verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

U dha lajmi një ditë para ngjarjes!

on 21 - 12 - 2016       

[Recension: “KSHZ pranon një ankesë të Lëvizjes BESA”]

Portalet ndoshta më shumë se çdo medie tjetër kushtëzohen nga koha. Nga ata kërkohet më shumë dinamikë dhe informacion aty për aty. Megjithatë, gazetarët edhe në këto media duhet patjetër të ndajnë pak kohë edhe për të verifikuar vërtetësinë e informacionit që transmetojnë. Shpejtësia nuk është arsye që të rrezikohet humbja e besueshmërisë.

ina-online-kshz-pranon-nje-ankese-te-levizjes-besa-1Linku deri te artikulli origjinal: “KSHZ pranon një ankesë të Lëvizjes BESA”

Data e publikimit: 15.12.2016

Data e recensionit: 20.12.2016

Recensues: Fatlume Dervishi

Artikulli ka më shumë se një të pavërtetë. Në kohën dhe orën kur është publikuar ky informacion, KSHZ-ja nuk kishte marrë një vendim në favor të Lëvizjes BESA. Deri në atë moment, KSHZ-ja kishte refuzuar ankesat e para të këtij subjekti politik sa i takon parregullsive zgjedhore të evidentuara në njësinë e dytë zgjedhore (e jo në njësinë e parë,  siç pretendon teksti), si dhe në njësinë e gjashtë zgjedhore.

“Komisioni Shtetëror Zgjedhor i shqyrtoi ankesat dhe parashtresat e Lëvizjes Besa në lidhje me procesin zgjedhor, që sipas kësaj partie, parregullsi ka patur në NJZ6 dhe NJZ1.

Lëvizja Besa konsideron se është dëmtuar dhe duhet që të ketë edhe dy mandate tjera. Nga diskutimet në KSHZ, deri tani, një ankesë e Lëvizjes Besa është pranuar. KSHZ-ja vazhdon me shqyrtimin e ankesave tjera.”

Kodin e Gazetarëve thuhet:

Nevoja për shpejtësi asnjëherë nuk guxon të rrezikojë saktësinë, kredibilitetin dhe profesionalizimin e kontributit.

Media nuk disponon me të dhëna mbi orën e saktë kur është publikuar artikulli, ndërkohë që KSHZ-ja vazhdonte me rradhë shqyrtimin e ankesave të partive. Por, përsëri mund të konkludohet se informacioni nuk mban, pikërisht për faktin se asnjë ankesë e BESËS nuk u pranua gjatë shqyrtimit të ankesave në datën 15 dhjetor. Ankesa e parë dhe e vetme e këtij subjekti politik u pranua një ditë më vonë, gjegjësisht më 16 dhjetor, ndërsa informacionin për këtë media e ka publikuar veçmas.

Po të njëjtën ditë, më 15 dhjetor, kjo medie ka publikuar edhe tituj të tjerë dhe kontravers për rastin, gjë që krijon huti;

KSHZ refuzoi shtatë ankesat e Lëvizjes BESA

KSHZ nuk pranon ankesat e Lëvizjes BESA


Ky recension është përgatitur në kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

nuk ka fakte

pohimet jo të sakta

deklarata jo të vërteta

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

nuk ka burime të evidentuara

asnjë burim

asnjëra palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

ndoshta ka informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

aspak

nuk mund të përcaktohet

informata të rrejshme

nuk mund të përcaktohet

infoVistinitostCOMMENTING

nuk ka elemente të komentimit

të ndara nga faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

vepër origjinale

infoVistinitostTITLE QUALITY

dezinformon

jokreativ

i pavërtetë

joadekuat

i paqartë

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

i lexueshëm

nuk ka elemente multimediale

nuk ka linke kontekstuale

pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik

i lidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja