verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Artikull i bazuar në grafit, e grafiti mungon!

on 16 - 06 - 2016       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

netpres

Теksti që i nënshtrohet kësaj analize nuk ka asnjë vërtetim për konstatimet që i bën. Artikulli thotë se studentët i kanë shkruar grafit profesorit të të drejtës penale, Gordan Kallajxhiev, mirëpo fotografia që është publikuar dhe që e “aktron” grafitin, nuk e tregon këtë, e as që “ngjyrosja” mund në ndonjë mënyrë të ndërlidhet me profesorin.

Студентите му порачаа на Калајџиев Не ме фарбај ФОТО NetPress NetPressLinku deri te artikulli origjinal: Studentët e porositën Kallajxhievin: Mos më ngjyros (FOTO)

Data dhe koha e publikimit: 08.06.2016, 19:48

Data e recensionit: 14.06.2016

Recensues: Simona Аtanasova

E KU SHKRUAN “MOS MË NJYROS”?

“’Mos më ngjyros’ e porositën studentët profesorin Gordan Kallajxhiev, i cili merr pjesë në të ashtuquajturin Revolucion laraman. Sot ata këtë porosi ia bënë me grafit në zyrën e tij”.

Edhe pse thuhet se në grafit, gjoja shkruan “Mos më ngjyros”, kjo nuk mund të vërehet në fotografi. Fotografia duket sikur është prerë në gjysmë dhe vërehen vetëm vijat e kuqe, kështu që nga fotografia e ofruar nuk mund të konstatohet se çka shkruan, e aq më pak se shkruan “Mos më ngjyros”.

Poashtu, nuk ka asnjë konfirmim se ky grafit qëndron para zyrës së Kallajxhievit. Fotografia nuk e dëshmon këtë, e as që ka ndnonjë deklaratë që do ta vërtetonte këtë. Pa asnjë vërtetim, ajo që është shkruar nuk qëndron dhe shumë lehtë mund të bëhet fjalë për manipulim dhe për gënjeshtër.

Si vërtetim për grafitin e shkruar, nuk ka as ndonjë deklaratë nga studentët, të cilët, gjoja, e kanë shkruar atë. Nuk është precizuar se për cilët studentë bëhet fjalë, kur e kanë shkruar dhe cili ka qenë qëllimi.

Në tekst mungon edhe deklarata e profesorit Kallajxhiev që ta vërtetojë ose ta demantojë atë që është shkruar në tekst.

Përveç kësaj, në artikull shkruan se Kallajxhievi në protesta “është kërcënuar se do të bien viktima”, mirëpo nuk është transmetuar deklaratë prej tij ose ndonjë fragment nga fjalimi i tij, që të shihet se kur dhe ku e ka thënë këtë. Profesori poashtu akuzohet se është “sjellë në mënyrë vandale” në protesta edhe atë “në emër të partisë e cila 10 vite është në opozitë”.

Мirëpo, protestat – “Revolucioni laraman”, nuk organizohen nga LSDM-ja por pas tyre qëndron lëvizja e qytetarëve “Protestoj”, ndërsa profesori Kallajxhiev nuk është anëtar i partisë më të madhe opozitare, e as që ka deklaruar ndonjëherë se në protesta merr pjesë si anëtar i ndonjë opcioni politik.

Në këtë mënyrë, lexuesve u është ofruar një produkt manipulues që nuk ka ndonjë pikë të përbashkët me gazetarinë dhe shumë më tepër i ngjan konstruksionit të qëllimshëm.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

ka fakte

nuk mund të përcaktohet saktësia e pohimeve

nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

jozyrtare, anonime

jorelevante

nuk mund të përcaktohet

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

ndoshta ka informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

nuk mund të përcaktohet

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

nuk mund të përcaktohet

mban anën e një pale

anshmëri politike

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të integruara me faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

vepër origjinale

nuk është theksuar autori

infoVistinitostTITLE QUALITY

dezinformon

jokreativ

senzacionalist

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

joadekuate

manipulon

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

nuk ka gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

i lexueshëm

elemente jokualitative multimediale

ka linke kontekstuale

pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik

i lidhur me tag-e