verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Zoti e shpëtoftë gazetarinë nga gazetarët joprofesionisnt!

on 29 - 01 - 2016       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

[Recension: “Alija, i sëmurë psiqik, i kërcnuar apo i “shitur”?!”]

Ditëve të fundit në opinion bëri bujë revolta e një qytetari që para medieve iu vërsul përfaqësuesve të partisë shqiptare në pushtet, me akuza për mitmarrje. Të gjithë e cilësuan aktin si heroik, në një shoqëri ku mund të numërohen me gishta personat që i kundërvihen pushtetit, e sidomos me akuza të tilla serioze. Qytetari më pas ndërroi mendje dhe teksti që recensojmë ka të bëjë me konstatimet e rënda që jep gazetari për qytetarin në fjalë duke shkelur rëndë etikën.

Alija i sëmurë psiqik i kërcnuar apo i “shitur” FAKTE.NETLinku deri te artikulli origjinal“Alija, i sëmurë psiqik, i kërcnuar apo i “shitur”?!”

Data dhe koha e publikimit: 23.01.2016

Data e recensionit: 24.01.2015

Recensuese: Ferikan Iljazi

Teksti që po recensojmë ka synuar që të vë në dukje karakterin e dobët të këtij qytetari të revoltuar i cili nuk e mbajti “inatin” më shumë se një ditë. Të nesërmen personi doli me një video incizim në të cilin lavdëron, lartëson liderin e BDI-së,  dhe hedh poshtë të gjitha akuzat që i ka bërë, pa asnjë shpjegim. Sidoqoftë, këtë që ndodhi e kanë shfrytëzuar shumica e portaleve për të vjellë vrerin mbi “Ali pishmanin” siç e quanin disa. Teksti që po e recensojmë përdorë fjalë të ulëta, degraduese për këtë person, edhe pse nuk jemi ne ata që duhet të shajnë e degradojnë. Këtë gjë në fakt nuk duhet ta bëjë askush, por sidomos ne.

“Fenomeni “Ali Gërçeci” flet më së miri në çfarë stadi ka arritur shoqëria jonë. Veprimet e tij të fundit flasin se vetëm tri janë opsionet e mundura për sjelljen e tij. E para, të bëhet fjalë për person me të meta psiqike, i pallogaritshëm, senil. I dyti, t’a kenë kërcënuar dhe shantazhuar aq keq pushteti, t’ia kenë kërcënuar fëmijët, familjen, gjithçka, dhe opsioni i tretë, të jetë “shitur”, për një shumë të caktuar, benifit, etj”

Çfarë mund të quhet një tekst i tillë ku gazetari lejon që dora e tij të shkruajë fjalë poshtëruese për secilin që mndon se mund ta bëjë këtë. Për të mos e lënë me kaq. Gazetari jep përfundim se personi që ka kthyer prapa gjitha akuzat, është person me të meta psikike, veprim ky që rrezikon padi për fyerje dhe diskreditim. Asnjë lexues “nuk e blen” këtë informacion. Sepse gjithësecili e din që gazetari nuk është psikiatër. Andaj, autori ka dështuar për të bindur të tjerët se ajo që thotë është e vërtetë. Gjithë çfarë ka arritur është të krijojë përshtypje të keqe për profesionalizmin e tij dhe kurrë më mos të merret seriozisht.

“Sidoqoftë, kjo që po na ndodhë flet se partia në pushtet BDI, është aq në panik të madh nga humbja, saqë është e gatshme edhe të kërcnojë edhe të “blejë” edhe të bëjë foto me njerëz me probleme psiqike. Jo që se ka bërë herë tjera këtë…”

“Zoti na ndihmoftë” thotë autori, duke bërë publikisht një lutje që nuk e ka vendin në raportim.

Rasti në fjalë sigurisht që ka inters publik. Media do të duhej të bënte një hetim se pse ndodhi ndryshimi në qëndrimin e mendimit të qytetarit. Nëse ai ka qënë “me të meta psikike”, ka qenë edhe kur ka bërë akuzat e para ndaj zyrtarëve të BDI-së. “Zemërimi” që shpreh media duhet kanalizuar në hetim të mirëfilltë. I gjithë opinioni ka interes dhe pyet se pse ndryshoi mendje qytetari, por ofendimet ndaj tij nuk janë përgjigjia.

Kam veçuar katër nene të Kodeksit të Gazetarëve të Maqedonisë të cilët po të ishin respektuar, nuk do të shkruhej një tekst i tillë. Kështu gazetarët profesionistë zotohen se :

(Neni 10) Gazetari nuk ka për të krijuar ose përpunuar me vetëdije informata, të cilat i kërcënojnë të drejtat ose liritë e njeriut, nuk ka për të folur me gjuhën e urrejtjes dhe nuk do të nxisë dhunë ose diskriminim mbi çfarëdo lloj baze (kombëtare, fetare, racore, gjinore, shoqërore, gjuhësore, politike, orientimi seksual…

(Neni 13) Gazetarët duhet të bëjnë dallim ndërmjet fakteve dhe mendimeve, ndërmjet lajmit dhe      komenteve.

(Neni 15) Gazetari duhet ta kultivojë kulturën e të folurit dhe etikën. Komunikimi i pasjellshëm me opinionin nuk ka të bëjë aspak me profesionin e gazetarit.

(Neni 16) Gazetari do ta ruajë prestigjin dhe dinjitetin e profesionit të tij, do ta nxisë solidaritetin reciprok dhe pluralizmin e mendimeve dhe nuk do ta përdorë mediumin e tij për larjen e hesapeve me persona të ndryshëm përfshirë këtu edhe kolegët e tij.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

nuk ka fakte

pohime të sakta

deklarata të vërteta

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

nuk ka burime të evidentuara

1 burim

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

ndoshta ka informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

pjesërisht e paraqet të vërtetën

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

nuk mund të përcaktohet

nuk aplikohet

anshmëri tjetër

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të integruara me faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

vepër origjinale

nuk është theksuar autori

infoVistinitostTITLE QUALITY

dezinformon

jokreativ

senzacionalist

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

manipulon

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

gjuhë ofenduese

gjuhë e urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

i lexueshëm

elemente jokualitative multimediale

ka linke kontekstuale

i parregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja