verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Vlerësimet personale ia prishin hesapet gazetarisë

on 29 - 11 - 2016       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

[Recension: “Useini i PDSH-së ia prish hesapet BDI-së në Dollogozhdë”]

 Nuk është punë e zakonshme të mbahet një lloj baraspeshe mbi raportimin dhe përfaqësimin e të gjitha partive politike nga ana e mediave. Sidomos tani që në Maqedoni janë bërë shumë parti politike dhe gjendemi në periudhë parazgjedhore. Megjithatë, vështirësitë janë për të gjallët dhe për profesionistët.

[Recension: “Useini i PDSH-së ia prish hesapet BDI-së në Dollogozhdë”]Linku për te artikulli origjinal: Useini i PDSH-së ia prish hesapet BDI-së në Dollogozhdë

Data dhe koha e publikimit: 16.11.2016

Data e recensionit: 23.11.2016

Recensues: Agron Vrangalla

 Është interesant se si punonjësit e portaleve pozicionohen në krah të partive politike pikërisht atëherë kur më së paku duhet ta bëjnë këtë. Të krijohet një përshtypje sikur vetë liderët e partive politike qëndrojnë pas këtyre artikujve.

Këtu përmendet një kandidat i PDSH-së, i cili garon në njësinë e pestë zgjedhore. Ndërsa, në tekst janë thurrur elozhe për të, duke thënë se me një fjalim të vetëm, si me dorë, kandidati ka pushtuar zemrat e banorëve të fshatit Dollogozhdë, duke fituar përnjëherë simpatinë e tyre. Mjafton vetëm fjalia apo titulli i tipit: “Edhe Hitleri do t’ia kishte zilinë Useinit i cili magjepsi publikun në Dollogozhdë.”

Nga ana tjetër, është përmendur BDI-ja, por në një kontekst krejtësisht të kundërt. Sipas asaj që është shkruar, kjo parti është përpjekur që të korruptojë një pjesë të banorëve të kësaj zone, por se, prapëseprapë, infrastruktura në këtë vend ka ngelur jashtë vëmendjes së qeverisë. Ky konstatim mund edhe të jetë shumë i saktë, por çështja është se nuk është dashur fare të ketë konstatim të tillë pa e dëshmuar këtë me fakte apo burim të caktuar. Është koment dhe gazetari e ka të ndaluar këtë praktikë. Mund të sigurohej ndonjë qëndrim nga banorët e Dollogozhdës që do të shprehnin ankesat dhe shqetësimet e tyre që kanë ndaj BDI-së dhe pushtetit.

Kandidati Useini, sipas autorit, ia ka prishur hesapet BDI-së. Shihni pak se sa hapur gazetari shfaq averzionin e tij ndaj partisë në pushtet dhe simpatinë e tij ndaj kandidatit të PDSH-së. Duken kështu si lëshime të vogla që bëjnë çdo ditë portalet, mirëpo ky është një problem shumë i madh, që tregon për atë se si janë duke ndryshuar kohët dhe mediat dhe se sa kollaj është bërë që të shkruash çfarë të duash, pa të thënë askush asgjë dhe pa fare përgjegjësi. Njëherësh kjo flet edhe për rrugën jashtëzakonisht të lehtë për të arritur të bësh dhe plasosh informacion në ueb.

Së këndejmi, vlen të theksohet se çdo artikull i publikuar në rubrikën e lajmeve duhet të jetë i zhveshur nga cilësimet dhe gjykimet sipas përshtypjeve personale. Në projektin për verifikimin e fakteve në media, kjo porosi është ritheksuar me qindra herë, por ka media që vazhdojnë me avazin e vjetër, duke luajtur rolin e zëdhënësve partiak.

 

 


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

nuk ka fakte

pohimet jo të sakta

deklarata jo të vërteta

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

nuk ka burime të evidentuara

nuk mund të përcaktohet

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

nuk mund të përcaktohet

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

informata të rrejshme

mban anën e një pale

anshmëri politike

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të integruara me faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

kopje të plotë

infoVistinitostTITLE QUALITY

dezinformon

jokreativ

senzacionalist

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

i lexueshëm

nuk aplikohet

nuk ka linke kontekstuale

i rregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja