verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Valet e Twitter për mjeshtërit e surfimit të profesionit

on 15 - 03 - 2017       
Овој напис го има и на: Maqedonisht
Фотографија: Ванчо Џамбаски, Фотошоп плус: СПФМ
Foto: Vanço Xhambaski, Fotoshop plus: SHVFM

 

Konferencat për shtyp ose ngjarjet atraktive janë jashtëzakonisht virale. Këto janë valët nëpër të cilat surfojnë mjeshtërit më të mëdhenj të profesionit. „Twitter” është dërrasa e përkryer për surfim në këtë sfidë.

 

Shkruan: Zoran Bojarovski

 

Para dhjetë vitesh, në mars të vitit 2006, themeluesi i „Twitter”, Jack Dorsey, e dërgoi tvitin e tij të parë. I ideuar si një rrjet social i vendosur mbi parimet e SMS, rrjeti u shndërrua prej 140 karaktereve për një mesazh, në një trendmaker për shumë biznese dhe aksione sociale, në një mënyrë inovative për komunikim me informacione, dhe për ne dhe këtë leksion, momenti më i rëndësishëm – u shndërrua në mjetin ose kanalin më të përdorur për komunikim, për lajme në gazetari, për lajmet e ditës në kohë reale.

Sot në rrjetin „Twitter” ka më shumë se 300 milionë përdorues aktiv (dhe mbi 1,2 miliardë të regjistruar).

Megjithatë, ajo që e bën këtë rrjet social me interes te veçantë për gazetarët dhe gazetarinë, është se u shndërrua në një rrjet të cilit më së shumti i besojnë kur bëhet fjalë për lajmet ditore, për gjetjen e burimeve me të duhura të informacioneve, dhe madje edhe për kontakt me fotografitë ose video regjistrimet e para nga ngjarjet e ditës.

Dobitë nga ky rrjet vijnë nga dy karakteristikat thelbësore të tij: „Twitter” është rrjet i bashkësive, bashkësia është „e gjallë” dhe aktive nëse përfaqësues të tij janë njerëz që kanë se çfarë të thonë dhe të dëgjojnë. Në fakt, nëse nuk kanë se çfarë të thonë, ose nuk duan të dëgjojnë, atëherë nuk u duhet „Twitter” dhe as ndonjë rrjet tjetër social.

Prandaj, kur keni një rrjet bashkësish me njerëz me zë të fuqishëm dhe ndikim dhe me njerëz për të cilët është e rëndësishme jeta e mirë në bashkësi, para jush është një burim prej të cilit fitoni informacione të dobishme, por edhe publik për të cilin kanë rëndësi informacionet që mund t’i „marrë” nëpërmjet Twitter bashkësia e gazetarëve nga ndonjë bashkësi tjetër. Pa marrë parasysh se a është ky rrjet i përbërë nga gazetarë profesionistë ose të pavarur.

 

Tvitoni për çdo ditë

Një nga karakteristikat kryesore të rrjeteve sociale është shikueshmëria. Ajo arrihet vetëm me aktivitet dhe me dinamikë e cila është mjaftushëm e shpeshtë që të jetë e shikueshme, por edhe mjaft e mbushur me përmbajtje të vlefshme me çka shikueshmëria do të shndërrohet në një burim me ndikim tek i cili anëtarët e tjerë të bashkësisë (publiku) do të kthehet me kënaqësi.

Kështuqë: Tvitoni çdo ditë. Pra, nëse duan që të jenë burime me ndikim të cilëve publiku do tu besojë, redaksitë duhet të kujdesen që ta organizojnë redaksinë në atë mënyrë që do të mundësojë një mënyrë aktive, dinamike dhe mbi të gjitha funksionale dhe kreative për komunikimin e lajmeve që janë në interes të bashkësisë.

Në aktivitetin dhe dinamikën e „Twitter” bën pjesë edhe ritvitimi. Rrjetet sociale janë për të rishpërndarë dhe për të ndjekur, dhe jo vetëm për të shpërndarë lajmet tuaja. Redaksitë e gazetarëve duhet të tregojnë „përkatësi” dhe kujdes për bashkësinë dhe t’i ritvitojnë edhe mesazhet e të tjerëve. Nëse doni që ta kultivoni bashkësinë, duhet të tvitoni, gjegjësisht të shpërndani informacion, por edhe të jeni interaktiv, gjegjësisht të pranoni që të ritvitoni informacione të rëndësishme me interes për bashkësinë, që janë të tvituara nga të tjerë.

 

Çdo tvit duhet të jetë autonom dhe me domethënien e vet

Kur dinamika e shpërndarjes së informacioneve nëpërmjet „Twitter ” do ta arrijë frekuencën e nevojshme që të bëhet me ndikim dhe e kërkuar, nuk duhet të harrohet edhe një rregull i rëndësishëm: Mos supozoni se përdoruesit tuaj ju ndjekin  24/7 dhe se në çdo moment e dinë se për çka bëhet fjalë në çdo tvit tuajin në veçanti. Mbani mend dhe zbatoni rregullin: Çdo tvit është vetë për vete. Duhet të jetë autonom dhe me domethënie të veçantë.

 

Tvitoni thjeshtë

„Twitter” e ka sjellë deri në përsosje motivimin për të shkruar diçka të shkurtër dhe të thjeshtë (KISS – keep it short and simple). Nëse tvitoni , edhe vetë jeni dëshmitarë se kur e teproni me karakteret, vetë „Twitter” u porosit:„Jepi, ti mundesh edhe më mirë!”

Nuk është asgjë tragjike që të mësojmë nga të tjerët. Nëse nuk e keni bërë këtë deri tani, bëjeni menjëherë. Ndiqni, për shembull, „Washington Post“ ose „Gardian“. Do të bindeni menjëherë se deri në çfarë perfeksioni janë sjellë titujt që të jenë „fiks” më 140 karaktere në Twitter. Secili titull/tvitt është lajm, link dhe përmbajtje multimediale:

wp

Nëse flasim për thjeshtësi, këtu natyrisht që është i përfshirë është përdorimi i hashtageve (#). Mos e teproni! Më shume se një hashtag mund të jetë konfuz dhe difuz, në vend që të jetë preciz dhe i saktë.

Synoni të jeni relevant dhe me ndikim. Kur ta arrini këtë, do tu ndodhin gjëra të çuditshme të cilat do të vërtetojnë se e bëni atë që duhet në profesionin tuaj.

Megjithatë, efektet më të mira të „Twitter” arrihen me tvitet e drejtpërdrejta.Prandaj:

 

Tvitoni drejtpërdrejt

Kjo është mënyra më e mirë që gjithmonë të siguroni ndjekës të rinj dhe rekomandime për numër edhe më të madh. Konferencat atraktive për shtyp ose eventet janë jashtëzakonisht virale. Këto janë valët në të cilat surfojnë mjeshtërit e mëdhenj të profesionit. „Twitter” është dërrasa e përkryer për surfim në këtë sfidë.

 

Ja disa këshilla që duhet t’i respektojnë zen-mjeshtërit e surfimit gazetaresk në valët e Twitter:

 

1. Krijoni hashtag (#) ose zgjidhni një tashmë të krijuar. Le të jetë i shkurtër dhe domethënës që të jetë e qartë se për çfarë bëhet fjalë dhe të mbesin vende të mjaftueshme të zbrazëta për shkronjat e lajmit. Hashtagu vihet në fund të tvitit dhe në këtë mënyrë çdokush që ka interes për atë ngjarje do të mund t’i ndjekë tvitet tuaja dhe ta identifikojë redaksinë tuaj me informacionet që do të filloni t’i shpërndani nga kjo ngjarje.

Kështu fillon hashtag-strimi i lajmeve tuaja nga ngjarja.

Ja një shembull i praktikës sonë „të freskët” gazetareske. Një nga tvitet e para serike nga konferenca për shtyp e prokurorisë speciale publike (PSP) për aktakuzat e para lidhur me aferën „Përgjimet”.

0000

Rekomandim: nuk duhet të jeni në ngjarje që jeni pjesë e hashtagut. Redaksia mund të „kyçet” në hashtagun e ngjarjes dhe t’i ritvitojë informacionet dhe lajmet e reja. Thamë se edhe kjo është pjesë e filozofisë të rrjeteve sociale – shpërndarja. Edhe Për më tepër, me ritvitimin mund të shtoni, të komentoni, të dërgoni link deri tek burimet e tjera të lidhura me elementet e tvituara nga ngjarja.

Shembull: Të kyçurit në hashtagun, #PSP, në ngjarjen të cilën në sot e përdorim si studim për një rast të tvitimit drejtpërdrejtë, fillojnë t’i pasurojnë lajmet me përmbajtje lidhur me temën e konferencës për shtyp të PSP-së. Një koleg i joni me një link drejt një video inçizimi nga arkivi i portalit të tij, na rikujton dhunën që ndodhte para Komunës Qendër:

0001

  1. Ngreni vëmendjen në nivelin më të lartë. Kjo këshillë mund t’u duket si këshillë e një mësuesi, por mos harroni se i gjithë qëllimi i tvitimit drejtpërdrejtë është të mos i lëshoni ato poenta që janë lajm, që janë të një interesi të veçantë për publikun, gjegjësisht për ndjekësit tuaj në rrjet. Me të vërtetë, ka një numër të madh konferencash për shtyp ose ngjarjesh të cilat në shikim të parë nuk kanë asgjë atraktive, por ndonjëherë lajmet janë të fshehura në atë grumbullin e fjalëve. Prandaj, qëndroni në gatishmëri, zgjidhini deklaratat që do ta vënë në lëvizje publikun tuaj.

001

3. Njoftoni mirë publikun tuaj. Gjithmonë është mirë që ta përsëritni leksionin për publikun tuaj: Kush është ai? Cilat janë prioritetet e tij? Nëse i keni përgjigjet e këtyre pyetjeve, do të dini se çfarë tvitesh duhet të lëshoni. Jini të sigurt se tvitet tuaj janë relevante për publikun tuaj.

4. Gjithmonë përdorni atribuim, gjegjësisht emërtoni deklaratat. Konferencat për shtyp ose ngjarjet në të cilat marrin pjesë persona të njohur dhe relevantë, janë vendet nga ku tvitohen deklaratat e tyre. Në raste të tilla gjithmonë vini emrin në fillim dhe pastaj me dy pika ndani citimin. Praktikë e mirë është që gjithmonë me emrin të shkojë edhe shenja „@” që ta lidhni publikun tuaj me burime plotësuese për autorin e deklaratës: Twitter profilin e tij, biografinë dhe burime të tjera në internet lidhur me të.007

5. Le të jetë multimediale. Shtoni video regjistrim, fotografi, grafike ose linqe në të cilat ka përmbajtje të tilla mediatike. Fotografoni gjatë ngjarjes dhe vendosini fotografitë. Regjistroni video. Nëse folësit thirren në dokumente ose burime të tjera, përpiquni menjëherë t’i gjeni në internet dhe menjëherë vendosini si vlerë e shtuar e tviteve të drejtpërdrejtë.

0002

6. Vendosni linqe deri tek tvitet tuaja ose të tjerëve që janë publikuar më herët. Ka shumë gjasa që ngjarja të cilën e tvitoni drejtpërdrejtë të jetë e lidhur me deklarata, ngjarje, njerëz të mëparshëm për të cilat tashmë keni pasur një tvit. Nëse ndodh diçka e tillë, hapni një tab të ri me profilin tuaj në Twitter (www.twitter.com/yourusername) dhe gjejeni tvitin. Klikoni tek koha kur është publikuar (për shembull: 17 hours ago), dhe kopjoni url-linkun të atij tviti dhe publikoni tek strim-tviti i drejtpërdrejtë.

005

7. Ndiqni të tjerët gjatë tvitimit të drejtpërdrejtë. Që ta bëni këtë në mënyrë efikase, „Twitter” ka një mjet që quhet Tweetdeck. Kur ta hapni profilin tuaj në Twitter me këtë aplikacion, keni mundësi që ta ndani ekranin tuaj në disa kolona që t’i ndiqni aktivitetet në Twitter në të njëjtën kohë. Kolona e parë le të jetë faqja juaj e parë standarde që t’i ndiqni aktivitetet e zakonshme të bashkësisë në Twitter. Për kolonën e dytë, në rastin tonë, kur tvitojmë drejtpërdrejtë, në setingun e kolonës shënoni hashtagun e ngjarjes (për shembull: #PSP), dhe në atë kolonë do tu „arrijnë” të gjitha tvitet në lidhje me këtë ngjarje. Në këtë mënyrë jeni tërë kohën në kontakt me reagimet e ndjekësve tuaj dhe lajmet e të tjerëve lidhur me ngjarjen. Kjo u jep mundësi që në çdo moment të reagoni në mënyrën e duhur.

01-tweetdeck

8. Mbani komunikimin dhe debatin. Ndiqini me kujdes reagimet dhe debatin që hapet derisa zgjat tvit strimi i ngjarjes. Që të mund t’i arrijë redaksia këto aktivitete, paraqitet nevoja që në ngjarje të shkojnë dy gazetarë, ose edhe një ose më shumë të kenë për detyrë që ta ndjekin bisedën në skenën e Twitter dhe ta nxisin debatin. Ky debat mund të shfaqë disa aspekte të „fshehura” të temës së ngjarjes ose të zbulojë drejtime drejt të cilave mund të zhvillohet i gjithë tregimi.

006

9. Lejoni shikueshmëri të të gjitha poentave, mendimeve dhe komenteve. Përveç kësaj lejoni gjithashtu edhe mundësi që të dëgjohen mendimet që janë nxitur nga disa redaksi të tjera, nëse edhe ato e tvitojnë ngjarjen drejtpërdrejtë. Është mirë që publikut t’i jepen perspektiva të ndryshme për një ngjarje të njëjtë.

10. Afirmoni mbështetjen që e keni marrë nga ndjekësit e vjetër por edhe të rinj gjatë tvit strimit. Kur të përfundojë ngjarja, publikoni një tvit në të cilin e kumtoni këtë dhe falënderoni të gjithë që ju kanë ndjekur. Theksoni edhe kontributin e tyre në „transmetimin” e drejtpërdrejtë dhe për pjesëmarrjen e tyre në debat.

11. Veçoni temat më të rëndësishme dhe indikacionet për tema që janë nxitur nga tvitimi i ngjarjes drejtpërdrejtë. Nuk përjashtohet mundësia që disa prej tyre të fshehin në vete poenta për tregime të reja në interes të bashkësisë suaj. Bëjini like dhe favorizoni poentat dhe theksimet më interesante. Kjo e rrit aktivitetin e profilit tuaj në Twitter dhe i jep publikut të drejtë të ndjehet i barabartë në debat dhe në nxitjen e zhvillimit të temave që janë me interes për bashkësinë.

“Twitter” është një super platformë për ngjarjet të drejtpërdrejta. Bëjeni këtë një herë të vetme dhe kurrë nuk do hiqni dorë nga kjo. Sepse në një vend, në të njëjtën kohë, e keni edhe reagimin e publikut, edhe ritmin e ngjarjes.

 


Ky leksion gazetaresk është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky leksion gazetaresk është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Abonohuni për lajmet më të reja