verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

U formua Këshilli i etikës së mediave në Maqedoni

on 13 - 10 - 2014       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

Organizatat udhëheqëse në fushën e mediumeve më 30 shtator 2014 formuan Këshillin e Etikës të Mediumeve të Maqedonisë, organ i parë vetë-rregullator i mediumeve.

Mbi tridhjetë përfaqësues të mediumeve elektronike, të shtypura, në online dhe mediumet rajonale, si dhe përfaqësuesit e Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë, Instituti i Mediumeve në Maqedoni,Sindikata e Gazetarëve të  Maqedonisë dhe Shoqatës së Mediumeve Elektronike Private të Maqedonisë, në të cilën mbi 60 mediume rajonale dhe lokale janë anëtarë mbajtën kuvendin themelues  të Këshillit të Etikës të Mediumeve të Maqedonisë (KEMM), organ i parë vetë-rregullues i mediumeve.

Kuvendi zgjodhi anëtarët dhe zëvendësit e organeve qeverisëse dhe miratoi Statutin e Këshillit.

Në periudhën e ardhshme Bordi ekzekutiv me konsensus duhet të zgjedhë anëtarët e panelit të apelit që do të vendosin në të ardhmen për ankesat e qytetarëve. Komisioni përbëhet nga shtatë anëtarë, nga të cilët dy gazetarë do të nominojnë pronarët e mediumve, dy përfaqësues të SHGM-së dhe kurse për zgjedhjen e tre anëtarëve nga publiku  do të shpallet konkurs publik.

Abonohuni për lajmet më të reja