verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

All posts by Ана Анастасовска

Shumë pyetje, asnjë përgjigje

на 17. 05. 2016 | | mk

[Recension: Revoltë për shkak të hedhjes dhjetëminutëshe fishekzjarreve në Shkup]

Shumë pyetje dhe supozime, e asnjë përgjigje. Ky artikull gazetaresk, i cili njëkohësisht është edhe propozimi i një lexuesi të “Shërbimit për verifikimin e fakteve në medie”, publikut nuk i ofron asgjë përveç komenteve. Linku deri te artikulli origjinal: Revoltë për shkak të hedhjes dhjetëminutëshe fishekzjarreve në Shkup Data dhe koha e publikimit: 13.05.2016 Data e recensionit: 16.05.2016 Recensues: Аna Anastasovska

INFORMATË E MANGËT

Теskti që e kemi para nesh informon në mënyrë të mangët për hedhjen e fishekzjarrve që u në orën 22, në mbrëmjen e së premtes (13 maj 2016), që i shqetësoi banorët e komunës së Karposhit, veçanërisht ata që jetojnë në afërsi të “City mall”-it. Në

As “e” nga etika!

на 16. 05. 2016 | | mk

[Recension: Kjo është studentja e cila ka lindur foshnjen në “Tabanoc” dhe e ka hudhur atë në kontejner]

Problemi në këtë artikull është titulli dhe fotografia që janë përdorur në të. Përndryshe, teksti nuk është kontestues, bëhet fjalë për raport të transmetuar në mënyrë korrekte nga MPB-ja, pr vrasjen e foshnjes, që ka ndodhur gjatë një ekskursionit të absolventëve. Linku deri te artikulli origjinal: Kjo është studentja e cila ka lindur foshnjen në “Tabanoc” dhe e ka hudhur atë në kontejner
Data dhe koha e publikimit:  Data e recensionit: 13.05.2016 Recensuese: Аna Anstasovska

DAMKOSJE

Ku është etika në këtë artikull, është pyetja e parë ë parashtrohet kur media ka vendosur të publikojë fotografi, gjoja, të studentes e cila ka lindur

Trillim i spinuar

на 13. 05. 2016 | | mk

[Recension: Таki Fiti nga LSDM-ja paralajmëron se do t’i shkurtojnë rrogat]

Ky është një tekst tepër manipulues dhe spinues, që ka për qëllim ta hutojë pulkun dhe të krijojë fotografi për atë se LSDM-ja, sikur të vinte në pushtet, do t’i zvogëlonte rrogat e të punësuarve në administratë. Me këtë rast, artikulli i referohet deklaratës së profesorit të Taki Fiti, duke e prezantuar atë si anëtar të LSDM-së, edhe pse ai deklaratën e ka dhënë në funksion dhe konotacion tjetër. Linku deri te artikulli origjinal: Таки Фити од СДСМ најавува дека ќе кратат плати Data dhe koha e publikimit: 11.05.2016 Data e recensionit: 12.05.2016 Recensues: Аna Anastasovska

MUNGON KUTIA MË E RËNDËSISHME E MOZAIKUT

Që në fillim të tekstit shihet

Теksti nuk i sheh rrahësit, mirëpo pa mercenarë!

на 12. 05. 2016 | | mk

[Recension: Kush është mercenari që dëshironte ta keqpërdorë maratonën dhe e nxiti zemërimin e qytetarëve?]

Ky është tekst i njëanshëm, që është i motivuar politikisht, gjegjësisht që ka për qëllim publikisht t’i etiketojë dhe t’i damkosë ata që mendojnë ndyrshe politikisht. Linku deri te artikulli origjinal: Kush është mercenari që dëshironte ta keqpërdorë maratonën dhe e nxiti zemërimin e qytetarëve? Data dhe koha e publikimit: 09.05.2016 Data e recensionit: 11.05.2016 Recensues: Аna Anastasovska

DAMKOSJE

Që në titull dhe në fillim të teksti kemi damkosje të një aktivisti të lëvizjes majtiste “Solidarnost”, si “mercenar dhe sorosoid”. “Njëri nga mercenarët e Sorosit dje u përpoq që ta keqpërdorë dhe ta politizojë Maratonën e Shkupit me një transparent ku ishte shkruar një

Nuk bëhet lajmi vetëm nga një porosi SMS

на 20. 04. 2016 | | mk

[Recension: Drejtori i ndërmarrjes publike me kërcënime i detyron të punësuarit në kundërprotestë në Shkup]

Ky tekst është i njëanshëm, ndërsa dëshmitë dhe faktet e prezantuara në të nuk kanë bazë të qëndrueshme që e vë në pikëpyetje vërtetësinë e tij. Ai bazohet në një porosi SMS, me ç’rast krejtësisht injorohet pala e dytë në këtë ngjarje. Linku deri te artikulli origjinal: Drejtori i ndërmarrjes publike me kërcënime i detyron të punësuarit në kundërprotestë në Shkup Data dhe koha e publikimit: 15.04.2016 Data e recensionit: 19.04.2016 Recensuese: Аna Anastasovska

E SIKUR TË PYETEJ DREJTORI?

Që në titullin e tekstit kemi informatë senzacionale, se drejtori i një ndërmarrjeje publike u është kërcënuar të punësuarve dhe i ka detyruar të shkojnë në

“Еkskluzive”: Muhabet çarshie!

на 15. 04. 2016 | | mk

[Recension: Еkskluzive: Gruevski dhe Çavkovi përgatisin arrestim të Zaevit dhe të njerëzve të tjerë nga opozita]

Kam ëndërruar diçka, më lejoni ta tregoj dhe ta plasoj si lajm ekskluziv. Çka tjetër mund të thuhet për këtë artikull? Ai nuk ka asnjë vërtetësi, vetëm senzacionalizëm. Linku deri te artikulli origjinal: Еkskluzive: Gruevski dhe Çavkovi përgatisin arrestim të Zaevit dhe të njerëzve të tjerë nga opozita Data dhe koha e publikimit: 08.04.2016 Data e recensionit: 13.04.2016 Recensues: Аna Anastasovska

LAMI “EKSKLUZIV” ËSHTË HEUQR NGA UEB-FAQJA

Titulli i tekstit është me të vërtetë senzacional dhe ju çon ta klikoni menjëherë dhe të lexoni se për çka bëhet fjalë. Mirëpo, kur do ta hapni tekstin, në fakt shihni se bëhet fjalë për muhabet çarshie,

Turp i madh prej teksti!

на 8. 04. 2016 | | mk

[Recension: Juristi gej është turp i madh – Nikollovski i LSDM-së është mosnjohës total i ligjeve dhe dispozitave]

Ky tekst është shembull klasik për përhapjen e diskriminimit dhe për shkeljen e rregullës kryesore të gazetarisë – të transmetohet edhe pala e dytë. Linku deri te artikulli origjinal: Juristi gej është turp i madh – Nikollovski i LSDM-së është mosnjohës total i ligjeve dhe dispozitave Date dhe koha e publikimit: 05.04.2016 Data e recensionit: 08.04.2016 Recensues: Аna Anastasovska

DISKRIMINIM PA KUFI

Artikulli në titull përmban koment diskriminues duke theksuar se ministri Nikollovski është “jurist gej”. Orientimi seksual i ministrit, pa marrë parasysh se çfarë është ai, në këtë rast nuk ka asnjë lidhje, e as që duhet të theksohet. Me vetë

Një transparent – fotografi e përgjithshme!

на 6. 04. 2016 | | mk

[Recension: Prilepasit e mbajnë mend se LSDM-ja i shkatërroi jetët e tyre dhe shpresën për të nesërme më të mirë]

Ky tekst është tepër manipulues dhe ka për qëllim ta njollosë emrin e ministreshës për punë dhe politikë sociale, Frosina Remenski, duke e lidhur stë me politikat lokale të LSDM-së në të kaluarën, me të cilat ajo nuk ka asnjë lidhje. Me këtë rast, nuk ka dëshmi të forta as për akuzat që i bëhen partisë së saj. Përfundimet nxirren nga një transparent, porosia e të cilit përgjithësohet dhe prezantohet si qëndrim i shumicës së qytetarëve, në këtë rast të prilepasve Linku deri te artikulli origjinal: Prilepasit e mbajnë mend se LSDM-ja i shkatërroi jetët e tyre dhe shpresën për

Çfarë lidhje ka ndërrimi i kryeshefit të policisë me goditjen e indit kombëtar?

на 5. 04. 2016 | | mk

[Recension: Spasovski vazhdon të bëjë pazar me interesat kombëtare maqedonase]

Ky publikim nuk ka asnjë lidhje me tekstin gazetaresk. Ka titull senzacionalist dhe përmban informatë që është përdorur për bindur lexuesin në një gjë që nuk ka asnjë lidhje me realitetin dhe me faktet, ajo që është më e rëndësishme në një produkt gazetaresk. Linku deri te artikulli origjinal: Spasovski vazhdon të bëjë pazar me interesat kombëtare maqedonase Data dhe koha e publikimit: 31.03.2016 Data e recensionit: 04.04.2016 Recensues: Аna Anastasovska

AKUZA PAUSHALLE

Ministri teknik për punë të brendshme, Oliver Spasovski nga LSDM-ja vazhdon të bëjë pazar me interesat nacionale maqedonase. Në fillim të tekstit, sikurse edhe në vetë titullin, lexuesit i imponohet teza se ministri për punë të brendshme

Katica nuk paska pasur dëshmi, e ku janë dëshmitë në tekst?

на 25. 03. 2016 | | mk

 [Recension: Katica Janeva e pranoi se nuk ka dëshmi]

Ky tekst është shembull klasik për atë se si nuk duhet të duket një artikull gazetaresk. Në fakt, përmbajtja është përplot komente dhe me kualifikime fare të pambështetura. Artikulli është i motivuar politikisht dhe më tepër i ngjan komunikatës partiake. Linku deri te artikulli origjinal: Katica Janeva e pranoi se nuk ka dëshmi Data dhe koha e publikimit: 23.03.2016, 11:37 Data e recensionit: 24.03.2016 Recensuesе: Аna Anastasovska

DEKLARATË E PADUKSHME SKANDALOZE

Që në fillim të tekstit, ajo që është shkruar në qëndron. “Deklarata skandaloze me mospranimin e Kuvendit, që praktikisht do të thotë edhe mospranim i popullit, për shkak se është organ përfaqësues i qytetarëve, nuk ishte skandali i