verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Vorbulla e krizës në Maqedoni përsëri interesante për propagandën ruse

on 3 - 02 - 2016       
Овој напис го има и на: Maqedonisht
Повторно туркање на Македонија под руска капа. Фото: А. Дугин, скриншот
Futja e Maqedonisë nën tutelën ruse nën dirigjencën e A. Dugin. Foto: Screenshot

Interes të shtuar rus kishte për Maqedoninë pranverën e kaluar, veçanërisht në prag të aksionit të përgjakshëm policor në Kumanovë dhe të protestave në maj. Pastaj, me intervenimin ushtarak në Siri, interesi i Rusisë në rajon u zbeh, mirëpo tani përsëri u aktvizua ashtu siç afrohet data e zjgedhjeve.

Shkruan: Boris Kamçev

Në televizionin kishtar rus “Carigrad”, këtë javë u emitua një emision brengosës kushtuar gjendjeve në Maqedoni. Udhëheqësi i saj, filozofi Аleksandar Dugin, është njeri me pozitë të larë në hierarkinë e makinerisë efektive propaganduese të Kremlinit. Ai bën pjesë në rrethin i intelektualëve rusë, të ashtuquajtur sllavjanofilë të rinjë, të cilët i mbështesin tezat se konfrontimi ndërmjet Rusisë dhe Amerikës është i pashmangshëm.

Përveç folizofisë së tij ekzotike, të përbërë nga dhjetëra libra të botuar të cilat gjerësisht flasin për njëfarë lufte shkatërruese ndërmjet “thatësirës” (Rusia, Lidhja euroaziatike) dhe “oqeanit” (Аmerika dhe aleatët e saj nga BE-ja), Dugin, këto ditë, vëmendjen e tij e orientoi nga Maqedonia.

Kjo nuk është fare për t’u çuditur. Propaganda ruse është si shpend grabitqar. Paraqitet aty ku ka shenja të dukshme të shkatërrimit, ushqehet me ato që kanë mbetur dhe kur ato do të thahen, shkon në vend tjetër. Shembull për këtë është interesi i shtuar rus për Maqedoninë pranverën e kaluar, veçanërisht në prag të aksionit të përgjakshëm policor në Kumanovë dhe të protestave në maj. Pastaj, me intervenimin ushtarak në Siri, interesi i Rusisë në rajon u zbeh, mirëpo tani përsëri u aktvizua ashtu siç afrohet data e zjgedhjeve.

Kështu, që më lehtë të vijmë deri te esenca e luftës propaganduese ruse, duhet të konsultohet termi ironik “eçkameizmi” (whataboutism). Ky term bazohet në kurthin logjik Tu quoque (“edhe ti poashtu“). Në vitin 2008, revista me ndikim “The Economist”, shkëlqyeshëm e përshkroi përdorimin e kësaj shkathtësie gjuhësore nga politikanët rusë dhe mediet si përgjigje ndaj një kritike të caktuar. Përgjigja e tillë fillon me “e çka me…“ dhe më pas përmenden disa ngjarje të ngjashme në botën perëndimore që të arsyetohet tema që kritikohet.

Еmisoni i Duginit për Maqedoninë është përplot me “eçkameizma”. Edhe pse ai paraqitet në cilësi të udhëheqësit dhe të gazetarit dhe u drejtohet shikuesve, supozimet e tij nuk janë objektive dhe le përshtypje sikur bën dialog për ta bindur ndonjë person të tretë. Të gjitha tezat në analizën e tij për situatën në Maqedoni parashtrohen në atë mënyrë që të arsyetohen aksionet ushtarake të Kremlinit në Ukrainën Juglindore ose në Siri. Dugini le përshtypje se lufta është një gjë aq e zakonshme siç është edhr ardhja e natyrshme e pranverës. Në minutën e tretë të emisionit ai thotë:

“Mbi vendin e vogël ortodoks janë paraqitur rre të errëta. Nëse dikush mendon ta ngrejë në ajër Ballkanin, në fakt duhet të fillojë prej këtu (prej Maqedonisë). Ose prej Bosnje dhe Hercegovinës fqinje ku, poashtu, situata është e tendosur.”

Në emision, Maqedonia krahasohet me Moldavinë, ku gjatë periudhës së kaluar pati një sërë protestash masovike antiqeveritare, me ç’rast në një moment ndërtesa e parlamentit, për një kohë të shkurtër, ishte e okupuar nga demonstrantët. Për Kremlini, çdo ndryshim demokratik i pushtetit është revolucion me ngjyrë, dhe në qoftë se diçka e tillë ndodh në Maqedoni, ajo do të radhitet në mesin e vendeve si Kirgistani, Gjeorgjia ose Ukraina, ku pushteti, gjoja, është ndryshuar me dhunë me ndihmën e agjentëve nga Perëndimi dhe nga ekstremistët e financuar nga Sorosi.

Pason edhe një joobjektivitet, edhe një “eçkameizëm”, si përgjigje ndaj politikës destruktive ruse ndaj Ukrainës dhe qëndrimit burimor të regjimit të Moskës nga ndërrimi i tij në zgjedhjet legjitime:

“Maqedonia është në prag të revolucionit me ngjyrë. Mirëpo, realizohen edhe projekte zbuluese dhe destruktive. Liberalët bashkëkohorë janë të aftë vetëm të shkatërrojnë, e të ndërtojnë nuk munden. Prandaj, Rusia duhet t’i ofrojë Maqedonisë, të cilën askund nuk e pranojnë dhe është në rrezikt të copëtohet, alternativë: Ejani me ne në Lidhje euroaziatike.”

Është interesante se Dugin është i bindur se Greqinë do ta përzënë nga Bashkimi Evropian dhe në këtë vend, në minutën e katër të emisionit, ai e paraqet pikëpamjen më ekzotike të analizës së tij, një realpolitikë 19-shekullore të bazuar në supozime.

“Qëmoti ka ardhur koha të krijohet Liga e shteteve ortodokse ku Maqedonia do ta marrë vendin e merituar. Ndërsa grekët, disi do t’i bindim (ta pranojnë Maqedoninë). Edhe ashtu ata mund t’i përzënë nga BE-ja ose vetë do të largohen prej saj. Në fakt kjo do të ishte zgjidhja e drejtë.”

Përpjekjet që i bën Kremlini në planin informativ me propagandë konstante kundër Perëndimit dhe me manipulimet me helmimin e eterit me gënjeshtra dhe me gjysmë të vërteta në gërshetimin e medieve në internet dhe atyre tradicionale (аnaliza e Duginit ose intervistat e gjata që publikohen shpesh të njëfarë analisti rus, Andrej Koribko në “Netpress” janë vetëm një pjesë e vogël e kësaj lufte informative), janë të bazuara në doktrinën e Dimtrij Kiseljovit, shefit të “Rusia segodnja“, agjencisë shtetërore informative, nën ombrellën e së cilës janë Russia Today dhe Sputnik“.

fjalimin e tij të famshëm para gazetarëve të “RIA novosti“, Kiseljevi i ka vendosur bazat e gazetarisë bashkëkohore ruse. Sipas tij, objektiviteti në gazetari është mit dhe asnjë medie nuk mund të lavdërohet se është objektive. Ai ka thënë se:

“Për dallim nga gazetaria perëndimore, gazetaria postsovjetike duhet të ndërtojë vlera, në vend që t’i ripërtrijë ato, ndërsa gazetarët rusë, në vend që t’i riprodhojnë, duhet t’i prodhojnë ato vlera.”

LINKE:


Ky leksion gazetaresk është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky leksion gazetaresk është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Abonohuni për lajmet më të reja