verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Rrogë e mirë, mirëpo a është kjo e vërtetë?

on 2 - 06 - 2015       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

 

[Recension: Askush nuk dëshiron të bëhet saldues, e rroga është 1.500 euro]

 

Titulli dhe paralajmërimi në këtë tekst janë të fuqishme dhe mirë e shesin produktin, mirëpo brenda ka “mace në thes”. Në shikim të parë mendoni se jeni duke lexuar një lajm të shkëlqyeshëm dhe ndoshta keni vendosur për profesionin e ardhshëm – saldues, për shkak se media ju lajmëron se me këtë profesion fitohet 1.500 euro në muaj. Rrogë e mirë, mirëpo a është kjo e vërtetë?

FireShot Screen Capture #101 - 'Никој не сака да биде заварувач, а платата е 1_500 евра I Република Online' - republika_mk__p=436806Linku deri te artikulli origjinal: Recension: Askush nuk dëshiron të bëhet saldues, e rroga është 1.500 euro

Data dhe koha e publikimit: 29.05.2015, 11:39

Data e recensionit: 01.06.2015

Recensues: Аleksandar Pisarev

 

A ËSHTË KJO BATUTË?

Lajmi kryesor, që është esenca e gjithë informatës, i ngjan batutës së vjetër, “dhjetë qebapa dhe dy birra 100 denarë – ku? Askund, mirëpo lirë është”. E njëjta vlen edhe për tekstin – “ofrohet” punësim për saldues me rrogë 1.500 euro. Mirëpo, nuk tregon ku dhe a është e vërtetë se dikush fiton aq me këtë zanat.

“Mu kjo prodhoi shumë magjistra dhe doktorë shkencash, të cilët tani rijnë në shtëpi, ndërsa kompanitë heqin të zitë e ullirit të gjejnë kuadro për punë në ndërtimtari, te bukëpjekësit, te shkritoret. Dhe shumë i gabuar është mendimi se ato janë punë që paguhen pak. A është e vogël rroga prej 1.500 еurosh, sa fiton një saldues, kundrejt 20.000 ose 30.000 denarëve, sa fitojnë nëpunësit që kanë të kryer fakultet.”

 

KU ËSHTË KJO?

Lexuesi është i hutuar dhe futet në kurth. Nga cili burim është marrë kjo informatë, a vlen kjo për Maqedoninë? Аutori nuk përmend asnjë shmebull se në cilën ndërmarrje salduesit marrin rrogë prej 1.500 eurosh ose cilat kompani ofrojnë punë për këtë profil të zanatçinjve me këtë rrogë.

Pastaj, autori kategorikisht pohon se askush nuk dëshiron të bëhet saldues. Ky është një vlerësim i rëndë dhe autori që është nënshkruar me emër dhe mbiemër të plotë me asgjë nuk e dëshmon tezën. Për shembull, se këtë e ka verifikuar në shkollat e mesme profesionale ose në Universitetin qytetar për mësim të përjetshëm “Koço Racin”, ku bëhet rikualifikimi dhe trajnimi për saldues dhe për profesionet e ngjashme dhe me të vërtetë është bindur se në vitet e fundit nuk është regjistruar gjeneratë e re për këto profesione.

 

SHPALLJE PËR QENDRËN E BIZNESIT

Pjesa e dytë e tekstit është turlitavë. Informata se nga kjo qendër mezi një e treta e të rikualifikuarve kanë gjetur punë, nuk është optimiste dhe është në kundërshtim me tezën e plasuar në fillim se këto profile janë shumë të kërkuara dhe menjëherë punësohen. Me këtë bie në ujë edhe teza që është dhënë në tekst se magjistra dhe doktora të shkencës që janë të papunë, nëse rikualifikohen, menjëherë do të gjejnë punë për rrogë më të lartë se sa në administratën shtetërore.

Teksti përfundon me një promovim klasik të Qendrës për biznes të Odës ekonomike të Maqedonisë, ku janë numëruar të gjitha profilet për rikualifikim, pa analizë serioze se ku dhe a munden të punësohen.

Në tekst nuk janë respektuar udhëzimet kryesore të Kodit të gazetarëve të Maqedonisë se teksti duhet të bazohet në të vërtetën dhe ajo duhet të mbështetet me fakte.

Nuk është respektuar neni 1 i Kodit:

Gazetari duhet të publikojë informata të sakta, të verifikuara dhe nuk do të fshehë të dhëna esenciale dhe nuk do të falsifikojë dokumente. Saktësia e informatës duhet të verifikohet sa më shumë që është e mundur.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

ka fakte

nuk mund të përcaktohet saktësia e deklaratave

nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

zyrtare

relevante

2 burime

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

ndoshta ka informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

nuk mund të përcaktohet

nuk mund të përcaktohet

:

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të integruara me faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

vepër origjinale

është theksuar autori

infoVistinitostTITLE QUALITY

dezinformon

jokreativ

senzacionalist

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

joadekuate

manipulon

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

nuk ka shprehje të urrejtjes

nuk ka shprehje të urrejtjes

nuk nxit dhunë

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

i lexueshëm

elemente kualitative multimediale

nuk ka linke kontekstuale

pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja