Agora islandeze – ëndërr e largët apo e afërt?
Published in Kolumna
on 18 - 04 - 2016 Author: Љубомир КостовскиA e dini se pse islandezët e rrëzuan aq shpejtë kryeministrin e tyre, shfrytëzuesin e dëshmuar të shërbimeve financiare offshore në Panamë? Së pari, për shkak të intervistës së tij të mjegullt për një televizion suedez! Mirëpo, paraprakisht, para disa muajsh, islandezt, nëpërmjet rrjetee sociale dhe medieve publikisht i deklaruan për Kushtetutën e re, e cila është miraturar me pëlqim të përgjithshëm – 67 për qind të qytetarëve. Pas TV Hajd Parkut të paaktruar, më pas kanë thënë “po” për aktin e ri kryesor të qytetarëve. Mediet me të vërtetë mund ta bëjnë të afërt shoqërinë deri te ideali antik i agorës, mirëpo edhe ta shndërrojnë në një burg masovik.
Shkruan: Ljubomir Kostovski
Publiku botëror u befasua nga ajo se sa shpejt reagoi populli i Islandës ndaj informatave se kryeministri i tyre ka pasur tantieme financiare nga investimet në zonat panameze offshore. Rreth 10.000 mijë njerëz me daljen në rrugë e detyruan kryeministrin, të cilit vështirë i shqiptohet emri – Sigmundur David Gunlaugson, të japër dorëheqje. Ishulli i cili ka 330 mijë banorë, padyshim mund të “nxehet” ose të “ftohet” edhe në rrjetet sociale për ndonjë punë, mirëpo sikur të mos ishte intervista e caktuar e, tashm ish-kryeministrit, për një televizion suedez (SVT), gjithsesi, ndoshta, do të reagonte më ngadalë ose më butë. Kështu, mënyra në të cilën Gunlaugson tentoi që fillimisht t’i shmanget temës, duke thënë se është mashtruar me ftesën për intervistë, ngritja nga karrigia, tentimi që të ndërpritet biseda edhe pas tërheqjes së vërejtjes se është i obliguar të përgjigjet edhe në pyetjet e pakëndshme ose tentimit që ta mohojë ekzistimin e dëshmive të tilla, ia shkatërruan autoritetin në mesin e bashkëqytetarëve të tij. Nga intervista e paradites deri në demonstratat e pasdietes kaloi vetëm gjysmë ditë pune, ndërsa komuniteti i vogël islandez tashmë kishte dalë në rrugë në numër të konsiderueshëm (vlerësimet shkonin deri në 10 mijë protestues, që për kushtet islandeze është me të vërtetë një “numër solid”).
Gjithsesi se përveç medieve bashkëkohore dhe vetëdijes së lartë demokratike të popullatës lokale, që është një kombinim që fiton, rol në ndryshimin e shpejtë në krye të qeverisë, luajti edhe ajo se populli u kërcënua se nuk do t’i paguajë tatimet (sikurse edhe kryeministri i tyre!) ose se do të fillojë të mbledhë nënshkrime për organizimin e zgjedhjeve të shpejta, të reja.
DEMOKRACIA DISKUTUESE (DELIBERATIVE)
Mirëpo, është fakt se islandezët erdhën deri te ideja për ardhmërinë e vendit, disa muaj më parë, në tejkalimin e krizës nëpërmjet procesit që quhet “eksperiment shoqëror”, e diku edhe “eksperimenti utopik islandez”. Ai është një formë nëpërmjet të cilës shoqëria shndërrohet në bashkësi politike dhe ku nëpërmjet verifikimit të përgjithshëm të mendimeve, kuptohet me ndihmë e madhe të medieve gjatë kësaj, si rezultat fitohet zgjidhja që e ka mbështetjen më të madhe.
Pas krizës së tyre financiare, islandezët kanë menduar se prej ku duhet të fillojë këndellja e vendit dhe nëpërmjet testimit masovik kanë vendosur që të fillojnë me ndryshimin e aktit kryesor – Kushtetutës. Në përgatitjen e tij, poashtu, ka pasur pjesëmarrje masovike të popullatës.
Kjo formë e demokracisë është rezultat i asaj se edhe nëpërmjet zgjedhjeve demokratike në pushtet ndërrohen elita të caktuara, të cilat në mënyrë vetjake i plotësojnë nevojat e tyre. Zgjidhje është kërkuar në të ashtuquajturën demokraci diskutuese, e cila buron nga vitet e 80-ta të shekullit të kaluar, si rezultat i hulumtimeve që i ka realizuar Kenet Erou (94). Veprat e tij më të rëndësishme paraqesin kontribut për teorinë e zgjedhjes sociale, veçanërisht për të ashtuquajturën “teori e pamundësisë” dhe puna e tij në analizën e përgjithshme të baraspeshës. Ai, poashtu, ka mundësuar baza në shumë fusha të tjera të ekonomisë, duke e përfshirë edhe teorinë endogjene të rritjes ekonomike dhe ekonominë e informatave.
PREFERENCA E VOTUESVE
Ai tregoi se ka mekanizëm për mbledhjen e “preferencës së votuesve”, të cilën duhet ta përmbushin çdo zgjedhje të drejta dhe demokratike si procedurë dhe kriter. Në fakt, thelbin – pritjet e votuesve, i zëvendëson zgjedhja e thjeshtë e përfaqësuesve të tyre në emrin e tyre.
Gjatë kësaj, mediet kanë rol thelbësor që t’i paraqesin të gjitha dallimet që ekzitojnë te pritjet e votuesve, mirëpo jo si zgjedhje për programet e partive ose të individëve që do t’i përfaqësojnë partitë, por si barazi të pritejeve dhe të propozimeve dhe e drejtë për t’i mbrojtur qëndrimet personale në atmosferë tolerante. Me këtë rast, përdoret edhe kompjuter, nëpërmjet zgjedhjes së tij të rastësishme (mirëpo jo edhe të kurdisur) të individëve që i paraqesin mendimet e tyre në medie për çështjet e caktuara.
Ideja për demokracinë e qëllimshme (si pandan i Agorës athinase) kuptohet nuk është zgjidhje ideale (të gjithë e dijmë si përfundoi Sokrati edhe me vendimin e bashkëqytetarëve), mirëpo ajo tregon se “dera e botës së mundshme nuk është dhe nuk guxon të jetë e mbyllur përgjithmonë për bashkësitë politike që janë të gatshme t’i marrin punët në duart e veta” (Ivana Jankoviq, Fakulteti Filozofik, Beograd).
Në këtë situatë, kur rrugët tona përsëri nxehen ne pakënaqësinë e qytetarëve, këtë duhet ta kemi si informatë – parim udhëheqës. Ajo që të hënën na dukeshte si ëndërr e largët, të martën menjëherë na u afrua si zgjidhje!