verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Ushtrime për mendim kritik: A është fjala “sllavë” ofenduese për maqedonasit?

on 6 - 11 - 2014       
Овој напис го има и на: Maqedonisht, Anglisht
Идниот амбасадор на САД во Македонија, Џес Липинкот Бејли (во средина) на прославата на Денот на независноста на САД во конзулатот во Адана, Турција, каде што беше заменик шеф на Мисијата. (Со амбасадорот на САД во Турција Френсис Џ. Ричиардоне, крајно десно и сопругите). Фото: Стејт Департмент  на САД, 2013
Ambasadori i ardhshëm i SHBA-ve në Maqedoni, Xhes Lipinkot Bejli (në mes), në kremtimin e Ditës së pavarësisë në konsullatën në Adana, Turqi, ku ishte zëvendës shef i misionit. (Me ambasadorin e SHBA-ve në Turqi, Frensis Xh. Riçiardone djathtas në fund, dhe bashkëshortet). Foto: Stejt departamenti SHBA

 

  • Hajka mediatike e paradokohshme e ndjekur me gjuhën e urrejtjes kundër ambasadorit të posa emëruar amerikan mund të në shërbej  si bazë e mirë që të mund të ushtrojmë parashtrimin e pyetjeve kritike.

     

    Shkruan: Zharko Trajanoskimagjistër për të drejtat e njeriut

     

    1) Përdorimi i shprehjes “Sllav” a do të thotë “negacion për ekzistimin e popullit maqedonas”?

     

    Hajka mediatike filloi pas lajmërimit të raportuesit të MIA nga Brukseli:

    “Në Maqedoni jetojnë shumicë sllave dhe pakicë etnike shqiptare. Me një negacion të tillë për ekzistencën e popullit maqedonas, ambasadori i ri amerikan Xhes Lipinkot Bejlivjen në shërbim në Republikën e Maqedonisë” (Bejli: Në Maqedoni jetojnë Sllav dhe pakicë Shqiptarësh)

    Hajka mediatike bëni progres më tej kur disa “ekspert” pro-qeveritar nxjerrën një përfundim të tillë:

    “T’ju kujtojmë, në Senat, ku sipas traditës “dëgjohen” ambasadorët e ri Bejli tha se këtu jetojnë “Sllav, Shqiptar dhe të tjerë …” që do të thotë shkurtë dhe qartë  – nuk ka maqedonas!”

    Nëse gazetari(et), para se të raportojnë, po të kishin bë kontroll elementarë të fakteve për paraqitjen e ambasadorit, do të kishin pasur mundësinë ti parashtronin këto pyetje kritike:

    • Se përdorimi i emrit kushtetues dhe shkurtesa Maqedoni (për shtetin), si dhe përdorimi i shprehjeve “Maqedonas”, “shtypi maqedonas”, “shqiptar etnik dhe vendbanime maqedonase”, paraqesin “negacion për ekzistencën e popullit maqedonas”?

     

    Nëse deklarata: “Në strukturën e shoqërisë maqedonase ka më shumë sllav dhe shqiptar” është “tezë e rrezikshme”, a nuk është gjithashtu njëjtë “tezë e rrezikshme” edhe definicioni i shprehjes “Maqedonas” në “Enciklopedinë maqedonase” si “popull sllav në aspekt të etnisë, kulturës dhe nacionalitetit, që jeton në RM, në territorin e Maqedonisë etnike dhe në diasporë”? (EM, faq. 894)

 

Извадок од учебникот по географија за 7 одделение
Pjesë e marrë nga libri i gjeografisë për klasën e shtatë

 

    • Pse disa gazetar(e) dhe politikan(e) të caktuar ndjehen të “lënduar” nga përdorimi i shprehjes “Sllav”, kur edhe në librat maqedonas fëmijët mësojnë se Maqedonasit i përkasin grupit të popujve sllav (p.sh., në librin e gjeografisë për klasën e VII)?

    Nga shembujt e më hershëm, shihet qarrtë përdorimi i shprehjes “Sllav” nuk e përjashton, dhe as pak nuk e mohon përdorimin e shprehjes “Maqedonas”. Atëherë pse u bë hajka mediatike kundër ambasadorit amerikan të posa emëruar?

    2. Pse nuk është ofenduese kur politikanët maqedonas na quajnë “Sllav”?

     

    Me të vërtetë, pse mediumet u skandalizuan me përdorimin e shprehjes “Sllav” nga ana e ambasadorit amerikan, kurse nuk skandalizohen kur politikanët maqedonas ju referohen maqedonasve  si Sllav?

    • Pse mediumet nuk ngritën hajkë kundër kryetarit të Kuvendit kur tha falë mësuesve mbarësllav “populli maqedonas fitoi mundësinë që në gjuhën e vetë të kuptueshme të shpërndajë vlerat krishtere …“?

     

    • Pse nuk e prezantuan si ofendim ose turp urimin nga ana e kryeministrit në “Ditën e arsimtarëve maqedonas dhe mbarësllav, vëllezërit e shenjtë Qirili i dhe Metodiu” apo, mburrja e tij me “universitetin e parë sllav” të Shën. Klimentit të Ohërit?

     

    • Pse mediumet nuk e prezantuan si skandaloze citimin kontravez nga presidenti i shtetit në librin “Mbretëria e Sllavëve”, ((FOTO) IVANOV NË MOSKË: EDHE RUSËT KANË FOLUR SI MAQEDONASIT E LASHTË ), autori i të cilit i definon maqedonasit si sllav?

     

    3. Transmetim jokritik i reagimit të MPJ

     

    Pjesa më e madhe e mediumeve vetëm e kanë transmetuar reagimin e MPJ-së “Se një kushtëzim i tillë e vë në pikëpyetje identitetin dhe i lëndon ndjenjat e popullit maqedonas .” (p.sh.: MPJ me notë protestuese deri te SHBA: Ne nuk jemi Sllav).

    Mbetën të paparashtruara  pyetjet kritike në vazhdim nga ana e gazetarëve:

    • Si është e mundur të vihet në pyetje identiteti i popullit maqedonas nga ana e një ambasadori i cili e përdor emrin kushtetues dhe shprehjet “Maqedonia” “vendbanime etnike maqedonase” paralelisht me shprehjen “Sllav”?

     

    • Pse MPJ nuk kishte reagim të njëjtë në aspekt të raportit të fundit të KE, në të cilin nuk përmenden as emri kushtetues as gjuha maqedonase, e as identiteti etnik “Maqedonas”?

     

    • Pse nuk pat skandal mediatik kur presidenti i shtetit e pranoi raportin dhe “ ka shprehur kënaqësi nga rekomandimi konfirmuar“, duke mos përmbushur premtimin e vetë nga viti 2011, që “në të ardhmen nuk do të pranojë raport ku nuk respektohet gjuha dhe identiteti maqedonas”?

     

    4. Turpet historike dhe mediatike

     

    Në vend skandalizimit dhe nxitjes publike të ndjenjës së turpit për përdorimin e shprehjes “Sllav”, gazetarët do të kishin vepruar në mënyrë etike nëse do ta kishin shfletuar për shembull “Enciklopedinë maqedonase” dhe të informonin publikun se sa herë dhe në çfarë konteksti përdoret shprehja “Sllav”. Edhe shfletimi sipërfaqësor  Enciklopedinë maqedonase” mund ti nxis që ti parashtrojnë pyetjet kritike në vazhdim:

    • A duhet të kemi turp nga “Vreshtarët” të cilët e kanë bë të njohur emrin “Maqedonas”, si emër me element sllav?

     

    • Qytetarët e Manastirit, Prilepit, Velesit .. duhet të turpërohen nga emrat sllav të qyteteve të tyre?

     

    • Çfarë ka të turpshme në “Lidhjen maqedonase” në vitin 1880 kur kanë llogaritur vetën si “përfaqësues të vetëm legjitim të shumicës sllave të popullatës së Maqedonisë”?

     

    • A duhet të na ofendojnë titujt e librave  të Angel Dinev (i lindur në f. Smokvica) “Sllavët Maqedonas” (1938) dhe “Ideja etnografike e Sllave Maqedonas” (1944)?

     

    A duhet të na vijë turp nga Gligor Prliçev, i cili ka dashur të krijojë esperanto sllave?

 

Извадок од „За македонцките работи“ на Крсте петков Мисирков
Pjesë nga “Për çështjet maqedonase” nga Krste Petkov Misirkov

 

 


Kjo analizë është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Analiza është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Abonohuni për lajmet më të reja