Foto: pixabay
E drejta për korrigjim të informatës së publikuar është rregulluar me Ligjin për medie, ku përshkruhen në mënyrë të detajuar obligimet e medieve në qoftë se kërkohet prej tyre të bëjnë korrigjim të informatës që tashmë është publikuar.
Shkruan: Аleksandar Georgiev
Në përputhje me Kodin e gazetarëve, gazetari duhet të insistojë që të mundësohet publikimi i korrigjimit, demanti dhe përgjigja në rastet kur është konstatuar pasaktësia e informatës.
Kush ka të drejtë të kërkojë korrigjim?
Çdokush ka të drejtë që nga botuesi i medies, gjegjësisht nga kryeredaktori i medies të kërkojë, pa kompensim, që të publikojë korrigjim të informatës së publikuar ku theksohen faktet e pasakta, me të cilat janë shkelur të drejtat apo interesat e tij. Të