Vetëm të sulmohet Zaevi
Published in Recensione
on 10 - 11 - 2016 Author: Силвана Жежова[Recension: Zaevi i bindur në humbje, siguron vend të deputetit dhe imunitet!]
Теksti që i nënshtrohet këtij recensioni është komentues dhe më së paku mund të gjendet në rubrikën “lajme”. Në titull konstatohet se lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, është “i bindur në humbje”, që është në kundërshtim me deklaratat që i jep ai për zgjedhjet e 11 dhjetorit, në të cilat ai thotë se është i bindur në humbje. Titulli i këtillë e imponon pyetjen se pse dikush do të merrte pjesë në zgjedhje nëse dihet se kjo është betejë e humbur që më parë?!
Linku deri te artikulli origjinl: Zaevi i bindur në humbje, siguron vend të deputetit dhe imunitet!
Data dhe koha e publikimit: 07.11.2016
Data e recensionit: 09.11.2016
Recensues: Silvana Zhezhova
ZAEVI TË PARAQITET SI HUMBËS
Në titull thuhet se Zaevi nëpërmjet vendit të deputetit, gjoja, dëshiron të sigurojë imunitet, mirëpo teksti nuk ofron fakte dhe argumente për këtë.
Duke e kritikuar përcaktimin e Zaevit që të jetë bartës i listës në njësinë e katërt zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 11 dhjetor, artikulli përkujton për vendimin e tij që të mos kandidohet për deputet në zgjedhjet e vitit 2014.
“Në fakt, para vetëm dy vitesh në zgjedhjet e parakohshme parlamentare që u mbajtën në vitin 2014, Zoran Zaevi dhe LSDM-ja me të madhe e prezantuatn të ashtuquajturin Koncept dhe strategji të re partiake, ku udhëheqësia më e lartë e atëhershme partike, ku përveç Zoran Zaevi, ishin edhe Radmilla Sheqerinska, Stevo Pendarovski dhe Frosina Remenski, solli vendim që të mos kandidohen për deputetë, gjoja të bindur se do të jenë pjesë e pushtetit të ardhshëm ekzekutiv që do të fitojë mandat të formojë qeverinë e ardhshme të Republikës së Maqedonisë”.
Mirëpo, në tekst nuk janë marrë parasysh rrethanat politike për mbajtjen e zgjedhjeve në atë kohë dhe sot. Për dallim nga situata para dy vitesh, zgjedhjet më 11 dhjetor, në mes tjerash, janë pasojë e “bombave” që u publikoi Zaevi. I gjithë ambienti politik ndryshoi mu për shkak të këtyre “bombave”, dhe ndoshta për këtë arsye lideri i opozitës ka vendosur që të jetë bartës i listës në njësinë e katërt zgjedhore.
Vendimi për atë se lideri i një partie politike a do të jetë bartës i listës ose jo, nuk mund të vendoset në korelacion me bindjen e tij për fitore në zgjedhje, siç e bën këtë ky tekst:
“Prandaj, mbetet dilemi në publik, pse dhe ku bumbi bindja dhe siguria e Zoran Zaevit dhe e LSDM-së për fitore në zgjedhjet e ardhshme parlamentare siç ishte rasti edhe në vitin 2014, kur nuk u kandiduan për deputetë dhe prisnin që ata të jenë fitues në zgjedhjet e atëhershme parlamentare”.
Теksti me asgjë nuk i mbështet pohimet se “kanë humbur bindja dhe siguria e Zaevit” sе partia e tij do të fitojë në zgjedhje. Vetë kandidimi për deputet nuk është garancë as se dikush do të fitojë, e as se do të humbë në zgjedhje.
Marrë në përgjthësi, artikulli është i varfër, i njëanshëm dhe me çdo kusht dëshiron ta paraqesë LSDM-në dhe Zaevin si humbës të sigurtë të zgjedhjeve të 11 dhjetorit.
INFOGRAPHIC
TRUTHFULNESS
nuk ka fakte
pjesërisht
pjesërisht
SOURCES OF INFORMATION
ka burime të evidentuara
zyrtare
relevante
1 burim
një palë
EXTENSIVENESS
jogjithëpërfshirës
ndoshta ka informata të fshehura
BIAS
nuk mund të përcaktohet
ka shtrembërim të së vërtetës (spin)
nuk mund të përcaktohet
mban anën e një pale
anshmëri politike
COMMENTING
ka elemente të komentimit
të integruara me faktet
PLAGIARISM
vepër origjinale
nuk është theksuar autori
TITLE QUALITY
dezinformon
jokreativ
senzacionalist
joadekuat
tendencioz
PHOTOGRAPH
ka
adekuate
as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim
nuk është theksuar autori (burimi)
HATE SPEECH
nuk ka gjuhë ofenduese
nuk ka gjuhë të urrejtjes
nuk nxit për përdorimin e dhunës
nuk diskriminon
EDITED FOR THE WEB
i lexueshëm
elemente solide multimediale
ka linke kontekstuale
i rregulluar në aspekt stilistik
i lidhur me tag-e