verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

All posts by Agron Vrangalla

Lajm pa as një pikë interesi publik

на 5. 10. 2016 | |
[Recension: “Mediumi maqedonas “Veçer” shkruan mbi një njeri i cili u njoh më herët si HAXHI, ndërsa tani me RAKI?!”] Sigurisht që edhe në gazetari mund të përdoret humori, qësëndisja, sarkazmi apo satira. Mbase jo në atë klasiken, por në zhanre tjera gazetareske, siç janë karikatura, komenti, kozeria, apo në gazetarinë e argëtimit apo ndryshe siç njihet rubrika rozë, ku mund të thuhen edhe gjëra që të bëjnë të qeshësh,

Tekst me shumë komente, cilësime dhe shkelje etike

на 20. 09. 2016 | |
[Recension: “BDI –BFI”] Ironia dhe sarkazma janë dy gjërat që në një moment të caktuar mund të jenë shumë të qëlluara për të komunikuar me publikun. Në gazetari ekzistojnë zhanre të posaçme satirike, siç është kozeria, skeçi dhe karikatura. Edhe komentet apo opinionet shpeshherë mund të kenë dozë ironie apo sakrazmi. Përmbajtjet e tilla zakonisht përdoren për të ironizuar me një dukuri apo ndonjë informacion, qoftë fjala për politikë, ekonomi,

Edhe kur kopjohet, lajmi duhet të konfirmohet

на 16. 09. 2016 | | mk
[Recension: “Zekiri i mbron interesat e shqiptarëve: E zgjodha LSDM-në se ka program më të mirë se ISIS”]  Një praktikë tashmë e njohur e portaleve në vendin tonë është kopjimi masiv i lajmeve. Ato kopjojnë nga kushdo dhe për cfarëdo lloj ngjarjeje. Sapo të shohin se dikush ka publikuar ndonjë lajm që sipas tyre është interesant. E kopjojnë dhe e botojnë me vrap, me idenë që të mos ngelin mbrapa

Pa burime të konfirmuara nuk ka ekskluzive

на 15. 09. 2016 | |
[Recension: “EKSKLUZIVE: BDI në zgjedhje do garojë me deputetë të rinjë, që do jenë veglat e të vjetërve?!”] Është përmendur këtu edhe herë të tjera se sigurimi i lajmeve ekskluzive është një betejë permanente që zhvillojnë mediumet mes tyre. Lajmet e këtilla ndikojnë jashtëzakonisht në mënyrë shumë pozitive në sytë e publikut, duke krijuar kështu një lloj bindjeje se bëhet fjalë për medium i cili kujdeset për publikun e vet

Analizë plot komente dhe teza të pakonfirmuara e paketuar si lajm

на 13. 09. 2016 | | mk
[Recension: “Marrëveshje e fshehtë mes VMRO-së dhe LSDM-së në dëm të shqiptarëve!”] Na ka ndodhur shpesh të recensojmë lajme, në të cilat komentet dhe opinionet personale të gazetarëve janë më se evidente. Ndërsa, lajme të shndërruar në analiza të gjera dhe me shumë teza të parashtruara e të pa konfirmuara, si në këtë rast, si duket, janë një ‘risi’ dhe eksperiencë pothuajse e panjohur më parë. Linku për te artikulli

Në vend të lajmit, koment fund e krye

на 5. 09. 2016 | | mk
[Recension: “Ju nga BDI-ja që e kritikoni Muhamed Zekirin a mos rastësisht jeni në koalicion me Shaban Polluzhen?!”]  Nuk janë të pakta rastet kur në lajmet e portaleve të Maqedonisë mund të vërehen doza të caktuara komentimi. Ato ndërfuten, kamuflohen brenda lajmit, pa sqaruar fare se bëhet fjalë për koment brenda një përmbajtjeje informative. Por, ka rasta edhe kur mund të huqet i gjithë lajmi dhe të shndërrohet në koment. Linku për te artikulli origjinal: Ju nga BDI-ja që e kritikoni Muhamed Zekirin a mos rastësisht jeni në koalicion me Shaban Polluzhen?! Data dhe koha e publikimit: 02.09.2016 Data e recensionit: 04.09.2016 Recensues: Agron Vrangalla Të thuhet se ka shumë komente brenda këtij lajmi, nuk është vlerësimi më real që

Përmbajtjet eksplicite dhe shqetësuese në media dhe efektet te të miturit

на 1. 09. 2016 | | mk, en
Gjithmonë është folur për ndikimin e mediave në kategori të ndryshme sociale, edhe përkundër faktit se një pjesë e teoricientëve bashkëkohorë nuk e konsiderojnë të arsyeshme për t’u marrë me efektin e mediave. Arsyeja kryesore është se “efektet” apo ndikimet nuk vijnë nga mediat në mënyrë ekskluzive, por janë pasojë edhe e disa “agjencive” të socializimit, siç mund të jetë familja, vëllezërit dhe motrat më të rritur, shkolla, shoqëria dhe

Pa fakte, burimet jozyrtare janë thashetheme të kamufluara

на 31. 08. 2016 | | mk
[Recension: “MUKIN” se do as TV SHENJA?!] Në mungesë të atribuimeve të drejtpërdrejta, burimet jozyrtare janë me rëndësi dhe mund të shfrytëzohen në shkrimin e lajmeve. Por jo çdo thashetheme mund të quhet burim jozyrtar. “Jozyrtar” mund të konsiderohet një informacion të cilin e ka siguruar gazetari, por akoma nuk është bërë publik, apo protagonisti akoma nuk është prononcuar publikisht, por e ka konfirmuar në ndonjë mënyrë, për shembull me

Epidemi e divorcit – me publikun

на 29. 08. 2016 | | mk
[Recension: Pollogun e kaplon “epidemia” e divorceve para martesës, dasmat po dështojnë si Marrëveshja e Ohrit] “Koka e lajmit është gjysma e lajmit”, kështu do të thoshte një profesor, i cili ligjëron në njërin nga fakultetet e gazetarisë në vend. Kjo thënie ka rëndësinë e vet, gjithmonë duke marrë parasysh rrezikun prej keqkuptimeve që mund të lindin nga ajo. Shumë prej mediave online janë bërë eksperimentuesit më të mëdhenj me

Skandale pa dëshmi dhe fakte

на 25. 08. 2016 | | mk
[Recension: Ali Ahmeti si e “rehatoi” vëllain e tij me punë] Lajmet të cilat pretendojnë të paraqesin një të vërtetë të pathënë deri në atë moment, duhet të japin një panoramë të pasur faktesh, më qëllim që publiku ta ketë të qartë se për çfarë skandali bëhet fjalë.
Linku për te artikulli origjinal: Ali Ahmeti si e “rehatoi” vëllain e tij me punë Data dhe koha e publikimit: 21.08.2016 Data