verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Akuza dhe pranimi i fajësisë nuk janë njësoj

on 31 - 12 - 2015       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

ПРЕСВРТНИЦА_ Турција призна дека намер_ - http___faktor.mk_2015_12_23_presvr 11

[Recension: KTHESË: Turqia e pranoi se qëllimisht e ka rrëzuar aeroplanin rus]

Teksti që është subjekt i këtij recensioni është propozim i një lexuesi tonë, i cili pyet: “E ku është kthesa”.

ПРЕСВРТНИЦА Турција призна дека намерно го соборила рускиот авионот Faktor.mkLinku deri te artikulli origjinal: KTHESË: Turqia e pranoi se qëllimisht e ka rrëzuar aeroplanin rus

Data dhe koha e publikimit: 23.12.2015

Data e recensionit: 29.12.2015

Recensues: Аna Anastasovska

E KU ËSHTË KTHESA?

Në fakt, nga titulli i këtij artikulli fitohet përshtypja se Turqia e ka pranuar se qëllimisht e ka rrëzuar aeroplanin rus. Mirëpo, kur do ta hapni tekstin do ta kuptoni se nuk ka një gjë të tillë, por ky është vetëm pohim i Rusisë.

“Ministria për mbrojtje e Rusisë akuzon se Turqia qëllimisht e ka rrëzuar aeroplanin ushtarak rus SU-24”.

Akuza dhe pranimi i fajësisë nuk është gjëja e njëjtë dhe ky tekst nuk e ka bërë këtë dallim, me çka ka shkaktuar huti te lexuesi.

“Zëdhënësi theksoi se mediet turke e cituan zëvendëskryeministrin e Turqisë, Numan Kurtullmush, i cili nxori të dhëna të sakta për numrin e fluturimeve të aviacionit ushtarak rus në Siri”.

Megjithatë pranim të fajit nga ana e Turqisë nuk ka, e poashtu mungon edhe deklarata e zëvendëskryeministrit të Turqisë, të cilën, gjoja, e kanë transmetuar mediet turke.

Nga ky material mund të shihet vetëm akuza nga ana e Rusisë. Mirëpo, ajo që është problem është fakti se në këtë storje mungon pala e dytë, e ajo është Turqia.

Kështu që, nuk mund të thuhet se Turqia ka pranuar diçka, e aq më pak të bëhet senzacion se ka ndodhur ndonjë farë kthimi.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

ka fakte

nuk mund të përcaktohet saktësia e pohimeve

nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

zyrtare

relevante

1 burim

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

ndoshta ka informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

nuk mund të përcaktohet

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

nuk mund të përcaktohet

nuk mund të përcaktohet

infoVistinitostCOMMENTING

nuk ka elemente të komentimit

të ndara nga faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

nuk mund të përcaktohet

nuk është theksuar autori, nuk është theksuar burimi

infoVistinitostTITLE QUALITY

dezinformon

jokreativ

senzacionalist

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

nuk ka gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

mesatarisht i lexueshëm

elemente solide multimediale

nuk ka linke kontekstuale

pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e