Zhernovski kritikohet në mënyrë tendencioze për borën
Published in Recensione
on 10 - 01 - 2017 Author: Силвана Жежова[Recension: Zhernovskin e befasoi bora në janar, rrugët e papastruara (FOTO)]
Në tekstin që e recensojmë, kryetari i komunës Qendër, Andrej Zhernovski, pa bazë akuzohet se shërbimet e komunës nuk i pastrojnë rrugët e komunës Qendër. Bëhet fjalë për dezinformatë, për shkak se pothuajse në të njëjtën kohë kur u publikua ky tekst, te mediet arriti komunikata e komunës, ku njoftohet se borra në Qendër pastrohet me katër makina dhe nëpër rrugë janë hedhur disa tonë kripë. Poashtu, kryetari Zhernovski në profilin e tij në “Facebook” e la telefonin për kontakt të udhëheqësit të komunës, që qytetarët të paraqiten nëse shërbimet nuk kanë intervenuar në ndonjë rrugë.
Linku deri te artikulli origjinal: Zhernovskin e befasoi bora në janar, rrugët e papastruara (FOTO)
Data dhe koha e publikimit: 05.01.2017
Data e recensionit: 09.01.2017
Recensuese: Silvana Zhezhova
MUNGON QËNDRIMI I KOMUNËS QENDËR
Теksti e kritikon kryetarin e komunës Qendër, Zhernovski, se e ka “befasuar” bora dhe ka bashkangjitur disa fotografi nga rrugët e papastruara nga bora.
“Bora e befasoi kryetarin e komunës Qendër, Andrej Zhernovski në janar. Rrugët në komunën qendrore të Shkupit mbetën të papastruara pas rreshjeve të borës që e kapluan vendin”.
Sipas komunikatës zyrtare të komunës, “еkipe të komunës Qendër që në orët e hershme të mëngjesit dolën në terren dhe e pastrojnë borën nëpër rrugët dhe trotuaret, që janë në kompetencë të komunës, nuk ka ndërprerje të komunikacionit nëpër rrugë dhe qytetarët mundë të lëvizin normalisht”.
Në artikull, poashtu thuhet se ka pasur gjoja reagime nga qytetarët e revoltuar të komunës Qendër, mirëpo nuk ka asnjë deklaratë, kështu që ajo që është shkruar nuk është bindëse.
“Banorët e komunës Qendër komentojnë se shërbimet e komunës dështuan krejtësisht dhe shtojnë se nëse bora vazhdon të bjerë me këtë intensitet, së shpejti rrugët do të jenë krejtësisht të pakalueshme, ndërsa komuna do të paralizohet”.
Ky tekst joobjektiv dhe komentues e pasqyron situatën vetëm nga një kënd. Në të nuk ka deklaratë nga pala e involvuar – kryetari i komunës Zhernovski, e as që është përmendur komunikata e komunës Qendër për gjendjen aktuale me borën. Kështu, në vend që të përcjellë një informatë korrekte dhe pa ngarkesë politike, artikulli e dezinformon publikun që në fillim me titullin tendencioz.
INFOGRAPHIC
TRUTHFULNESS
ka fakte
nuk mund të përcaktohet saktësia e pohimeve
nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave
SOURCES OF INFORMATION
ka burime të evidentuara
jozyrtare, anonime
jorelevante
nuk mund të përcaktohet
një palë
EXTENSIVENESS
jogjithëpërfshirës
informata të fshehura
BIAS
pjesërisht e paraqet të vërtetën
ka shtrembërim të së vërtetës (spin)
informata të rrejshme
mban anën e një pale
anshmëri politike
COMMENTING
ka elemente të komentimit
të integruara me faktet
PLAGIARISM
vepër origjinale
nuk është theksuar autori
TITLE QUALITY
dezinformon
jokreativ
senzacionalist
joadekuat
tendencioz
PHOTOGRAPH
ka
adekuate
manipulon
nuk është theksuar autori (burimi)
HATE SPEECH
gjuhë ofenduese
nuk ka gjuhë të urrejtjes
nuk nxit për përdorimin e dhunës
nuk diskriminon
EDITED FOR THE WEB
i lexueshëm
nuk ka elemente multimediale
nuk ka linke kontekstuale
i rregulluar në aspekt stilistik
i lidhur me tag-e