verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Zbulohen në mënyrë magjike rrogat e PSP-së

on 6 - 09 - 2016       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

Press 24 za platite vo SJO

[Recension: FOTO: Shihni se sa rroga marrin prokurorët e PSP-së]

Ashtu siç rritet frekuenca e personave që ftohen për t’u marrë në pyetje ose si dëshmitarë në Prokurorinë speciale publike, ashtu edhe është duke u forcua edhe fushata negative e disa medieve ndaj këtij institucioni.

ФОТО Погледнете колкави плати земаат обвинителите во СЈО Press24Linku deri te artikulli origjinal: FOTO: Shihni se sa rroga marrin prokurorët e PSP-së

Data dhe koha e publikimit: 28.08.2016, 19:43

Data e recensionit: 04.09.2016

Recensues: Simona Atanasova

NUK KA SQARIM PSE JANË RROGAT TË TILLA

Me këtë artikull bëhet përpjekje të diskreditohet puna e PSP-së. Tekstet e këtilla me gjithë forcën përpiqen të tregojnë se prokurorët nga kjo prokurori nuk i meritojnë paratë që i fitojnë. E rrogat që i marrin prokurorët publikë nga PSP-ja janë të parapara me Ligjin për prokurorinë publike për ndjekjen e veprave penale që dalin nga dhe që lidhen me përmbajtjen e ndjekjes së paligjshme të komunikimeve dhe me Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për shërbimin e prokurorisë publike, të cilat i votuan deputetët e të gjitha partive politike në Kuvend.

Ligjin për prokurorinë publike për ndjekjen e veprave penale që dalin nga dhe që lidhen me përmbajtjen e ndjekjes së paligjshme të komunikimeve, në mënyrë kategorike thuhet se rrogat e prokurorëve në PSP janë të ngjashme me rrogat e prokurorëve në Prokurorinë themelore publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit.

XIII. Financimi dhe mjetet administrative
Neni 14
(2) Rroga e prokurorëve publikë në Prokurorinë publike përcaktohet në lartësi të rrogave të prokurorëve publikë në Prokurorinë themelore publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Dispozitë të ngjashme ka edhe në Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për shërbimin e prokurorisë publike, që u votua nga deputetët më 31 dhjetor të vitit 2015, i cili u soll me kërkesë të PSP-së.

Rroga dhe kompensimet
Neni 120-ј
(3) Vlera e pikës për llogaritjen e rrogave të nëpunësve të prokurorisë publike në Prokurorinë publike përcaktohet çdo vit me vendim të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe ajo nuk mund të jetë më e vogël se vlera e pikës që është përcaktuar për nëpunësi e prokurorisë publike të Prokurorive publike.

Shtesat e rrogës
Neni 120-l
(1) Nëpunësi i prokurorisë publike ka të drejtë për shtesat sipas neni 1 të këtij Ligji në mënyrë kumulative, në lartësi deri në 35% nga vlera e rrogës kryesore.

NUK ËSHTË THEKSUAR BURIMI I LISTËS

Pyetja më kontestuese në këtë tekst është se prej ku janë marrë këto informata. Në artikull nuk ka asnjë burim të informatave, e aq më tepër ai është i njëanshëm.

Këto të dhëna mund të fitohen vetëm nëse ato vendos t’i publikojë PSP-ja, Drejtoria për të hyra publike ose Fondi për sigurim pensional dhe invalidor. Mirëpo, në tekst nuk është theksuar se prej ku janë marrë, që le hapësirë të madhe ato të mos jenë të sakta, gjegjësisht të jenë të trilluara.

Теksti është më i varfër edhe për deklaratë nga Prokuroria speciale publike, e cila do t’i vërtetonte pohimet e bëra në qoftë se janë të vërteta ose do t’i demantonte në qoftë se nuk janë të vërteta.

Në këtë mënyrë në mënyrë të vrazhdë është shkelur neni 1 i Kodit të gazetarëve i cili parasheh se gazetari duhet të botojë informata të vërteta e të konfirmuara dhe se nuk do të fshehë të dhëna esenciale e sa nuk do të falsifikojë dokumente.

Qëllimi i këtij teksti është të defokusohet publiku nga puna e Prokurorisë speciale publike dhe hetimet që i bën ajo dhe krijohet një fushatë negative për punën e këtij institucioni.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

ka fakte

nuk mund të përcaktohet saktësia e pohimeve

nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

nuk ka burime të evidentuara

anonime

nuk mund të përcaktohet

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

nuk mund të përcaktohet

nuk mund të përcaktohet

nuk mund të përcaktohet

mban anën e një pale

anshmëri politike

infoVistinitostCOMMENTING

nuk ka elemente të komentimit

infoVistinitostPLAGIARISM

vepër origjinale

nuk është theksuar autori

infoVistinitostTITLE QUALITY

informon

jokreativ

senzacionalist

adekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

manipulon

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

nuk ka gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

i lexueshëm

nuk ka linke kontekstuale

pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja