verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Vetëm të goditet Janeva!

on 27 - 09 - 2016       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

deneshen

[Recension: Video: Ja si duket një intervistë e paporositur dhe një intervistë e porositur nën kontrollin e LSDM-së]

Publikim i njëanshëm joprofesional ideja e të cilit është ta dëmtojë autoritetin e prokurores speciale publike. Vetë titulli tendencioz paralajmëron se çfarë teksti i njëanshëm politik u prezantohet lexuesve.

video-eve-kako-izgleda-nenarachano-i-narachano-intervju-pod-kontrola-na-sdsm-deneshen-vesnik-2016-09-26-12-21-09Linku deri te artikulli origjinal: Video: Ja si duket një intervistë e paporositur dhe një intervistë e porositur nën kontrollin e LSDM-së

Data dhe koha e publikimit: 21.09.2016, 09:29

Data e recensionit: 25.09.2016

Recensues: Аleksandar Peshev

 ZVËRLEVSKI ËSHTË SUPER, JANEVA NUK BËN!

Për këtë artikull nuk është kontestues fakti që materiali i papërpunuar është lëshuar në publik edhe atë nga transmetuesi nacional, që paguhet me para të popullit. Në vend të kësaj, në tekst bëhet krahasim i paraqitjes së Janevës me një intervistë të prokurorit publik, Marko Zvërlevski në një medie private, me ç’rast ai hashiqare lavdërohet:

 Рrokurori publik republikan, Marko Zvërlevski, para pothuajse një viti, më saktë më 15 tetor të vitit të kaluar ishte mysafir i gazetarit Çomovski në emisionin “Top Tema” ku u përgjigj në dhjetëra pyetje të pavolitshme dhe nënpyetje provokative.

Është e paqartë se me çfarë metodologjie është konstatuar se bëhet fjalë për bisedë provokative dhe se “dhjetëra pyetjet” kanë qenë të pavolitshme. Artikulli thotë se publiku profesional ka konstatuar se “edhe përkundër pyetjeve të paqarta dhe tendencioze, Zvërlevski me fakte dhe argumente ka arritur të përgjigjet me sukses dhe ta prezantojë me vërtetësi punën e tij.” Mirëpo, teksti nuk jep përgjigje në pyetjen: cilët janë ata ekspertë që kanë bërë një konstatim të këtillë?

Komentet e këtilla të qarta e bëjnë të qartë idenë për madhërim të prokurorit publik Zvërlevski, gjë që shihet edhe në paragrafin e mëposhtëm:

Për dallim nga Zvërlevski, sipas standardeve të turpshme të imponuara nga redaktori i LSDM-së në transmetuesin nacional, Katica Janeva u përgjigj në pyetje qesharake, të përgatitura që më parë, pa asnjë provokim në to.

 

KRAHASIM TENDENCIOZ

Qasja e këtillë le përshtypje se lavdërimet që i janë bërë Zvërlevskit përdoren për ta diskredituar Janevën, ndërsa komentet që radhiten në vazhdim e vërtetojnë këtë:

Nuk u pyet se pse nuk i ka paraqitur kërcënimet ndaj Kosta Kërpaçit, në qoftë se me të vërtetë ka pasur të tilla? Nuk u pyet se pse ka nevojë për këshilltatë për LPP, kur si juriste duhet ta njohë ligjin? Nuk u pyet për punësimin e vajzave, djemve dhe të afërmve në PSP? Për presionet mbi dëshmitarët? Nuk u pyet për rrjedhjen e informatave për hetimet dhe shkeljen e paligjshme të parimit të fshehtësisë? Nuk u pyet për banesat, fiqet dhe rrogat e mëdha?

Bëhen akuza të pakonfirmuara të llojit: “punësime të vajzave, djemve dhe të afërmve në PSP”. Ka edhe (dez)informata për “banesat, fiqet dhe rrogat e mëdha” (për çfarë fiqesh bëhet fjalë?!) Poashtu, sugjerohet se si një medie tjetër është dashur ta realizojë intervistën, në vend që vetë kjo medie të kërkojë intervistë nga personi që është subjekt i kritikës nëpërmjet spineve dhe komenteve. Pa i përmendur burimet e shfrytëzuara komentohet se redaktori partiak i LSDM-së disa tema i ka konsideruar si jorelevante, de RTVM-ja fsheh detaje për rastin “Puçi”, dhe në fund e jep këë përfundim:

Sjellje e turpshme e TVM-së dhe nën çdo standard profesional. Sjellje që nuk duhet të kalojë vetëm me kërkim të faljes nga shkikuesit, por me përgjegjësi nga ata që e shkatërrojnë imazhin e medies kombëtare.

Marrë në përgjithësi ky produkt manipulues është përpiluar në atë mënyrë që bën spin duke e krahasuar prokurorin publik dhe prokuroren speciale publike, me këtë rast duke e lavdëruar të parin në dëm të të dytës. Spini plotësohet edhe me një seri të konstatimeve jokonsekuente, pastaj me pyetje (informata) paushalle të cilat i parashtroi edhe një qendër partiake, dhe në fund, përsëri duke përdorur konstatime pa asnjë atribuim dhe citim të burimeve komentohet pa standarde profesionale!


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

ka fakte

nuk mund të përcaktohet saktësia e pohimeve

nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

jozyrtare

2 burime

më tepër palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

ndoshta ka informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

nuk mund të përcaktohet

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

nuk mund të përcaktohet

mban anën e një pale

anshmëri politike

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të integruara me faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

nuk mund të përcaktohet

nuk është theksuar autori

infoVistinitostTITLE QUALITY

dezinformon

jokreativ

senzacionalist

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

manipulon

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

mesatarisht i lexueshëm

elemente solide multimediale

ka linke kontekstuale

pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja