verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Shërbim për verifikim të fakteve në media

Projekt i USAID-it për forcimin e mediumeve në Maqedoni
USAID Logo

Urrejtja ndëretnike si karrem për lexueshmëri

on 24 - 01 - 2017       
Këtë postim mund ta lexoni edhe në: MaqedonishtIna Online Adhuruesi i Gruevskit sulmon Fetain

[Recension: “Adhuruesi i Gruevskit sulmon Fatimen: Oj kafshë fol maqedonisht, përndryshe shko në Shqipëri”]

Rëndësia e një informacioni të këtillë si ky është gjithmonë në pikëpyetje, për disa arsye të cilat do t’i elaborojmë. Në tekst është bërë gjeneralizim duke pasur në dorë vetëm një shembull, i cili, edhe si i tillë, nuk është dëshmi e mjaftueshme për të bërë përgjithësime. Të mos flasim për faktin që teksti shpërndan gjuhë nxitëse në kontekst ndëretnik, duke faktorizuar një person totalisht të panjohur dhe të parëndësishëm për opinionin.

Ina Online Adhuruesi i Gruevskit sulmon Fetain 1Linku deri te artikulli origjinal: “Adhuruesi i Gruevskit sulmon Fatimen: Oj kafshë fol maqedonisht, përndryshe shko në Shqipëri”

Data e publikimit: 18.02.2016 (rishpërndarë më 22.01.2017)

Data e recensionit: 23.01.2017

Recensues: Fatlume Dervishi

Lexuesi mbetet pa sqarime se kush është personi që është bërë subjekt i lajmit dhe pse mendimi i këtij personi është i rëndësishëm për të. Del që ai qenka një njëri i zakonshëm, pa post publik, pa “emër”, që për këtë tekst qënka i rëndësishëm vetëm për shkak se në profilin privat në rrjetet sociale ka postuar fotografi me Nikolla Gruevskin. Fotografia është e vetmja gjë, që i jep peshë informacionit. Por, a është ajo e mjaftueshme për të thurrur “vargjet” e mëposhtme?

 “Adhuruesve dhe simpatizantëve të  liderit të VMRO-DPMNE, Nikolla Gruevski nuk po ju pëlqen prokurorja shqiptare Fatime Fetai. Ata s’po munden ta pranojnë faktin që një shqiptare është bërë protagoniste e luftimit të politikanëve të kriminalizuar në Maqedoni.

Pedrag Ivanovski i cili në profilin e tij në facebook ka postuar në foton së bashku me liderin e VMRO-DPMNE ka reaguar ndaj një shkrimi të agjencisë së lajmeve INA, lidhur me prokuroren shqiptare.

“Fol maqedonisht, dele e humbur, të marr vesh e gjithë bota. Nëse nuk dëshiron të flasësh maqedonisht, shko ajtja ku flitet gjuha shqipe”, ka shkruar Ivanovski. (INA)”

Se simpatizantëve të Nikolla Gruevskit nuk u pëlqen prokurorja Fatime Fetai, ndoshta, në ndonjë mënyrë, edhe mund të vërtetohet prej gazetarëve. Mbase përmes një ankete me të pranishmit në ndonjë tubim të kësaj partie. Kjo më vonë, mund të lidhej me faktin që vetë krerët e kësaj partie, përgjithësisht, përdorin një gjuhë dhe kritikë të ashpër ndaj Prokurorisë Speciale si institucion. Më pas, mund të sqarohej edhe arsyeja për këtë – sepse pikërisht një pjesë e tyre janë nën hetime të kësaj prokurorie. Vetëm pas këtyre sqarime dhe lidhshmërive logjike, gjithçka do të ishte më e qartë për lexuesit.

Mirëpo, teksti që recensohet, përtej këtij mos-pëlqimi të konstatuar të Prokurorisë Speciale nga VMRO-DPMNE, të bërë publik disa herë, shfaq një dimension tjetër, atë të një urrejtjeje me prapavijë etnike. Kjo nuk mund të gjeneralizohet pa pasur më shumë dëshmi se ato që ofrohen në përmbajtje. Sepse, efekti kthyes mund të jetë prodhimi i një kundër-urrejtjeje, me prapavijë poashtu etnike, të atyre që e përkrahin punën e kësaj prokuroreje speciale ndaj palës tjetër.

Kodi etik:

Media dhe gazetari nuk duhet të publikojonë material (informacion, fotografi, mendim, koment) që ka për qëllim të përhapë armiqësi ose urrejtje, ose nëse ekziston besueshmëri e madhe se materiali i publikuar do të shkaktojë armiqësi ose urrejtje ndaj dikujt për shkak të racës, perkatësisë etnike, gjinisë, bësimit, përkatësisë politike, orientimit seksual, hendikapit fizik, etj.

Në rastet kur ka mjatueshëm dëshmi (që nuk janë të pasqyruara në këtë rast) se bëhet fjalë për një mos-pëlqim më masiv ndaj Fetait, duke pasur si pasur si bazë edhe përkatësinë e saj etnike dhe gjuhës me të cilën ajo i drejtohet publikut, natyrisht që tema duhet të ishte trajtuar me seriozitet më të madh dhe me më shumë burime, duke përfshirë këtu edhe vetë Fetain, institucionet që janë përgjegjës për sigurinë e saj, njohësit e situatës politike në vend etj.

Duhet po ashtu të theksohet se teksti ne ueb është publikuar një vit më parë, por është ‘riaktualizuar’ nga media, duke e shpërndarë përsëri në rrjetet sociale, një vit më vonë.

16237684_1325470054190144_2096741749_n


Ky recension është përgatitur në kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAFIKU

infoVistinitostVËRTETËSIA

nuk ka fakte

nuk mund të përcaktohet saktësia e pohimeve

pjesërisht

infoVistinitostBURIMET E INFORMATAVE

ka burime të evidentuara

jozyrtare

jorelevante

1 burim

një palë

infoVistinitostPËRMABJTËSIA

jogjithëpërfshirës

ndoshta ka informata të fshehura

infoVistinitostANSHMËRIA

nuk mund të përcaktohet

nuk mund të përcaktohet

nuk mund të përcaktohet

është i njëanshëm

anshmëri politike, anshmëri tjetër

infoVistinitostKOMENTIMI

ka elemente të komentimit

të integruara me faktet

infoVistinitostPLAGJIATURA

nuk mund të përcaktohet

infoVistinitostKUALITETI I TITULLIT

nuk informon

jokreativ

senzacionalist

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostFOTOGRAFIA

ka

adekuate

informon

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostGJUHA E URREJTJES

gjuhë ofenduese

Gjuhë nxitëse

nuk nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostI PËRSHTATUR PËR UEB

mesatarisht i lexueshëm

nuk ka elemente multimediale

nuk ka linke kontekstuale

pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik

i lidhur me tag-e

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Abonohuni për lajmet më të reja