Zëvendësim i palogjikshëm i tezave: Оpozita edhe flen, edhe paradon – njëkohësisht
Published in Recensione
on 19 - 08 - 2016 Author: Александар Писарев[Recension: Оliver Spasovski e ka kaluar në gjumë këtë javë – LSDM-ja përsëri bën paradë në zonat e krizës]
Në situatë kur lideri i VMRO-DMPNE-së, Nikolla Gruevski, aq qartazi e keqpërdor fatkeqësinë që i ka gjetur njerëzit në lagjet e goditura nga vërshimet dhe nga kjo bën fushatë hiperagresive mediatike, të cilat teksti që e recensojmë ia përshkruan opozitës. Gjë që është shumë jokorrekte, tendencioze dhe joprofesionale.
Linku deri te artikulli origjinal: Оliver Spasovski e ka kaluar në gjumë këtë javë – LSDM-ja përsëri bën paradë në zonat e krizës
Data dhe koha e publikimit: 13.08.2016, 17:55
Data e recensionit: 15.08.2016
Recensues: Аleksandar Pisarev
AMORTIZUES TË TURPIT
Që të amortizohet turpi dhe përgjegjësia e kryetarit të partisë në pushtet, i cili deri në maksimum e ka politizuar fatkeqësinë që e ka gjetur Stajkovcin dhe fshatrat e tjera, për PR-in e tij dhe të partisë së tij janë zëvendësuar tezat, për promovim mediatik në kurriz të të pafatëve është akuzuar opozita.
Si shkak është shfrytëzuar deklarata e sekretarit gjeneral të LSDM-së, Oliver Spasovski. Me qëllim që ta diskreditojë Spasovskin, pjesët e intervistës së ti janë nxjerrë nga konteksti dhe janë komentuar me shumë të pavërteta, sarkazëm, ironi, përdorim të pezhorativëve… Qasja e këtillë shihet që në përzgjedhjen e titullit:
Оliver Spasovski e ka kaluar në gjumë këtë javë – LSDM-ja përsëri bën paradë në zonat e krizë.
Deklarata nuk është transmetuar në mënyrë integrale, por është fshehur një pjesë e informatave, me çka është fituar produkt, i cili në aspekt përmbajtësor nuk është i qartë deri në fund. Artikulli ndërton kornizë negative për njërin nga funksionarët e opozitës, duke ua përshkruar atij fajin për fatkeqësinë që i gjeti këta qytetarë. Me këtë, te lexuesit duhet të krijohet fotografi negative për gjithë partinë dhe të demonizohen figurat e saja më të eksponuara.
LSDM-ja vazhdon me praktikën e paradimit në zonat e vërshuara të krizës me truqe të thjeshta për promovim duke u fotografuar brenda 15 minutave në shtëpitë e aktivistëve partiakë të LSDM-së dhe duke treguar solidaritet të rrejshëm, ndërsa sot sekretari gjeneral i LSDM-së, Oliver Spasovski, paradimin e shkurtë e shfrytëzoi edhe për dhënien e këshillave se çka duhet bërë në rajonet e krizës edhe atë sikur ta ketë kaluar gjithë javën në gjumë…
DEZINTEGRIM I SHOQËRISË
Haptazi favorizohet pushteti nëpërmjet qasjes ambivalente me ç’rast njolloset opozita:
Pas një jave të tërë, kur në terren në rajonet e krizës ka më shumë se 300 mjete mekanike (buldozerë, skiperë, kamionë) të angazhuara nga institucionet shtetërore…, sot Oliver Spasovski apeloi të angazhohen mjete mekanike në zonat e krizës?!
Paraqitjet e këtilla të LSDM-së janë vazhdim i fushatës që e zhvillojnë mediet që janë nën kontroll të LSDM-së kundër institucionet…
Ky është një shembull tipik për rolin negativ që mund ta kenë mediet në dezintegrimin e shoqërisë, nëpërmjet raportimit tendencioz dhe joprofesional që nxit stereotipe, ndarje dhe jotolerancë, që është në kundërshtim me të gjitha kodet vendore dhe ndërkombëtare të gazetarëve.
INFOGRAPHIC
TRUTHFULNESS
ka fakte
nuk mund të përcaktohet saktësia e pohimeve
nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave
SOURCES OF INFORMATION
ka burime të evidentuara
zyrtare
relevante
1 burim
një palë
EXTENSIVENESS
jogjithëpërfshirës
ndoshta ka informata të fshehura
BIAS
nuk mund të përcaktohet
ka shtrembërim të së vërtetës (spin)
nuk mund të përcaktohet
mban anën e një pale
anshmëri politike
COMMENTING
ka elemente të komentimit
të integruara me faktet
PLAGIARISM
vepër origjinale
nuk është theksuar autori
TITLE QUALITY
dezinformon
jokreativ
senzacionalist
joadekuat
tendencioz
PHOTOGRAPH
ka
joadekuate
as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim
nuk është theksuar autori (burimi)
HATE SPEECH
gjuhë ofenduese
nuk ka gjuhë të urrejtjes
nuk nxit për përdorimin e dhunës
nuk diskriminon
EDITED FOR THE WEB
i lexueshëm
nuk ka elemente multimediale
ka linke kontekstuale
pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik
i lidhur me tag-e