Vlon lajmi – prej akuzave pa dëshmi!
Published in Recensione
on 23 - 01 - 2017 Author: Adrian Kerimi
[Recension: Vlojnë diplomat e bleme në BDI, i bien në dorë Endacakut]
Gazetarët duhet të shkruajnë atë që mund ta dëshmojnë, e jo thjeshtë atë që e dinë por për të cilën nuk kanë prova. Çdo pretendim i gazetarit në një përmbajtje duhet të mbështetet në dëshmi dhe fakte relevante, me qëllim që lexuesi të jetë sa më i sigurt kur e lexon lajmin.
Lajmi që po recensojmë është me interes për publikun, por, si duket, askund në rreshta nuk është respektuar parimi i profesionit gazetaresk, argumentimi i çdo fjale apo fjalie në artikull që sjell ndonjë pohim të rëndësishëm për interesin publik.
Ministra, zëvendësministra, policë, drejtor, edhe nga përbërja e kaluar edhe nga përbërja aktuale, të gjithë funksionarë të Bashkimit Demokratik për Integrim, kanë blerë diplomat universitare. Endacakut i ka rënë në dorë lista, falë një përplasje që këto ditë po ndodh brenda strukturave të BDI-së të cilët duke sulmuar njëri tjetrin ja kanë bërë sherin vetes.
Për informacionet, për të cilat teksti pretendon se i posedon redaksia dhe për të cilat thuhet se është siguruar një listë, detyrimi profesional do të ishte që, para se të bëhet lajmi, të merret qëndrimi i atyre emrave, të cilët, sipas përmbajtjes, janë në listën e personave që kanë blerë diploma.
Linku deri te artikulli origjinal: “Vlojnë diplomat e bleme në BDI, i bien në dorë Endacakut”
Data dhe koha e publikimit: 19.01.2017
Data e recensionit: 20.01.2017
Recensues: Adrian Kerimi
Nëse ajo që është thënë në tekst nuk argumentohet, atëherë kemi indikacione se lajmi mund të mos jetë i vërtetë dhe të kemi të bëjmë me shpifje dhe të pavërteta. Për fat të keq, në tekst nuk kemi as fotografi, as citat dhe as qëndrime zyrtare. Përveç që është treguar përtaci për të pyetur ata të cilët janë në listë, teksti askund nuk dëshmon se është bërë tentim për t’u drejtuar deri në adresën e partisë së apostrofuar në tekst. Mungesa e këtyre elementeve dëshmon për një qasje tendencioze në përpilimin e tekstit.
Tendenca nuk ka mbaruar me kaq. Në tekst ka komente dhe janë dhënë qëndrime personale të autorit, me çka është personalizuar çështja dhe i është dhënë konotacion politik. Në vend se të kërkonte qëndrime nga institucionet kompetente dhe të argumentonte atë për të cilën ka nisur të raportojë, përmbajtja është bërë shtafetë propagandistike e një palë të tretë.
Gazetarët duhet të bëjnë dallimin mes fakteve dhe komenteve apo pretendimeve.
Dosjet janë krijuar në sajë të një hetimi që zyrtarë të VMRO-së në polici dhe prokurori kanė filluar me qëllim që të kene argumente për të shantazhuar funksionarët e BDI-së që dëshirojnë të shkojnë në koalicion me LSDM-në. Për të siguruar se BDI nuk do të ikë, VMRO ka hetuar çdo funksionarë dhe ka përgaditur materiale për ti goditur në cdo moment. “Endacaku” këto ditë pret që përmes kanaleve të njëjta të sigurojë edhe dëshmitë me qëllim që skandali i publikuar të mos kontestohet nga askush më pas. Ndërkohë listën me emrat e kemi gati./Endacaku
Përveç që i njëanshëm dhe tendencioz, lajmi përfundon në mënyrë të palogjikshme. Krejt në fund të tekstit thuhet se do të sigurohen dëshmi, duke dhënë përshtypje për siguri në atë që thuhet dhe duke mos i lënë aspak hapësirë lexuesit që ai të sjell përfundime, por duke imponuar tezat në mendjen e lexuesit.
Nëse ende nuk janë siguruar dëshmi, por redaksia posedon një informacion të pakonfirmuar, këtu nuk ka asnjë bazë që të bëhet dhe botohet një lajm në këtë mënyrë. Sepse, cila do të jetë përgjegjësia me të cilën mund të ballafaqohet gazetari, në rast se dështon të sigurojë dëshmitë e lartëpërmendura?!
INFOGRAPHIC
TRUTHFULNESS
nuk ka fakte
nuk mund të përcaktohet saktësia e pohimeve
nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave
SOURCES OF INFORMATION
nuk ka burime të evidentuara
nuk mund të përcaktohet
një palë
EXTENSIVENESS
jogjithëpërfshirës
ndoshta ka informata të fshehura
BIAS
nuk mund të përcaktohet
nuk përjashtohet
nuk përjashtohet
është i njëanshëm
anshmëri politike, anshmëri komerciale
COMMENTING
ka elemente të komentimit
të ndara nga faktet
PLAGIARISM
nuk mund të përcaktohet
nuk është theksuar autori
TITLE QUALITY
nuk informon
jokreativ
senzacionalist
joadekuat
tendencioz
PHOTOGRAPH
ka
joadekuate
manipulon
nuk është theksuar autori (burimi)
HATE SPEECH
gjuhë ofenduese
nuk ka gjuhë të urrejtjes
nuk nxit për përdorimin e dhunës
nuk diskriminon
EDITED FOR THE WEB
i lexueshëm
nuk aplikohet
nuk ka linke kontekstuale
pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik
i palidhur me tag-e