

zat-09876-098-gore

Padi penale për dhunuesit e katër miturve në burgun për të mitur

zat-09876-098-dolu

Gjithashtu, ky ditar televiziv ishte i vetëm që e transmetojë edhe debatin që e organizoi instituti “Progres” së bashku me Fondacionin “Fridrih Ebert”, ku janë paraqitur edhe një pjesë e prezantimeve të mysafirëve.

pari_1_0-0987-098765-gore

Nivel brengosës i borxhit publik

pari_1_0-0987-098765-dolu

Edhe pse reagimet gazetareske të redaksive janë autonome në zgjedhjet që i përfshijnë, në çfarë mënyre dhe në çfarë principe do të paraqiten në publik, duke ruajtur autonominë për politikën redaktuese, por përsëri në gazetari ka standarde dhe si duhet të duket një lajm apo në këtë rast një artikull televiziv. Në këtë TV-ditar të gjithë artikujt, si dhe mënyra, procedura dhe prioritetet për publikim, janë në kuadër të standardeve profesionale gazetareske.

ibrahim_mehmeti2jpg-09876-098-gore-002-final

Pa ide për skenën e politikës pasive

ibrahim_mehmeti2jpg-09876-098-dolu-001-final

Freskuese është edhe ajo se nuk kishte transmetim të artikujve nga portalet çka vitet e fundit  në gazetarinë në Maqedoni u bënë praktik. Më pas, në artikujt e tillë nuk bëhet kujdes për asnjë përgatitje televizive e cila duhet të paraqitet, por teksti vetëm rishkruhet. Kjo nuk ishte në këtë ditar si hap pozitiv në informimin televiziv.

Këto lajme e kanë plotësuar funksionin e vetë. I përmbajnë të gjitha ngjarjet e rëndësishme pa momente tifozerie, të gjitha artikujt janë të vërtetë, të saktë, kanë përmbajtje, me burime dhe me të gjitha rregullat sipas principeve të gazetarisë profesionale. Ndoshta nuk është e para, pro shumë e rëndësishme se ky TV ditar dallon nga gjithë të tjerët të cilët ngjajnë në veza në vezë.

.

 


Ky leksion gazetaresk është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky leksion gazetaresk është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Abonohuni për lajmet më të reja