verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

All posts by Зоран Бојаровски

Mediet dhe përmendoret e kulturës me pripejd politik

на 13. 05. 2016 | | mk
Foto: Vanço Xhambaski, 2016

Populli laraman nëpër rrugët e Maqedonisë, nuk “thith” gips-karton

Shkruan: Zoran Bojarovski Kur u paralajmërua projekti grandioz “Shkupi 2014”, shumë pak vetë supozuan se kjo ide do të fitojë karakteristika të inxhinjeringut të identitetit dhe të gjenocidit kulturor. Në kontekstin politik, promovimi dhe fillimi i projektit “Shkupi 2014” përputhet me serinë e dëshpërimeve nga NATO-ja dhe Bashkimi Evropian, të cilat e shtynin në afat të pacaktuar hyrjen në këto dy organizata si rezultat i problemit me emrin ndërmjet Greqisë dhe Maqedonisë, edhe përkundër asaj se vendi është kandidat për anëtar të BE-ë që nga viti 2005. Frustracioni nacional, i mbështetur fuqishëm dhe i orkestruar nga pushteti nëpërmjet megafonëve mediatikë, i përforcua pas Samitit të NATO-s në

Nëpër sitën e propagandës

на 28. 04. 2016 | | mk
[Recension: Ja cila bandë e importuar qëndron prapa Revolucionit laraman të LSDM-së dhe të Zaevit] Ajo që e dallon këtë tekst nga një veprim profesional, i arsyetuar me argumente për këtë temë është qëllimi i përcaktuar paraprakisht: të ndikohet në mendimin dhe sjelljen e një numri sa më të madh të mundshëm të publikut që të shkaktohet reagim negativ sa i përket proceseve politike. Kur keni qëllim të përcaktuar paraprakisht, gjithë çka duhet të bëhet është që korniza e atij qëllimi të mbushte me përmbajtje që do ta arsyetojë atë qëllim. Mirëpo, ai veprim nuk është veprim gazetaresk. Linku deri te artikulli origjinal: Ja cila bandë e importuar qëndron prapa Revolucionit laraman të LSDM-së dhe të Zaevit Data dhe koha

Storje e pakuptimtë gazetareske

на 26. 04. 2016 | | mk
[Recension: Pse të gjitha lëndët e PSP-së fillojnë me shkronjën Т?] Në vend që të lexojmë tekst që do ta sqaronte se pse të gjitha lëndët e deritanishme të Prokurorisë Speciale publike (PSP) fillojnë me shkronjën “Т”, përjetojmë një dëshpërim për shkak se e gjithë storja gazetareske për këtë temë bazohet në spekulim dhe mistifikim edhe më të madh. Çfarë dëmi! Për shkak se pyetja është me të vërtetë interesante dhe ngacmuese, dhe gjithsesi kjo e bën me interes për publikun. Pyetje legjitime për kërshërinë gazetareske për shkak se, me sa është i informuar recensuesi, deri tani nuk kemi hasur në tekst gazetaresk që merret me këtë çështje. Për fat të keq, do t’i lejojmë vetes të vlerësojmë se qasja

Shpejtësia e vret lajmin dhe besimin

на 22. 04. 2016 | | mk

[Recension: MPB-ja  mbushi ndërtesën e RTM-së e armë]

Gazetarët mbështeten në njërin nga veprimet më esenciale në punën e tyre – verifikimin, gjegjësisht kontrollimin e informatave. Objektiviteti dhe balancimi janë të nevojshëm që të mos vihet në pikëpyetje saktësia e informatës, për shkak të nevojës për të qenë i shpejtë. Për të qenë i pari. Kjo karakteristikë është dobësie njerëzore te gazetarët. Prandaj thuhet se metodologjia është objektive e jo gazetari. Kjo është me rëndësi të veçantë, sidomos kur bëhet fjalë për informata që dalin nga ose janë të lidhura me ngjarje në situata të krizës, të konflikteve ose të luftërave. Asnjëherë nuk guxon të keqpërdoren emocionet ose ndjenjat e njerëzve, mosdija e tyre ose paaftësia për të gjykuar. Nuk

Një grek dhe “u bë magjia”

на 21. 04. 2016 | | mk

[Recension: FOTO: Grekë në mbështetje të protestave të dhunshme në Manastir]

Si mundet “një grek” të bëhet “Grekë në mbështetje të protestave të dhunshme në Manastir”? Thjesht: E marrish “një grek”, e shumëfishosh në “grekë” dhe e vendosish në një tregim gazetaresk ku i shton të gjitha “mëlmesat” e tjera që t’i bindësh lexuesit se Greqia dhe qytetarët e saj janë fuqia e fshehtë prapa protestave në Manastir! Linku deri te artikulli origjinal: FOTO: Grekë në mbështetje të protestave të dhunshme në Manastir Data dhe koha e publikimit: 18.04.2016 Data e recensionit: 20.04.2016 Recensues: Zoran Bojarovski

SHUMËFISHIM

“Grekë në mbështetje të  protestave të dhunshme në Manasatir. Marvakis Atanasios, banori 54 vjeçar i Selanikut është më i rregullt në protestat

Përhapja e frikave me paramendim

на 11. 04. 2016 | | mk
[Recension: Vlon nga policia në Shkup, një pjesë e rrugëve të mbyllura – fluturojnë helikopterët] Ja komenti i lexuesit tonë që i është bashkangjitur propozimit për ta recensuar këtë tekst: “Këto truke të thjeshta i kalojnë të gjitha kufinjtë e talljes me nervat e lexuesve normalë. Vlon nga policia tashmë çdo të dytën ditë, mirëpo këtë e di ai që jeton ose që ka qenë në Shkup muajin e fundit për shkak të “spektaklit” me gjykimin për rastin e “Lagjesë së trimave”. Të vendosësh një titull të këtillë sot, në një atmosferë të nxehtë është tallje, nënçmim i hapur”. Lexuesi ynë ka plotësisht të drejtë. Titulli me të vërtetë është senzacionaist dhe aspak nuk përkon me përfundimin që dikush mund

Arkë me birrë dhe muhabet kafeneje

на 8. 04. 2016 | | mk
[Recension: Zaevi gjoja i gatshëm për zgjedhje e nëpërmjet institucioneve bën obstruksione] Si e para, nuk dihet se kjo a është analizë, raport, koment, mendim… Shumë më tepër u ngjan zhanreve të dyta të përmendura. Linku deri te artikulli origjinal: Zaevi gjoja i gatshëm për zgjedhje e nëpërmjet institucioneve bën obstruksione Data dhe koha e publikimit: 05.04.2016, 22:17 Data e recensionit: 07.04.2016 Recensues: Zoran Bojarovski

NUMRA PAUSHALLE

Komentet hasen në pothuajse çdo paragraf dhe janë integruar në tekst. Në fakt, i gjithë teksti është koment. Si e dyta, manipulohet me numra paushalle, që assesi nuk është e lejueshme për një medie serioze: “Zaevi dhe e ashtuquajtura opozita e bashkuar, e përbërë nga disa parti të imëta, të cilat së bashku

Mutant prej tekstit gazetaresk

на 7. 04. 2016 | | mk

[Recension: Bejli: Tani është koha më e mirë për ta zgjidhur çështjen e emrit!]

Përsëri përzihen tenxheret. Duhet mbajtur mend: në tenxheret për qumësht nuk futet verë. Sipas kësaj, në formati e raportit nuk vendosen komente. Aq më pak komente të stilit “frankeshtajn”. Kjo nuk u ngjan asgjëje! Njëra nga rregullat themelore të gazetarisë është një ngjarje – një raport! Në raport mund t paralajmërohet ndonjë temë sekondare ose temë tjetër, mirëpo aj është temë për ndonjë raport, storje, koment tjetër… Çkado që të jetë, varësisht nga vendimi i gazetarit se redaktorit, ose nga vetë përmbajtja që e kërkon formën më të përshtatshme.  Domethënë, ne, në fakt, nga ky tekst, si raport nga një ngjarje, duhet (duheshte) të marri informatë

“Kamarieri” e solli porosinë – reklamë

на 28. 03. 2016 | | mk

[Recension: Gruevski favorizohet nga njëra nga të përditshme me tirazh më të madh në SHBA]

Dy fakte të pamohueshme e fillojnë dhe e përfundojnë këtë recension. Si e para, fakti se ky tekst është publikuar në faqen “Opinion”, që shihet në këndin e djathtë të epërm të printscreen-it që është publikuar në gazetën ku është transmetuar ky mendim. Si e dyta, faketi se Jason Katz, аutori i këtij mendimi, nuk është i punësuar në “Washington Time”. Jason Katz është drejtor i kompanis për marrëdhënie me publikun “Tool Shed Group”, еkspert për komunikime strategjike dhe këshilltar politik dhe ish-drejtor ekzekutiv ër marrëdhënie me publikun i Komitetit amerikano-hebre. E gjithë kjo është shkruar në vërejtjen në fund të tekstit, mendimi i

Si te dallohen provokatorët mediatikë

на 18. 03. 2016 | | mk

[Recension: Filip Petrovski: “Sulmi në kufi dhe sulmi ndaj Gjykatës Kushtetuese janë në korelacion”]

Nuk do të ndalemi shumë në përmbajtjen mediatike që e recensojmë. Ajo i anulon të gjitha standardet profesionale gazetareske. Ky recension bëhet vetëm që t’u mundësohet lexuesve që edhe një herë t’i dallojnë veprimet (jo)gazetareske të një publikimi propagandues, shpifës dhe provokues mediatik. Në fakt, se këtë tashmë e vëren edhe publiku dëshmon edhe fakti që ky recension bëhet me propozim të një lexuesi të Shërbimit për verifikimin e fakteve në mediume. Linku deri te artikulli origjinal: Filip Petrovski: “Sulmi në kufi dhe sulmi ndaj Gjykatës Kushtetuese janë në korelacion” Data dhe koha e publikimit: 14.03.2016, 06:35 Data e recensionit: 17.03.2016 Recensues: Zoran Bojarovski

VETËPROMOVIM I