verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Akuzat e njërës palë, pa prononcimin e palës tjetër janë njëanshmëri

on 19 - 10 - 2015       

[Recension: “Komandant Hoxha: Rrenat e tua nuk i pranon askush, o plakush Gëzim Ostreni”]

Lajmet që trajtojnë reagimet e dy ose më shumë palëve kundrejt qëndrimeve të njëri-tjetrit, janë shumë rë zakonshme. Por lajmi një fjalëtrajton vetëm njërën palë dhe reagimet e saj kundrejt palës tjetër të pa kontaktuar nga autori. Në fakt, lajmi përbëhet nga akuza dhe fyerje ndaj një personi, por që gazetari njëanshmërinë e ka theksuar që në momentin kur nuk ka kërkuar prononcim nga i akuzuari.

Komandant Hoxha  Rrenat e tua nuk i pranon askush  o plakush Gëzim Ostreni  screenshotLinku deri te artikulli origjinal: Komandant Hoxha: Rrenat e tua nuk i pranon askush, o plakush Gëzim Ostreni”

Data dhe koha e publikimit: 10.10.2015

Data e recensionit: 12.10.2015

Recensues: Adrian Kerimi

Arsyeja pse recensojmë këtë tekst, është se duam t’i qartësojmë opinionit se akuzat personale nuk janë bazë për lajm dhe nga ana tjetër, gazetaria profesionale nuk lejon që teksti të artikulohet dhe ti ofrohet publikut duke mos u përfshirë edhe pala tjetër në të.

Paragrafi në vijim është citat i cili nuk dihet se nga është siguruar. Media në fjalë nuk ka potencuar burimin dhe për të njëjtin nuk mund të përcaktohet vërtetësia.

“Unë mendoj se gjithë e kanë kuptuar se fjalët boshe apo rrenat nuk ti pranon kush Gëzim Ostreni… Por si do ta realizoni me këto thëniet tuaja or plakush. Duhet politikan guximtar tek ne që kur të ulet në tavolinë me shkaun mos të buzëqesh. Mos të hanë mish derri me shkaun, mos të pinë alkool. Por  të jesh serioz dhe nervoz kur të jesh në tavolinë me shkaun që me këmbëngulje ti mbrosh interesat e popullit.

Paragrafi në vijim është vazhdim i citatit në të cilin janë më të theksuara akuzat e personit Xhezair Shaqirit ndaj palës tjetër. Përveç akuzave që nuk ballafaqohen me fakte dhe dëshmi që janë të pranueshme dhe bindëse për publikun. Autori i artikullit duhet të ishte i vëmendshëm edhe me gjuhën që ka përdorur personi në fjalë. Ai përdor fjalë fyese dhe degraduese ndaj atyre që u drejtohet, si “plakush”, “shkau”, “hanë mish derri”, “pinë alkool” (dihet konotacioni i këtyre fjalëve në shoqërinë tonë), “rezilë”, “mos na qaj kokën”, “fjalë hipokrite”, etj.

Qytetarët dhe ushtarët e UCK-së as zërin nuk ta kanë dëgjuar, e tani mas 14 viteve privilegje që i ke shiju po ju rrezikohen dhe hajt të them disa fjalë për popullin dhe UCK. Mos ndoshta ka ende budallenj të na ndihmojnë me vota e të bëjmë ende pazarllëqe në korizin e popullit. Turpi nuk po ekzistuaka për rezilët. Po ri te shtëpia jote dhe mos na qaj kokën me fjalë hipokrite me unitete. O plakushooo na ka humb durimi me padrejtësitë e tuaja.

Një sfond, për t’i qartësuar sadopak publikut arsyet e konfliktit mes palëve do të ishte i rëndësishëm. Publikut do t’i interesonte edhe motivi se përse Xhezair Shaqiri akuzon Gëzim Ostrenin për instrument të Ali Ahmetit. Në këtë rast, meqenëse në tekst mungon qëndrimi i Gëzim Ostrenit, gazetari duhet që opinionit t’i sjell një përshkrim të shkurtër rreth tij. Kush është ai dhe cilat janë aktivitetet e tij të fundit. Të gjitha këto, do të zbusnin njëanshmërinë e gazetarit në këtë artikull dhe nga ana tjetër do t’i jepnin arsyetim që lajmin ta hartojë mbi akuza personale.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

nuk ka fakte

nuk mund të përcaktohet saktësia e pohimeve

nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

nuk ka burime të evidentuara

anonime

nuk mund të përcaktohet

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

:

Ndoshta

informata të rrejshme

mban anën e një pale

anshmëri politike, anshmëri komerciale

infoVistinitostCOMMENTING

nuk ka elemente të komentimit

infoVistinitostPLAGIARISM

nuk mund të përcaktohet

nuk është theksuar autori, nuk është theksuar burimi

infoVistinitostTITLE QUALITY

nuk informon

jokreativ

senzacionalist

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

joadekuate

as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

nuk ka gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

diskriminon

diskriminim politik,

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

i palexueshëm

elemente jokualitative multimediale

nuk ka linke kontekstuale

i parregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e