Vetëdije e ulët për tema të ndjeshme etnike
Published in Recensione
on 16 - 06 - 2016 Author: Fatlume Dervishi[Recension: “Shqiptarët padrejtësisht dergjen burgjeve, Saveski dhe Kunovski u liruan”]
Dinamika e zhvillimit të mediave ka ndikuar që portalet zakonisht të transmetojnë informacione të shpejta dhe si pasojë e kësaj, të shkurtra. Por, kjo nuk e arsyeton publikimin e informacioneve të mangëta që nuk të japin të kuptosh arsyen e rëndësisë së tyre. Ky tekst është një shembull i këtillë. Madje, problematika që ai bart si tezë është e një ndjeshmërie të lartë, për shkak të karakterit etnik që i është dhënë.
Linku deri te artikulli origjinal: “Shqiptarët padrejtësisht dergjen burgjeve, Saveski dhe Kunovski u liruan”
Data dhe koha e publikimit: 10.06.2016
Data e recensionit: 12.06.2016
Recensues: Fatlume Dervishi
Parregullsia e këtij teksti fillon që në titull. Është bërë një krahasim i dy gjërave, e nuk na sqarohet lidhja që kanë ato me njëra – tjetrën. Kur lexojmë “Shqiptarët padrejtësisht dergjen burgjeve, Saveski dhe Kunovski u liruan”, ne duam të dimë se cilët janë ata shqiptarë, të arrestuar për arsyen e njëjtë si dy personat në fjalë, por që drejtësia nuk i ka trajtuar në të njëjtën mënyrë, d.m.th. që nuk i ka liruar. Teksti nuk na jep këtë informacion. Autori nuk tregon se cilët janë ata shqiptarë të arrestuar si Saveski dhe Kunovski, nuk tregon aspak për shqiptarë të arrestuar diku, nuk e sqaron krahasimin e bërë. Në tekst nuk flitet aspak për këta shqiptarë.
Zdravko Saveskit dhe Vladimir Kunovski nga E Majta i ndërpritet paraburgimi shtëpiak me kërkesën e mbrojtjes në seancën e sotme gjyqësore në Gjykatën Themelore Shkupi 1, transmeton TetovaSot.
Gjykata vendosi që Saveskit dhe Kunovskit t`i konfiskohen pasaportat.
Ata ishin të akuzuar se e kanë demoluar zyrën popullore të Gjorgje Ivanov, pasi që presidenti solli vendimin për faljen e politikanëve.
Lexuesi zhgënjehet nga ky tekst, sepse nuk i jepet ajo që i premtohet në titull. Madje, është e qartë se një titull i këtillë është vendosur për të goditur ndjeshëmrinë e lexuesit në aspektin e identitetit nacional dhe për të fituar më shumë lexues se sa me një titull më adekuat.
Për shkak të zhvillimeve në disa vitet e fundit, titujt për arrestime ku pikaset karakteristika nacionale e të arrestuarve kanë qenë në fokus të mediave, sidomos të mediave në gjuhën shqipe, kur të arrestuarit kanë qenë shqiptarë. Por në rastin konkret, për lexuesit mbetet shumë e paqartë pse i është dashur autorit të bëjë krahasime të këtilla vetëm duke u nisur nga aspekti i përkatësisë kombëtare, e duke mos i pasur në konsideratë rrethanat skajshmërisht të ndryshme në të cilat janë kryer arrestimet. Do të ishte krejtësisht e ndryshme po që se teza e shtruar në titull dëshmohej me shembuj, dëshmi, fakte konkrete. Në këtë drejtim, Kodi Etik i gazetarëve porosit:
-
Permendja e perkatësisë etnike, kombëtare, politike, gjinore ose seksuale lejohet vetëm nëse është e rëndësishmë për të kuptuar në tërësi storien.
-
Gazetari duhet të jetë i vetëdishëm për temat e ndieshme etnike, kulturore, fetare dhe seksuale dhe t’i trajtojë në pajtim me ato.
Media njihet për rolin gjykues që ka dhe duhet të mbajë anën e publikut, bile edhe anën e atyre për të cilët opinioni pretendon apo faktet flasin se janë të pafajshëm, por gjithmonë duke ruajtur objektivitetin dhe racionalitetin gjatë “gjykimit” që bën.
INFOGRAPHIC
TRUTHFULNESS
ka fakte
pohime të sakta
deklarata të vërteta
SOURCES OF INFORMATION
nuk ka burime të evidentuara
asnjë burim
asnjëra palë
EXTENSIVENESS
jogjithëpërfshirës
informata të fshehura
BIAS
pjesërisht e paraqet të vërtetën
ka shtrembërim të së vërtetës (spin)
mban anën e një pale
anshmëri tjetër
COMMENTING
ka elemente të komentimit
të ndara nga faktet
PLAGIARISM
vepër origjinale
nuk është theksuar autori
TITLE QUALITY
Bën zhvendosje të tezave
jokreativ
senzacionalist
joadekuat
tendencioz
PHOTOGRAPH
ka
adekuate
as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim
nuk është theksuar autori (burimi)
HATE SPEECH
nuk ka gjuhë ofenduese
Etnocentrizëm
nuk nxit për përdorimin e dhunës
nuk diskriminon
EDITED FOR THE WEB
i lexueshëm
nuk ka elemente multimediale
nuk ka linke kontekstuale
pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik
i lidhur me tag-e