verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

All posts by Тео Блажевски

Nga kuazigazetari përmes mjekut popullor e deri tek publikimi i marrëzive të rrezikshme!

на 15. 03. 2017 | | mk
 

Fjala shëron, por edhe vret! Këtë fjalë të urtë sot e kanë harruar shumica e njerëzve në shoqërinë tonë, si dhe ato që merren me gazetari. Ata persona që kanë hyrë në gazetari krejt rastësisht ose me qëllim, por normalisht që nuk janë gazetarë, simbolikën e fjalës „vret”, mund ta shndërrojnë në realitet me papërgjegjshmërinë e tyre ndaj profesionit dhe mungesën e etikës elementare, e të mos flasim për atë profesionale. Shkak për këtë konstatim është pasqyra e përgjithshme që e vëmë re nëpër mediet e Maqedonisë, e veçanërisht në hapësirën e internetit, kur bëhet fjalë për raportimet e tyre për mjekësinë dhe shëndetin në përgjithësi.

  „Pas fjalëve duhet të ketë dije. Kuptimi i shkencës maqedonase është ajo

Vetërregullimi në mediet në Maqedoni – Mission Possible!

на 15. 03. 2017 | | mk
Foto: CC BY-SA HonestReporting.com, 2011  

Vetërregullimi është sistem rregullash që i përcaktojnë mediet që ta mbrojnë biznesin e tyre dhe të krijojnë besim më të madh tek publiku. Thelbi i biznesit mediatik qëndron tek informatat, gjegjësisht përcjellja e të vërtetës nëpërmjet informimit të vërtetë, objektiv dhe të plotë të publikut dhe e gjithë kjo e bërë me respektim të rregullave etike. Në këtë mënyrë, me vetërregullim mbrohen edhe të drejtat univerzale të njeriut – liria e shprehjes dhe e drejta e informimit (medie të lira dhe profesionale)

  Shkruan: Теоfil Bllazhevski*   Liria e shprehjes ku përfshihet edhe liria e medieve si pushtet i katërt në shoqëritë demokratike, janë një nga të drejtat universale të njeriut dhe si të

Destruktiviteti i „gazetarisë“ copy -paste

на 15. 03. 2017 | | mk

Bëhet fjalë për një virus i cili ka prekur gazetarinë në Maqedoni, që është më i rrezikshëm se çfarë do kontrolli restriktiv i cilit do pushteti ndaj lirisë së fjalës dhe medieve

Kopjimi dhe vjedhjet gjatë informimit nëpër mediet e informimit publik është problem që kur ekzistojnë mediet. Që nga fillimi i shekullit xx janë të shumtë shembujt e vjedhjeve të lajmeve ose teksteve prej zhanreve të tjera gazetareske, kur është informuar për ngjarje historike siç janë luftërat e mëdha, kryengritjet, konferencat e paqes ose katastrofat natyrore etj. Me avancimin e shkencës juridike kjo tendencë dalëngadalë është rregulluar me një numër ligjesh të veçanta në secilin shtet, gjë që nga ana tjetër na sjell deri tek disa konventa për mbrojtjen

“Gazetari përtace dhe manipuluese” – raportim nëpërmjet raporteve policore

на 12. 12. 2016 | | mk

Çdokush që ka autorizim të përdorë fuqi, gjithmonë mund të ballafaqohet me vijën e hollë të shkeljes së të drejtave dhe të lirive të njeriut. Kjo, tregon se duhet pasur kujdes të madh edhe për përdorimin, kushtimisht thënë, të kufizuar të informatave policore në çdo rast, e veçanërisht kur raportohet nga ngjarje ku ka traziar dhe ku policia përdor forcë.

Shkruan: Теоfil Bllazhevski Çështje e madhe etike dhe profesionale për gazetarinë bashkëkohore në përgjithësi, e veçanërisht për gazetarinë në Maqedoni, është raportimi nga ngjarjet që mbështetet vetëm në burime zyrtare, e sidomos kur bëhet fjalë për policinë. Para do kohësh, publiku ynë dhe komuniteti i gazetarëve u përball me një problem të tillë. Bëhet fjalë për mbulimin mediatik të ngjarjeve

Recension: Hulumtimi në Poloni konfirmoi: Vaksinat asnjëherë nuk kanë pasur ndonjë dobi

на 25. 08. 2014 | | mk
  Mungesa e plotë e respektimit të standardeve profesionale dhe rregullave etike zakonisht çon deri te një produkt i këtillë “gazetaresk”, që kohë pas kohe,  mund ta hasni në vitrinat e portaleve informative në Maqedoni. Lajm i cili jo vetëm figurativisht, nuk ka as fillim as fund, dhe i cili, për shkak të ndikimit që e kanë mediat, mund të ketë pasoja më të gjera për shëndetin e njerëzve. Ky është një shembull eklatant i veprimit të papërgjegjshëm në profesion. Kur mbetet i padënuar (nga redaktori, pronari, nga shoqata e esnafëve të profesionit ose ndonjë organ tjetër kompetent), shërben si shembull për shumëfishimin e papërgjegjësisë dhe e tregon gjithë lehtësinë e të shkruarit, përhapjes së informatave/dezinformatave, mbijetimit të budallallëkut në

Recension: Ekspertët: Porositë e Zaevit për Thaçin janë goditja më serioze për kredibilitetin e tij

на 26. 03. 2014 | | mk
Bëhet fjalë për një nga ato tekste kur merren një ose dy bashkëbisedues, të cilët zakonisht janë të njëjtët ose të ngjashëm, dhe të cilët kanë qëndrim për gjithçka. Me këtë rast, teksti i këtillë “shitet” si qëndrim i përgjithshëm i ekspertëve ose analistëve, në ç’mënyrë bëhet manipulimi kryesor, për shkak se as nuk është objektiv, as i paanshëm, e as që është i balancuar. Në mënyrë plotësuese përzihet komenti i gazetarit me qëndrimin e bashkëbiseduesit dhe e gjithë kjo shoqërohet me fotografi sugjestive që ka ton diskreditues ndaj subjektit të cilit i është kushtuar teksti. Linku deri te artikulli origjinal: Ekspertët: Porositë e Zaevit për Thaçin janë goditja më serioze për kredibilitetin e tij
Data dhe koha e publikimit:

Recesion: Panikë dhe frikë në LSDM pas sondazhit të “Dimitrija Çupovski”

на 6. 02. 2014 | | mk
Fraza e shpeshtë dhe fare e paarsyetuar për shfrytëzimin e burimeve anonime nuk është e lejuar në gazetari. Edhe më pak lejohet ngatërrimi i fakteve me qëndrimet, gjegjësisht me komentim, informim të pa balancuar dhe injorim të palës së dytë gjegjësisht të tretë… Gjithë këtë e kemi në tekstin “Panikë dhe frikë në LSDM  pas sondazhit të “Dimitrija Çupovskit””  Linku deri te artikulli origjinal: Panikë dhe frikë në LSDM pas sondazhit të “Dimitrija Çupovskit”
Data dhe koha e publikimit: 31.01.2014, 18:04 Data e recensionit: 03.02.2014 Recensues: Teofil Bllazhevski Vërtetësia: Teksti thotë fakte, por vetëm ato që lidhen me rezultatet e anketës që janë të sakta dhe të verifikueshme. Çdo gjë tjetër që është ofruar si fakt –

Recension: Gazetarët e LSDM-së kanë qenë kultivues frutash?

на 31. 01. 2014 | | mk
Jo rrallë, kohëve të fundit në hapësirën e brendshme mediatike do të lexoni  diçka që duhet të jetë prodhim gazetaresk, mirëpo për fat të keq nuk është ashtu. I tillë është shembulli me tekstin me titull “Gazetarët e LSDM-së kanë qenë kultivues frutash?”. Edhe pse sipas formës duket si lajm, ky shkrim nuk ka lidhje me gazetarinë, sepse nuk është bërë sipas një plani të standardeve profesionale, edhe më pak standardeve etike, e poashtu nuk ka lidhje as me disa premisa themelore logjike. Linku deri te artikulli origjinal: Gazetarët e LSDM-së kanë qenë kultivues frutash?
Data dhe koha e publikimit: 28.01.2014/ 15:35 h Data e recensionit: 29.01.2014 Recensues:: Teоfil Blazhevski Vërtetësia: E vërteta

Recension: Malajzianët do ta vërshojnë Shkupin sivjet

на 21. 01. 2014 | | mk
Ky tekst në formë të një lajmi të zgjeruar nuk ka pika të përbashkëta me gazetarinë serioze. Ka një pohim që përmendet dy herë dhe ky duhet të jetë lajmi, por askund, me asnjë argument, e as me ndonjë burim, nuk është bazuar pohimi që është thënë në titull dhe në pjesën hyrëse. Аbsurditeti është potencuar edhe më tepër me atë që lajmi, si kontribut dhe si tekst, është publikuar në platformat e shërbimit publik, ku profesionalizmi i gazetarëve do të duhej të ishte një nga atutë kryesore.  Linku deri te artikulli origjinal: Qytetarët e Malajzisë vërshojnë Shkupin këtë vit Data dhe koha e publikimit: 16.01.2014/17:26 h Data e recensionit: 19.01.2014 Recensues: Теоfil Bllazhevski Vërtetësia: Ka më tepër fakte

Recension: “H dhe M” së shpejti me dyqan në Shkup

на 26. 09. 2013 | | mk
Para nesh gjendet një lajm në të cilin një pjesë e fakteve nuk janë verifikuar. Duke pasur parasysh se ajo është transmetuar nga disa portale, duke iu falënderuar trendit të marrjes së lajmeve nga portalet prej njëri tjetrit në hapësirën informative të Maqedonisë në internet, ky lajm mund të jetë edhe burim i manipulimit me publikun. Ky tekst është shembull shkollor për mënyrën e gabuar të bërjes së lajmeve, ku nuk janë respektuar standardet e profesionit. Ky është edhe shkaku kryesor për atë se pse, informata që ofrohet, në fakt, mund të paraqesë dezinformatë ose së paku gjysmëinformatë. Linku deri te artikulli origjinlal: “H dhe M” së shpejti me dqan në Shkup Data dhe koha e publikimit: 22.092014, 16:53 Data