verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Vetëm nga statusi në Facebook nuk bëhet tekst

on 29 - 09 - 2016       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

fireshot-capture-56-panov-kupil-stan-vo-skopje-od-firma-_-http___www-brif-mk_panov-kupil-sta
Ky artikull tregon se si nuk duhet të duket një tekst. Vetëm nga statusi në Facebook nuk mund të bëhet tekst, ajo mund të jetë vetëm pikë fillestare. Këtij publikimi nuk mund t’i besohet pa rezerva, pa marrë parasysh se prej kujt vjen.

panov-stanoviLinku deri te artikulli origjinal: Panovi ka “blerë” banesë në Shkup nga një firmë që ka nënshkruar marrëveshje për tenderë me komunën në vlerë prej gjysmë miloonë eurosh

Data dhe koha e publikimit: 24.09.2016, 12:28

Data e recensionit: 28.09.2016

Recensues: Vllado Gjorçev

E PALA E DYTË?

Ky tekst humb nga profesionalizmi me atë që statusi në Facebook i një funksionari të lartë të  LSDM-së është marrë si i sigurt, dhe është plasuar si tekst gazetaresk. Me këtë rast, titulli është kategorik sipas pohimit, pa lënë fare mundësi se gjithçka që është theksuar ka mundësi të jetë edhe qërim politik i hesapeve, e jo edhe e vërtetë.

Për të qenë tekst gazetaresk është dashur të ketë angazhim pak më të madh. Si e para duhet të respektohet rregulla e palës së dytë. Me siguri, nëse do të ishte kërkuar përgjigje nga kryetari i komunës ose nga komuna e Kavadarit do të merrej përgjigje. Mirëpo, sipas tekstit, kjo nuk është bërë. Përkundrazi, shihet se me copy-paste është marrë një status nga Facebook-u, si dhe fotografia dhe aq.

Gjëja e dytë që ka mundur të bëhet, është të kontollohet në Agjencinë për kadastër ose në komunën e Kavadarit ku ka evidencë  për pronat e funksionarëve. Poashtu, ka mundur ta konsultojnë edhe ueb-faqen e Komisionit për antikorrupsion, ku ka fleta anketuese për pronat e funksionarëve publikë, në mesin e tyre edhe për kryetarët e komunave.

Marrë në përgjithësi, i gjithë teksti është spekulim, për gjoja disa dhurata. Me këtë tekst jo vetëm që njolloset autoriteti i kryetarit të komunës së Kavadarit, por edhe i kompanisë që përmendet. Prandaj edhe është bërë konstatimi se bëhet fjalë për tekst krejtësisht joprofesional, që nuk ka asnjë pikë të përbashkët me gazetarinë.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

ka fakte

nuk mund të përcaktohet saktësia e pohimeve

deklarata jo të vërteta

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

jozyrtare

jorelevante

1 burim

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

nuk mund të përcaktohet

nuk mund të përcaktohet

nuk mund të përcaktohet

mban anën e një pale

anshmëri politike

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të integruara me faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

nuk mund të përcaktohet

nuk është theksuar autori, është theksuar burimi pa link

infoVistinitostTITLE QUALITY

dezinformon

kreativ

senzacionalist

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

joadekuate

manipulon

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

i lexueshëm

nuk aplikohet

ka linke kontekstuale

i rregulluar në aspekt stilistik

i lidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja