verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Urrejtje e padëshmuar dhe e paadresuar në mënyrë gazetareske

on 22 - 12 - 2016       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

[Recension: “FOTO: Ja çfarë i dëshiron Ordanovski qytetarëve”]

Artikulli është i mbushur me komente dhe vlerësime personale të autorit, si për fenomenin ashtu edhe për personalitetin e personit, të cilit i referohet teksti. Që në titull, jepet një përshtypje e gabuar duke aluduar për një person e duke shkruajtur në fakt për dikë tjetër, por kjo nuk është mangësia e vetme e përmbajtjes.

zhurnal-ja-cfare-i-deshiron-ordanovski-qytetareve-1Linku deri te artikulli origjinal: “FOTO: Ja çfarë i dëshiron Ordanovski qytetarëve”

Data e publikimit: 19.12.2016, 15:32

Data e recensionit: 21.12.2016

Recensues: Fatlume Dervishi

Titulli i jep lexuesit përshtypjen se flitet për Sasho Ordanoskin, që njihet si fytyrë publike, por në fakt flitet për vëllain e tij. Teksti merret me mendimet personale të një individi “që prezentohet si analist” në profilin e tij personal në rrjetin social Twitter. Mendimet e tija personale në tekst janë pasqyruar si “deklarata të ekspertëve dhe analistëve të afërm me Sorosin dhe mediat opozitare”.

“Gjuha e urrejtjes dhe përpjekja për të ndarë qytetarët në baza partiake. Gjitha këto I karakterizojnë deklaratat e ekspertëve dhe analistëve për të afërmit e SOROS-it dhe mediumet opozitare.

Njerëzit e afërt të SOROS-it dhe LSDM-së në mënyrë aktive përdorin rrjetet sociale për të paraqitur qëndrimet e tyre, nësë ashtu mund të kuptohen kërcnimet e shumta, gjuha e urrjetjes të cilat rregullisht janë pjesë e fjalorit të përditshëm të Soros dhe LSDM-së.

Vëllau i Sasho Ordanovksi i cii prezentohet si analist e shfrytëzon Tëitter-in me pseudonimin MindPlumber. Ai rregullisht poston “pikëpamjet” e tij, ku gjuha e urrjetjes dhe vulgare janë pjesë përbërëse e tij.”

Përgjithësimet shpeshherë nuk janë të preferueshme, sidomos në gazetari. Kjo, sepse një njeri dhe mendimet e tija nuk përfaqësojnë qëndrimet e një organizate të tërë, sidomos nëse nuk kemi dëshmi për lidhje të drejtpërdrejtë mes tij dhe asaj organizate. Nëse vërtetë ka pasur shqetësim nga gjuha që është përdorur në këtë profilin në rrjetet sociale, duke u nisur nga arsyeja që bëhet fjalë për një person publik, gjatë bërjes së tekstit mund të ishte kërkuar vlerësimi i pronarit të profilit, por edhe e njohësve të fushës, organeve kompetente, etj. Qëndrimi i tyre do t’i jepte një ton objektiv tekstit dhe do ta bënte atë më pak tendencioz dhe të njëanshëm.

Duhet të theksohet se postimet e personit të apostrofuar (nëse vërtetë janë të tij, sepse përmabjtja nuk saktëson ose dëshmon këtë ashtu siç kërkojnë standardet e gazetarisë) janë trajtuar thjeshtë nga aspekti gjuhësor, e jo nga përmbajtja dhe motivet.

  • Zgjedhja e fakteve patjetër të sigurojë informacion objektiv duke pasur parasysh të gjitha apektet e rëndësishme të temës që trajtohet.
  • Çdoherë duhet të përpiqet të ruhet konteksti original i të gjitha deklaratave ose pjesëve të veçuara. Raportimi gazetaresk nuk guxon ta ndryshojë kuptimin e fjalisë ose deklaratës. – thuhet në Kodin Etik të Gazetarëve.


Ky recension është përgatitur në kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

nuk ka fakte

nuk mund të përcaktohet saktësia e pohimeve

nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

nuk ka burime të evidentuara

1 burim

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

ndoshta ka informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

nuk mund të përcaktohet

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

nuk mund të përcaktohet

mban anën e një pale

anshmëri politike

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të integruara me faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

nuk mund të përcaktohet

infoVistinitostTITLE QUALITY

dezinformon

jokreativ

senzacionalist

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

informon

është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

mesatarisht i lexueshëm

nuk ka elemente multimediale

ka linke kontekstuale

pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja