verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Vegla dhe truqe për punë më të lehtë gazetareske në botën digjitale

on 3 - 03 - 2015       
Овој напис го има и на: Maqedonisht
Веројатно една од највредните алатки на Гугл - Google Analytics ви кажува колку посети и посетители сте имале на Вашиот веб сајт. Фото: Blue Fountain Media, 2012
Sipas të gjitha gjasave njëra nga veglat më të vlefshme të “Google” – Google Analytics u tregon se sa vizita dhe vizitorë keni pasur në ueb-faqen tuaj. Foto: Blue Fountain Media, 2012

 

Veglat dhe platformat digjitale tani janë pjesë përbërëse e numrit më të madh të gazetarëve në botën bashkëkohore. Megjithatë, shumica akoma nuk e dijnë se si t’i shfrytëzojnë teknikat e avancuara për kërkim në “Google” që ta lehtësojnë punën e tyre të përditshme, konsideron Dan Russell, shkrimtar, analist dhe hulumtues i “Google”.

 

Shkruan: Аna Аnastasovska

 

Russell ofron disa këshilla për teknika të avancuara për kërkim, të cilat do t’u ndihmojnë gazetarëve në kërkimet e tyre, shpërndarjen dhe verifikimin e lajmeve, e të cilat i transmeton ueb-faqjajournalism.com.uk.

 

Kërkimi sipas fotografisë

Ky funksion mund të shfrytëzohet që të dallohen objektet e panjohura ose lokacioni ku është bërë ose publikuar ndonjë fotograi.

Që të kërkoni sipas fotografisë, shkoni në Google Image Search dhe shtojeni fotografinë tuaj, nëpërmjet linkut ose ngarkojeni atë duke e marrë nga kompjuteri juaj.

001-Google-Images-ver-001-framed-500dpi

Rezultatet e kërkimit do t’u japin një listë me ueb-faqe ku është paraqitur ajo fotografi.

Kjo teknikë, poashtu, mund të shfrytëzohet që të identifikohet një pjesë e vogël e një fotografie më të madhe, si logo, duke e prerë fotografinë te pjesa më e rëndësishme.

 

Kërkimi sipas ngjyrës

Ky funksion mund të jetë i dobishëm në qoftë se nuk e keni mbajtur mend, për shembull, librin që doni ta shfrytëzoni në hulumtimin tuaj, mirëpo e mbani mend ngjyrën e tij. Për shmebull, doni ta gjeni librin “Еlementet e gazetarisë: Çka duhet të dijnë gazetarët dhe çka duhet të presë publiku” nga Bill Kovach dhe Tom Rosenstiel (The Elements of Journalism: What Newspeople Should Know and the Public Should Expect). Në qoftë se nuk ju kujtohet emri i librit, mirëpo ju kujtohet se kopertina e tij është me ngjyrë bardhë-e-zi, atëherë shkoni në Google Image Search, shënoni se çka kërkoni, për shembull “libra për gazetari” dhe pastaj shtypeni butonin “search tools”, e pastaj “colour”.

002-book-for-jounalism-Google-Search-002-framed-500dpi

Nga lista zgjidheni ngjyrën e zezë dhe do t’u paraqiten librat që kanë kopertina të zeza.

003-book-for-journalism-Google-Search-003-framed-500dpi

Google Trends

Shumë gazetarë e shfrytëzojnë veglën Googe Trends  që t’i shohin termet dhet titujt që janë kërkuar më së shumti, mirëpo shfrytëzuesit mund t’i kërkojnë trendet edhe sipas  rajoni ose sipas kohës.

Që ta bëni këtë, duhet ta zgjidhni vendin dhe periudhën kohore në vendin e caktuar në pjesën e epërme të faqes. Për shembull, çka është kërkuar më së shumti në Kroaci, më 24 shkurt 2015.

004-Google-Trends-004-framed-500dpi
Në qoftë se shkruani për ndonj temë të caktuar, për shembull për ebolën, poashtu mund të shihni se si ka qenë interesimi për këtë sëmundje dhe sa është shkruar dhe hulumtuar për të brenda viteve. Për shembull, shiheni dallimin ndërmjet interesimit për ebolën, në rajone të ndryshme dhe për vite të ndryshme.

005-Google-Trends-Web-Search-interest-ebola-Worldwide-2004-present-005-framed-500dpi-ver-002

Këto informata mund t’u ndihmojnë shumë në plotësimin e storjes suaj që ajo të jetë më e plotë dhe më e pasur me detaje.

“Google” ofron edhe vegla të tjera, të cilat në masë të madhe, mund ta lehtësojnë punën tuaj të gazetarit. Për këtë qëllim, gazetarja serbe Aleksandra Petrovski, në blogun se saj alex5rovski.com, zbulon disa vegla në internet, të cilat gazetarëve mund t’ua bëjnë punën më të lehtë dhe më të thjeshtë.

“Kam dëshirë që blogu im të jetë dëshmitar i zhvillimit të gazetarisë onlajn dhe rrjeteve sociale, dhe do të përpiqem që ajo të bëhet një thesar me tekste për gazetarinë moderne. Ky blog është i dedikuar për ata që janë të interesuar për mediat digjitale, gazetarinë dhe për rrjetet sociale”, shkruan Petrovski në blogun e saj.

Në vazhdim, u përcjellim disa prej tyre:

006-Google-Drive-Get-Started-006-framed-500dpi-second version

 

Google Drive

Shumica e kolegëve me siguri kanë hapur llogari në Gmail. Gazetarëve mund t’u ndihmojë shumë shërbimi Drive. Në fakt, cilit do qoftë dokument që e keni ruajtur në Drive, mund t’i qaseni prej cilës do qoftë pajisje dhe ta ndryshoni sa të doni. Të tjerët, me të cilët e keni përbashkuar dokumentin, munden në çdo kohë dhe të gjithëve t’ua përmirësojnë gabimet dhe të vëndojnë shënime ë pjesë të caktuara të tekstit, dhe anësh tyre të lënë komente.

Gjithçka që duhet të bëni është të lajmëroheni në llogarinë tuaj në Gmail , të shkoni në faqen Google Drive dhe atë ta instaloni në kompjuterin tuaj.

Pasi ta instaloni, do të paraqitet një dritare, ku jepen sqarime për atë se si sta shfrytëzoni këtë program.

 

Google Contacts

Me siguri shumë njerëzve, së paku një herë në jetë u ka ndodhur që ta humbin celularin e tyre, ose ai përnjëherë të prishet dhe të gjitha kontaktet që janë ruajtur në të, të humbin pa kthim. Në qoftë listën e kontakteve nga telefoni tuaj e ruani edhe në këtë vend, atëherë nuk ka nevojë të brengoseni. Poashtu, kur do ta ndryshoni telefonin, nuk ka nevojë t’i transferoni kontaktet. Në Google Contacts shumë lehtë ndryshohen të dhënat dhe shtohen të reja.

Përparësia e këtij aplikacioni është ajo se, në kuadër të redaksisë, mund të përgatitni një listë të përbashkët me kontakte, të cilat do t’i ketë në dispozicion çdo koleg. Kështu, më nuk ka nevojë që t’i pyesni kolegët tuaj se a e kanë numrin e ndonjë politikani apo zëdhënësi.

 

Google Calendar

Një vegël e shkëlqyer, si për organizim personal, ashtu edhe për koordinim më të mirë të gjithë ekipit të redaksisë, për shkak se e kemi të qartë se “gazetar je 24 orë çdo ditë”.

Ky kalendar është i mirë për përgatitjen e orarit të përbashkët, për shembull, për oraret, si dhe për të pasur qasje në atë se cilat ngjarje do të mbahen në periudhën e ardhshme. Shënoni që më parë, çka, kur dhe ku do të mbahet dhe rregullojeni përkujtuesin që t’u informojë në kohë të caktuar.

007-Google-Calendar-007-framed-500dpi 

Google Photos

E mira e këtij shërbimi është se mundeni në mënyrë automatike të bëni backup (kopje rezervë) të të gjitha fotografive dhe video-inpizimeve që i keni bërë me telefonin tuaj dhe ato mbeten këtu madje edhe atëherë kur i keni fshirë në celular. Mund t’i ndryshoni, t’i shkarkoni dhe t’i rishfrytëzoni. Mund t’i bashkoni në një album ose Google vetë do t’i bashkojë, e në qoftë se sheh fotografi të ngjashme, mund t’i shndërrojë në formatin GIF, i cili, poashtu, mund t’u shërbejë.

008-Photos-Google--008-framed-500dpi

Google Translate

Me siguri shumica prej jush e përdorni këtë shërbim, duke e pasur parasysh se ofron përkrahje për një numër të madh gjuhësh, që e lehtëson ndjekjen e mediave nga cila do zonë gjuhësore.

Ajo që është interesante te ky shërbim është ajo se ka edhe version audio, i cili mund t’u ndihmojë gjatë transkriptimit të emrave. Funksion të ngjashëm kryen edhe Namez, në qoftë se nuk jeni të sigurtë se si theksohet emri i ndonjë personi ose vendi, edhe pse ky shërbime akoma është në zhvillim e siprë dhe nuk ka ndonjë bazë të madhe me të dhëna.

0085-Namez-Record-and-share-your-name-pronunciation-0085-framed-500dpi

 

Pixlr

Në qoftë se dëshironi ta përpunoni ndonjë fotografi ose të bëni ndonjë ilustrim interesant për tekstin tuaj, atëherë ky shërbim mund t’u ndihmojë shumë. Nuk ke nevojë të krijoni ndonjë profil, as të logoheni, e poashtu nuk jeni të kufizuar as me sasinë e fotografive.

009-Online-Image-Editor-Pixlr-Express-Autodesk-Pixlr-009-framed-500dpi

Përveç funksioneve kryesore (red eye, crop, resize, rotate, contrast, sharpen, blur…) mund të bëni edhe kolazhe, të vëndoni korniza të ndryshme zbukuruese, stikerë, ose efekte të caktuara dhe në dispozicion keni shumë fonte, të cilat mund t’i shfrytëzoni në qoftë se doni të shkruani diçka në fotografi.

010-Online-Image-Editor-Pixlr-Express-Autodesk-Pixlr1-010-framed-500dpi

 

Feedly

Në kohën e sotme, kur pothuajse është e pamundur të jemi në hap me shpejtësinë e qarkullimit të inforrmatave, kemi nevojë për një përmbledhës (aggregator)  të mirë të lajmeve. Te ne përmbledhës të njohur të lajmeve janë Time.mk, Time.al dhe Grid.mk. Megjithatë, në qoftë se dëshironi ta ndiqni ndonjë temë prej më tepër burimeve, këtu është Feedly. Теmat janë të ndara në mënyrë të detajuar, që ua lehtëson filtrimin e fushave të interesit, e poashtu mund të shtoni edhe ueb-faqe (ose vetëm rubrika) të cilat i ndiqni.

011-feedly-011-framed-500dpi

 


Ky leksion gazetaresk është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky leksion gazetaresk është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Abonohuni për lajmet më të reja