verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

VMRO-DPMNE-ja mund të tallet, mirëpo jo edhe LSDM-ja…

on 15 - 09 - 2016       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

infomax-za-shilegov

[Recension: PETRE SHILEGOVI KA PASUR SULM NË TRU: Në fakt, ka pasur sulm, mirëpo jo në tru, për shkak se mungon përbërësi kryesor!]

Teksti që i nënshtrohet këtij recensioni nga miza bën buallicë. Në fakt, artikulli është tendencioz dhe pa asnjë bazë i lejon vetes të sulmojë personalitete të opozitës, duke i paraqitur ata si monstrumë.

petre-shilegov-imal-potres-na-mozok-dodusha-imal-potres-ama-ne-na-mozokot-bidejkji-glavnata-sostojka-nedostiga-infomax-mkLinku deri te artikulli origjinal: PETRE SHILEGOVI KA PASUR SULM NË TRU: Në fakt, ka pasur sulm, mirëpo jo në tru, për shkak se mungon përbërësi kryesor!

Data dhe koha e publikimit: 11.09.2016

Data e recensionit: 14.09.2016

Recensuese: Аna Anastasovska

OFENDIME QË NË TITULL

Vetë titulli i artikullit përmban fjalë ofenduese për zëdhënësin e LSDM-së, Petre Shilegovin. Titulli i këtillë aspak nuk është kreativ, mirëpo është senzacionalist dhe në masë të madhe tendencioz, gjegjësisht ka për qëllim ta ofendojë Shilegovin se nuk paska tru.

“Përderisa qytetarët të frikësuar dhe të shqetësuar largohen nga shtëpitë e tyre për shkak të tërmeteve të fuqishme të cilat sot e kanë dridhur Shkupin, LSDM-ja në stilin e saj tallet me këtë situatë”.

Në fillim të tekstit zbulohet spini dhe drejtimi në të cilin shkon manipulimi me lexuesit dhe tentimi që t’u shpërlahen trurët. Përderisa ka zgjatur paniku dhe frika në mesin e qytetarëve nga tërmetet, funksionarët e LSDM-së kanë qeshur, gjegjësisht kanë qenë të pashpirt dhe shikuar sehir. Dhe e gjithë kjo është nxjerrë si përfundim nga disa statuse në rrjetin social “Faceboook”.

HUMORI – ARMË KUNDËR SHTETIT?

Domethënë, nëse dikush tallet në lidhje me diçka, në këtë rast me tërmetin, menjëherë etiketohet si armik i popullit maqedonas. Çfarë budallallëku!

Rrjetet sociale “Facebook” dhe “Twitter” gjatë kësaj jave ishin përplot me artikuj tallës/qesharakë në lidhje me tërmetin, mirëpo kjo nuk do të thotë se dikush dëshiron që dikujt t’i ndodhë diçka e keqe. Edhe në ditën kur ndodhën vërshimet në Shkup, më 6 gusht, rrjetet sociale ishin përplot me statuse të llojllojshme. Atëherë funksionarët e VMRO-DPMNE-së talleshin se pas shiut, Koce Trajanovski do të lëshojë edhe borë.

Ky artikull është në kundërshtim me të gjitha standardet e gazetarisë. Ai është i motivuar politikisht dhe tendencioz. Ka për qëllim të manipulojë me lexuesit dhe t’i bindë në diçka që nuk ka asnjëfarë baze.

 


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

ka fakte

pohimet jo të sakta

nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

zyrtare, jozyrtare

relevante

më tepër burime

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

ndoshta ka informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

pjesërisht e paraqet të vërtetën

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

nuk mund të përcaktohet

mban anën e një pale

anshmëri politike

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të integruara me faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

vepër origjinale

nuk është theksuar autori

infoVistinitostTITLE QUALITY

dezinformon

jokreativ

senzacionalist

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

informon

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

nuk aplikohet

Abonohuni për lajmet më të reja

Sorry. No data so far.