verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

All posts by Симона Атанасова

Shaka e nxjerrë nga konteksti

на 23. 02. 2017 | | mk
 

[Recension: Në rrugën e Bihaqit gjendet qendra e re e shqiptarëve, e jo në Reçicë të Vogël]

Теksti që i nënshtrohet kësaj analize krejtësisht manipulon dhe i shtrembëron fkatet, duke transmetuar vetëm një pjesë të deklaratës së analistit Sefer Tahiri. Ai, në emisionin debativ “Top-tema” në televizionin “Telma”, e tregoi një shaka që e kishte dëgjuar nga një mik i tij. Ky artikull, duke përdorur vetëm një pjesë të deklaratës së tij, krijon një tregim tendencioz, pa e potencuar me këtë rast faktin se bëhet fjalë për shaka. Linku deri te artikulli origjinal: Në rrugën e Bihaqit gjendet qendra e re e shqiptarëve, e jo në Reçicë të Vogël Data dhe koha e publikimit: 09.02. 2017 Data e recensionit:

Citohet deklarata joekzistuese e Lavrovit

на 21. 02. 2017 | | mk

[Recension: Propozimi i Rorabakerit – version i një propozimi të vjetër rus?]

Në këtë artikull është marrë një pjesë e tekstit që është publikuar në një medie tjetër, pa e verifikuar paraprakisht, dhe i tillë – i paverifikuar – i ofrohet publikut lexues si i vërtetë. Gazeta asutriake “Der Standard”, duke bërë një paralele të deklaratës së kongresmenit amerikan Dajna Rorabaker për ndarjen e Maqedonisë, përkujton një “deklaratë” të ministrit për punë të brendshme të Rusisë, Sergej Lavrov, të cilën, në fakt, ai asnjëherë nuk e ka thënë. Linku deri te artikulli origjinal: Propozimi i Rorabakerit – version i një propozimi të vjetër rus? Data dhe koha e publikimit: 09.02. 2017 Data e recensionit: 17.02.2017 Recensuese: Simona Atanasova

ËSHTË HUAZUAR

Manipulim me fletën anketuese të Teuta Arifit

на 13. 02. 2017 | | mk

[Recension: JA PSE TEUTËS I DJEG NËN KËMBË: Nga pozita e kryetares së komunës ka arritur të blejë pesë banesa në Shkup dhe dy automobila]

Теksti që i nënshtrohet kësaj analize bën manipulim të plotë me faktet. Vetë titulli thotë se kryetarja e komunës së Tetovës, Teuta Arifi, nga pozita e kryetares së komunës ka arritur të blejë pesë banesa dhe dy automobila, që nuk është e vërtetë. Linku deri te artikulli origjinal: JA PSE TEUTËS I DJEG NËN KËMBË: Nga pozita e kryetares së komunës ka arritur të blejë pesë banesa në Shkup dhe dy automobila Data dhe koha e publikimit: 03.02. 2017 Data e recensionit: 09.02.2017 Recensues: Simona Atanasova

SHTREMBËRIMI I FAKTEVE

Kryetarja renegate e komunës së Tetovës

Теkst në të cilin nuk dëshmi dhe mbështetje – por vetëm akuza

на 20. 01. 2017 | | mk
[Recension: Sorosi me taktikën “Nuk ka drejtësi, nuk ka qetësi” proteston edhe kundër Trampit] Теkst që është definicion për manipulim. Vepra gazetareske që i nënshtrohet kësaj analize transmeton një tekst nga një medie serbe, mirëpo atij teksti në mënyrë tendencioze ia shton një pjesë komentuese, me të cilën plotësisht e ndryshin rëndësinë e tekstit origjinal dhe e manipulon publikun. Artikulli fillon me tekst për protestat në SHBA që u zhvilluan disa ditë para inaugurimit të kryetarit të ri të zgjedhur amerikan, Donald Tramp. Теksti është marrë në mënyrë korrekte nga media serbe “Blic”, mirëpo korrektësia përfundon diku në gjysmë të tekstit. Gjysma tjetër është shtojcë e cila nuk ka asnjë lidhje me tekstin origjinal dhe është ngjitur për të bërë

“Skandal” pa dëshmi dhe pa vërtetim

на 17. 01. 2017 | | mk
[Recension: STEVÇOJA DHE BETI U KËNAQËN NË MOSKË – TË PUNËSUARIT NË KOMUNËN E KARPOSHIT PA RROGA!] Spekulime dhe informata te paverifikuara, të prezantuara në mënyrë komentuese, i ofrohen publikut si “skandal” i vërtetuar. Artikulli është tendencioz dhe senzacionalist, mirëpo nuk ofron asnjë vërtetim se ajo për të cilën shkruan është e vërtetë. Në tekst është përdorë shprehja “media kupton”, dhe thuhet se informatat janë nga një “pjesë e të punësuarve”, mirëpo nuk ka asnjë deklaratë nga ndonjë i punësuar në komunë, qoftë edhe anonime. Në qoftë se burimet kanë dashur të jenë anonime, kjo është dashur të theksohet në mënyrë adekuate gjë që nuk është bërë në këtë artikull. Linku deri te artikulli origjinal: STEVÇOJA DHE BETI U KËNAQËN

“Takim i fshehtë” në vend publik dhe në mes të ditës?!

на 11. 01. 2017 | | mk

 [Recension: KËNGA E KËRSHËNDELLAVE E ZAEVIT NË DYERT E BESËS: LSDM-ja heq dorë nga formimi i qeverisë, së bashku me radikalët e Besës përgatisin protesta të dhunshme!]

Një takim mjafton që të publikohen një sërë manipulimesh, të shtrembërohen faktet dhe të fitohet një realitet që është shumë larg realitetit faktik. Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, dhe udhëheqësia e lëvizjes Besa kanë mbajtur takim për të cilin media thotë se ka qenë sekret. Në qoftë se takimi ka qenë me të vërtetë sekret, atëherë si ka mundësi që në vendin ku është mbajtur takimi të ketë disa ekipe gazetareske dhe pse, në qoftë se takimi do të ishte i fshehtë, ai të mbahet në selinë partiake të Besës, e cila gjendet

Deklarata e shtrembëruar e Fërçkovskit është paraqitur si qëndrim i LSDM-së

на 10. 01. 2017 | | mk

[Recension: “Plani për jetë” i LSDM-së: Mbyllja e fakulteteve, përzënia e studentëve dhe e profesorëve në rrugë]

Tekst manipulues dhe i njëanshëm, i cili nëpërmjet shtrembërimit të fakteve dhe shtimit të informatave të pasakta, ndërton një pasqyrë rrejshme nëpërmjet të cilës e orienton lexuesim të formojë qëndrim negativ për LSDM-në. Linku deri te artikulli origjinal: “Plani për jetë” i LSDM-së: Mbyllja e fakulteteve, përzënia e studentëve dhe e profesorëve në rrugë Data dhe koha e publikimit: 02.01.2017, 10:44 Data e recensionit: 04.01.2017 Recensuese: Simona Atanasova

МАNIPULIM

Теksti me vetëdije e manipulon publikun se LSDM-ja, në qoftë se vjen në pushtet, do t’i mbyllë fakultetet e disperzuara, do t’i përzë në rrugë studentët dhe të gjithë profesorët: “Mijëra familjeve akoma u

Fatkeqësia e komunikacionit në Demir Kapi, fatkeqësi informative në raportim

на 6. 12. 2016 | | mk
Ndeshje në rrugë, evitohet profesionalizmi në medie. Foto: Pixabay/screenshot

Një medie e merr tekstin nga një medie tjetër, shton diçka të paverifikuar dhe krejtësisht e ndryshon informatën fillestare. Një pjesë e portaleve distancohen duke i futur shprehjet “thonë nga policia”, “thonë nga MPB-ja për medien tonë”, “njoftoi policia”, mirëpo në asnjë lajm nuk ka deklaratë nga ndonjë përfaqësues i MPB-së që do t’i konfirmonte informatat e plasuara. Në fakt, një pjesë e madhe e medieve vetëm e shfrytëzojnë parimin e kopjimit të lajmeve, pa e verifikuar atë.

Shkruan: Simona Atanasova Një shkupjane e vdekur, një burrë i vdekur, një fëmijë i palënduar, një fëmijë në gjendje kritike, lëndohen tre persona, fatkeqësi ndërmjet veturës dhe autobusit, akisdnet ndërmjet dy

Nxitje “ekskluzive” e tensioneve dhe trazirave

на 6. 12. 2016 | | mk

[Recension: ЕKSKLUZIVE: VMRO-DPMNE-ja PËRGATIT TRAZIRA PËR ORËT E MBRËMJES DERI MË 11 DHJETOR]

Теkst, i cili në një moment kyç dhe të brishtë para zgjedhjeve të caktuara për më 11 dhjetor, në mënyrë tendencioze nxit atmosferë të dhunshme dhe tensione duke përhapur spekulime të cilat i prezanton si informatë ekskluzive. Në artikull thuhet se VMRO-DPMNE-ja, gjoja, përgatiti skenar të dhunshëm pasi që i humbi zgjedhjet më 11 dhjetor. Sipas asaj që është shkruar, qëllimi i këtij skenari që përfshin gjak dhe trazira, as më pak e as më shumë, qenka ikja e udhëheqësisë së VMRO-DPMNE-së. Linku deri te artikulli origjinal: ЕKSKLUZIVE: VMRO-DPMNE-ja PËRGATIT TRAZIRA PËR ORËT E MBRËMJES DERI MË 11 DHJETOR Data dhe koha e publikimit: 30.11.2016 Data e

Fotografia nga “Facebook”-u keqpërdoret për njollosje

на 11. 11. 2016 | | mk

[Recension: Në vend se në terren, Nikollovski i LSDM-së zhvillon fushatë nëpër kafene (FOTO)]

Tekst tendencioz dhe komentues që ka për qëllim ta diskreditojë zëvendës-ministrin për bujqësi nga radhët e LSDM-së, Ljupço Nikollovski, që publiku të krijojë qëndrim negativ ndaj tij. Ky është një nga artikujt që publikohen në mediet që e mbështesin partinë në pushtet, në të cilat realiohet fushatë negative për listat me kandidatët për deputetë të LSDM-së (të propozuara në kongresin partiak që u mbajt më 6 nëntor të vitit 2016), veçanërisht për bartësit e listave. Linku deri te artikulli origjinal: Në vend se në terren, Nikollovski i LSDM-së zhvillon fushatë nëpër kafene (FOTO) Data dhe koha e publikimit: 06.11.2016, 22:44 Data e recensionit: 10.11.2016 Recensues: Simona