Artikull i rrezikshëm, manipulues dhe nxitës
Published in Recensione
on 6 - 03 - 2017 Author: Владимир Мирчески[Recension: FOTO: Ja si do të duken dëftesat dhe pasaportat dygjuhësore]
Kur në vend të fakteve përdoren spekulimet, kur në vend të burimeve të informatave përdoren shprehje paushallë “më the-të thash”, kur në vend të fotografive përdoren fotomontazhe, kur në vend të lajmit kemi spin dhe sulm, atëherë do të thotë se lexojmë një tekst sikur ky.
Linku deri te artikulli origjinal: FOTO: Ja si do të duken dëftesat dhe pasaportat dygjuhësore
Data dhe koha e publikimit: 27.02.2017 14:29
Data e recensionit: 28.02.2017
Recensues: Vlladimir Mirçeski
ARTIKULL PA MEND!
Material i trilluar, me burime ose fakte “të matura me gram”, me elemente të rrezikshme të spinimit që shkojnë në drejtim elektrizimit të mëtutjeshëm të situatës edhe ashtu të tensionuar në vend. Ky është një shembull për veprim të papërgjegjshëm mediatik. Qëllimisht nuk e përdorim termin gazetari, për shkak se, thënë sinqerisht, kjo nuk është gazetari, por propagandë, e cila në mënyrë të rrezikshme luan në kartën e ndjenjave nacionale, në kushte kur polarizimi është jashtëzakonisht i lartë.
Të shkojmë me radhë. A dihet saktë se çka do të sjellin bisedat ndërmjet LSDM-së dhe BDI-së nëse formojnë qeveri? Përgjigja është jo. Pjesa më e madhe e të ashtuquajturave informata, janë inmë shpesh informata jozyrtare, një pjesë e tyre me vërtetësi diskutabile, ndërsa shumë shpesh bëhet fjalë për keqpërdorime, sikur ky tekst, të cilat qëllimisht “e çojnë ujin te mulliri i vet”. Në rastin konkret, mullisi është partia në pushtet, e cila nëpërmjet artikujve të këtillë arriti krejtësisht ta ndryshojë diskursin publik – nga akuzat për krime serioze në luftë patriotike për ruajtjen e Maqedonisë unitare.
Është e qartë dhe e pritshme, duke e pasur parasysh funksionimin e deritashëm të VMRO-DPMNE-së, se në luftën mediatike do të përdoren të gjitha mjetet e lejuara – disa të palejuara, e më së shumti të palejuara. Prandaj, këtu kemi manipulim dhe koment:
“Marrëveshja për qeveri, të cilën lideri i LSDM-së e arriti me partitë shqiptare duke e pranuar krejtësisht platformën shqiptare, në fakt është marrëveshje për ndryshimin e identitetit të Maqedonisë, me të cilën preken postulatet kryesore si gjuha, emri, flamuri, stema dhe himni”.
Si mund të bëhet ky pohim, në çka bazohet, cilat janë burimet… Zero kredibilitet, e poashtu edhe e pavërtetë për frikësimin e publikut – për ndryshimin e himnit, stemës nevojitet shumicë prej dy të tretash në parlament. LSDM-ja, BDI-ja, BESA dhe Aleanca për shqiptarët nuk e kanë këtë dhe këtu shihet spini – si do ta ndryshosh dhe do ta ridefinosh diçka, sikur edhe të duash, nëse për këtë nuk ke fuqi politike.
Mirëpo, kjo nuk është gjëja më e tmerrshme në tekst, për shkak se krimi më i madh ndaj profesionit bëhet me formulimin “FOTO: Ja si do të duken dëftesat dhe pasaportat dygjuhësore”, që është veprim i paturpshëm në favor të agjendës së dikujt – nëpërmjet fotomontazhit tentohet të bëhet njëfarë mobilizimi i publikut, që me të madhe na i përkujton thirrjet e viteve të 30-ta të shekullit të kaluar, të cilat rezultuan me Evropë në gërmadha.
Gjithçka që ka mundur të shkelet nga standardet profesionale është shkelur.
Me këtë artikull jashtëzakonisht të rrezikshëm janë shkelur disa dispozita të Kodit të gazetarëve, si për shembull:
Duke e ndjekur rolin e tyre në ndërtimin e demokracisë dhe të shoqërisë qytetare, gazetarët do t’i mbrojnë të drejtat e njeriut, dinjitetin dhe lirinë, do ta respektojnë pluralizmin e ideve dhe të qëndrimeve, do të kontribuojnë në forcimin e shtetit të së drejtës dhe në kontrollimin e pushtetit dhe subjekteve tjera të jetës publike – (preambula).
Në qoftë se informata nuk mund të konfirmohet, ose nëse bëhet fjalë për supozim, respektivisht spekulim, kjo gjë duhet cekur dhe botuar.
Saktësia e informatës duhet të vërtetohet sa më shumë që është e mundur – (neni 1).Gazetari nuk do të krijojë e as nuk do të përpunojë me vetëdije informata, të cilat i kërcënojnë të drejtat ose liritë e njeriut, nuk do të flasë me gjuhën e urrejtjes dhe nuk do të nxisë dhunë ose diskriminim mbi çfarëdo lloj baze (kombëtare, fetare, racore, gjinore, shoqërore, gjuhësore, politike, të orientimit seksual…) – (neni 10).
INFOGRAPHIC
TRUTHFULNESS
pjesërisht
nuk mund të përcaktohet saktësia e pohimeve
nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave
SOURCES OF INFORMATION
dytësore
zyrtare, anonime
relevante, jorelevante
nuk mund të përcaktohet
një palë
EXTENSIVENESS
jogjithëpërfshirës
:
BIAS
nuk mund të përcaktohet
ka shtrembërim të së vërtetës (spin)
informata të rrejshme
mban anën e një pale
anshmëri politike
COMMENTING
ka elemente të komentimit
të integruara me faktet
PLAGIARISM
nuk mund të përcaktohet
nuk është theksuar autori
TITLE QUALITY
dezinformon
jokreativ
senzacionalist
joadekuat
tendencioz
PHOTOGRAPH
ka
joadekuate
manipulon
nuk është theksuar autori (burimi)
HATE SPEECH
gjuhë ofenduese
nuk ka gjuhë të urrejtjes
ndoshta
nuk diskriminon
EDITED FOR THE WEB
mesatarisht i lexueshëm
nuk ka elemente multimediale
nuk ka linke kontekstuale
pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik
i lidhur me tag-e