Vardisje ndaj partisë përmes mashtrimit të lexuesit
Published in Recensione
on 20 - 12 - 2016 Author: Xhenis Sulimani[Recension: Kush i “vardiset” ma shumë Ali Ahmetit, Vesel Memedi apo Bilall Kasami?]
Pse duhet një teksti t’i jepet konotacion apo ngjyrë partiake? Shtrohet kjo pyetje, kur sheh produkte gazetareske të cilat në çdo pore tentojnë ta mbjellin propagandën partiake. Teksti që po e recensojmë, edhe pse ka të bëje me informacion për përvjetorin e Universitetit të Tetovës, nuk është fokusuar të informojë për atë, por për ‘aspekte’ tjera.
Linku deri te artikulli origjinal: “Kush i “vardiset” ma shumë Ali Ahmetit, Vesel Memedi apo Bilall Kasami?”
Data dhe koha e publikimit: 17.12.2016
Data e recensionit: 20.12.2016
Recensues: Xhenis Sulimani
Autori nis me titullin: Kush i “vardiset” ma shumë Ali Ahmetit, Vesel Memedi apo Bilall Kasami? Megjithatë, kjo është vetëm truk për të tërhequr një klikim më tepër, sepse titulli nuk ka të bëjë me informacionin që përcillet në përmbajtje dhe është tendencioz.
22 vjetori i themelimit të UT-së gjithnjë bën edhe liderët e partive politike bashkë. Në një manifestim ku mori çmimin “Doktor Honoris Causa”, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi u ulën pranë njëri-tjetrit, ashtu siç rrallë mund të shihen të ulur liderët shqiptarë në poltikë.
Titulli i tekstit demantohet qysh në fjalinë e parë të tekstit, “22 vjetori i themelimit të UT-së gjithnjë bën edhe liderët bashkë”. Kjo do të thotë se liderët e partive janë në ngjarje si mysafirë të manifestimit, e nuk janë aty për t’u “vardisur” Ali Ahmetit, siç pretendon përmbajtja në titullin e saj.
Pas kësaj fotografie kanë nisur shumë debate në rrjetet sociale duke komentuar se kush i “vardiset” më shumë Ahmetit, Kasami apo Veseli?
Në mungesë të informacioneve për mundësitë e bashkëpunimeve dhe bisedimeve për një koalicion të mundshëm paszgjedhor, me anë të fotografisë tentohet të nxirret informacioni. E misioni i gazetarit, në rastin konkret, nuk është që të nxjerrë përshtypjet e veta nga një fotografi plot politikanë, por që të përcjellë lajmin nga ngjarja që është në interes të publikut.
Nëse qëllimi ka qenë që të zbulohen dyshime për koalicione të mundshme, atëherë së paku është dashur të kontaktohen “protagonistët që vardisen”, se a janë të gatshëm që të bëjnë koalicion me partinë shqiptare që ka më shumë ulëse në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë. Në këtë mënyrë, s’do të kishte hapësirë për komente personale, por për deklarata nga të apostrofuarit, me ç’rast edhe opinioni do të ishte më i informuar, nëpërmes tekstit objektiv, të saktë dhe pa tendencë.
INFOGRAPHIC
TRUTHFULNESS
nuk ka fakte
pohimet jo të sakta
deklarata jo të vërteta
SOURCES OF INFORMATION
nuk ka burime të evidentuara
EXTENSIVENESS
jogjithëpërfshirës
informata të fshehura
BIAS
pjesërisht e paraqet të vërtetën
ka shtrembërim të së vërtetës (spin)
informata të rrejshme
është i njëanshëm
anshmëri politike
COMMENTING
ka elemente të komentimit
të integruara me faktet
PLAGIARISM
vepër origjinale
nuk është theksuar autori
TITLE QUALITY
nuk informon
jokreativ
senzacionalist
joadekuat
tendencioz
PHOTOGRAPH
ka
as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim
nuk është theksuar autori (burimi)
HATE SPEECH
nuk ka gjuhë ofenduese
nuk ka gjuhë të urrejtjes
nuk nxit për përdorimin e dhunës
nuk diskriminon
EDITED FOR THE WEB
i lexueshëm
nuk aplikohet
nuk ka linke kontekstuale
i parregulluar në aspekt stilistik
i palidhur me tag-e