Artikull për qëllim politik të hesapeve
Published in Recensione
on 9 - 02 - 2016 Author: Александар Писарев[Recension: Si e vlerësoi Janeva se duhet ta lirojë Verushevskin nëse nuk ka pasur qasje te lënda?]
Njëri nga parimet themelore të profesionit të gazetarisë është respekti i i të vërtetës dhe i të drejtës së publikut për të qenë i informuar objektivisht. Në tekstin që e recensojmë krejtësisht është shtrembëruar pasqyra reale për atë se kush, si dhe pse në prag të Vitit të Ri (2016) e ka liruar nga paraburgimi ish-shefin e DSK-së, Zoran Verushevski.
Vetë titulli: “Si e vlerësoi Janeva se duhet ta lirojë Verushevskin nëse nuk ka pasur qasje te lënda?” e zbulon qëllimin për ta diskredituar prokuroren speciale publike.
Linku deri te artikulli origjinal: Si e vlerësoi Janeva se duhet ta lirojë Verushevskin nëse nuk ka pasur qasje te lënda?
Data dhe koha e publikimit: 02.02.2016 15:34
Data e recensionit: 02.02.2016
Recensues: Аleksandar Pisarev
NDËRRIMI I TEZAVE
Теksti përkon me sulmet e përgjithshme të cilat bëhen ndaj Janevës, dhe ai nuk bazohet në të vërtetën, por bën zëvendësim të tezave. Me këtë rast, Janeva akuzohet se pa e studiuar paraprakisht rastin e Verushevskit dhe pa pasur qasje në këtë lëndë, ka vlerësuar se i dyshuari i parë në rastin “Puçi” duhet të mbrohet në liri.
“Si vlerësoi Janeva, në qoftë se deri tani nuk ka pasur qasje në këtë lëndë, se i dyshuari i parë në rastin “Puçi”, Zoran Verushevski, duhet të mbrohet në liri, që e bën edhe më të dyshimtë vendimin për lirimin e Verushevskit. Si vlerësoi prokurorja speciale publike, Katica Janeva, se dyshuari i parë në rastin “Puçi”, Zoran Verushevski, nuk duhet të qëndorjë akoma në paraburgium nëse nuk ka pasur qasje në këtë lëndë?”
Menjëherë ta qartësojmë. Janeva as që ka bërë vlerësim, e as e ka liruar nga paraburgimi Verushevskin, e as që kjo është në kompetencë të saj. Ajo, pas Vitit të Ri (2016), pasi e ka marrë përsipër rastin “Puçi2, ka propozuar që Verushevski të lirohet me kaucion dhe t’i caktohet masa e arrestit shtëpiak.
Këshilli penal i Gjykatës themlore Shkup 1- Shkup ka marrë vendim me të cilin ish-drejtorit të DSK-së i hiqet masa e paraburgimit. Këshilli penal kishte dorëzuar edhe kërkesë plotësuese deri te prokuroria prë kompletimin e dokumentacionit para miratimit të vendimit përfundimtar për heqjen e masës së paraburgimit.
ANSHMËRI E FUQISHME
Artikulli ka anshmëri të fuqishme edhe në pjesën përfundimtare:
“Bashkëshortja e Verushevskit, Sonja, praktikisht zbuloi se porositësi është Zaevi, ndërsa Janeva është vetëm marionetë në duart e Zaevit që i çon në vend urdhërat e tij.”
Konstatimi i këtillë bazohet vetëm në bazë të statusit në Facebook të bashkëshortes së Verushevskit. Teksti nuk ofron asnjë dëshmi relevante që t’i mbështesë këto pohime, por është fokusuar që ta rrënojë autoritetin e prokurores speciale.
Kjo përmbajtje mediatike me vetëdije futet në qërim politik të hesapeve dhe favorizon një palë. Kjo është në kundërshtim me parimet etike dhe profesionale, të cilat, në mes tjerash, nënkuptojnë që raportimi për proceset politike, veçanërisht për zgjedhjet, duhet të jetë i paanshëm dhe i balancuar. Gazetari duhet të sigurojë distancë profesionale prej subjekteve politike (аmandamenti 14).
INFOGRAPHIC
TRUTHFULNESS
pjesërisht
pjesërisht
pjesërisht
SOURCES OF INFORMATION
ka burime të evidentuara
zyrtare, jozyrtare
relevante, jorelevante
më tepër burime
më tepër palë
EXTENSIVENESS
jogjithëpërfshirës
informata të fshehura
BIAS
pjesërisht e paraqet të vërtetën
ka shtrembërim të së vërtetës (spin)
informata të rrejshme
mban anën e një pale
anshmëri politike
COMMENTING
ka elemente të komentimit
të integruara me faktet
PLAGIARISM
vepër origjinale
nuk është theksuar autori
TITLE QUALITY
dezinformon
jokreativ
senzacionalist
joadekuat
tendencioz
PHOTOGRAPH
ka
joadekuate
manipulon
nuk është theksuar autori (burimi)
HATE SPEECH
nuk ka gjuhë ofenduese
nuk ka gjuhë të urrejtjes
nuk nxit për përdorimin e dhunës
nuk diskriminon
EDITED FOR THE WEB
mesatarisht i lexueshëm
elemente solide multimediale
nuk ka linke kontekstuale
pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik
i lidhur me tag-e

