Bëj një “like”, të bëj një lajm
Published in Recensione
on 25 - 10 - 2016 Author: Agron Vrangalla
[Recension: “Ermira pëlqen videon e Elizabeta Kançevskës, ja pse! (Video)”]
Ka kohë që statuset e Facebook-ut filluan të bëhen lajme nga portalet. Dalëngadalë, po bëhet si rregull e pashkruar që çdo status i ndonjë personaliteti publik mund të shfrytëzohet në formën e një deklarate apo qëndrimi zyrtar, pa marrë konfirimim nga personi që ka shkruar atë status apo nga ndonjë palë tjetër, të cilës i drejtohet ndonjë qëndrim apo deklaratë. Shpshherë në kuadër të këtyre recensioneve kemi folur se si duket trajtuar qëndrimet e tilla publike, sepse jo çdo prononcim i personaliteteve publike në rrjetet sociale mund të jetë bazë për një lajm. Mirëpo, tani, si duket, po futemi në një ‘fazë’ të re të të bërit lajme prej prononcimeve të tilla. Dhe, ajo ‘fazë’ është inspektimi i përdoruesve të rrejteve sociale që janë personalitete publike – se cilës fotoje apo videoje ia kanë bërë një “like.
Linku për te artikulli origjinal: Ermira pëlqen videon e Elizabeta Kançevskës, ja pse! (Video)
Data dhe koha e publikimit: 21.10.2016
Data e recensionit: 23.10.2016
Recensues: Agron Vrangalla
Mund të jetë e habitshme deri në pafundësi, por ja, edhe kjo qenka e vërtetë. Të shkruash një lajm mbi atë se kush çfarë ka pëlqyer në Facebook. Një deputete paska pëlqyer një video ku duket se si ministrja e kulturës pa dashje hedh poshtë një mikrofon gjatë një pres-konference. Edhe kjo bën vaki. A thua vallë gazetaria po ec përpara me një dinamikë shumë të shpejtë dhe ne kemi ngelur prapa trendeve botërore, me ato librat dhe parimet ‘shkollore’ të gazetarisë, e çdo gjetje apo qasje e re na duket absurde? Mund të jetë edhe kjo mbase. Në ndonjë rast tjetër ama, por jo këtu.
Mund të konsultoni botimet më të reja mbi gazetarinë në të gjithë botën. Nëse diku shkruan se mjafton një “like” për të bërë lajm, atëherë vërtetë që nuk e paskëshim idenë se çfarë është gazetaria. Tani, mund të thuhet se Ermira Mehmeti ka kritikuar disa herë veprimtarinë e kësaj ministreje, ndërsa “llajku” është përdorur si karrem. Por, shikuar nga aspekti profesional, për këtë nuk ka pasur nevojë, dhe teksti do të dukejshumë më në rregull nëse nuk do të bënte këtë kombinim ‘karremësh’ për të tërhequr lexuesit. Nuk është gabimi në atë që është publikuar ajo video, sa komike aq edhe domethënëse me ministren e kulturës. Bën pjesë tek lajmet argëtuese. Deri këtu jemi në rregull. Por ç’ne Ermira në këtë histori?
Po të futeni në FB faqen e Странски Служби, do të shihni se ajo video e montuar ka marrë mbi 280 pëlqime. Po, është e vërtetë, një ndër to është dhënë edhe nga FB profili me emrin e Ermira Mehmetit, e çfarë pastaj? Lajm përbën çdo gjë që mund të ketë një lloj interesi publik e që gazetari vendos ta evidentojë dhe si të tillë ta paraqesë në publik. Ky lajm këtu nuk posedon asnjë lloj elementi që mund të vërtetonte një gjë të tillë. Interesi publik në të është zero.
Sa më shumë përhapen tekste të kësaj natyre, aq më shumë shtohet perceptimi se ka nevojë për rregullim më të detajuar të mediave online, ndonëse rregullat edhe për ato ekzistojnë, si në ligje, ashtu edhe në vetë-rregullim. Zakonisht njerëzit e medias janë kundër gjobave dhe rregullimit të parimeve profesionale me ligj, por mbase duhet të jenë po aq kundër degjenerimit të profesionit, i cili është definuar me rregulla të qarta si drita e diellit, dhe nuk ka pse të lejohet që dikush të çohet e t’i thyejë ato sa herë t’i dojë kokrra e qejfit.
INFOGRAPHIC
TRUTHFULNESS
nuk ka fakte
pohimet jo të sakta
deklarata jo të vërteta
SOURCES OF INFORMATION
nuk ka burime të evidentuara
jozyrtare
jorelevante
nuk mund të përcaktohet
EXTENSIVENESS
jogjithëpërfshirës
informata të fshehura
BIAS
nuk mund të përcaktohet
nuk mund të përcaktohet
nuk mund të përcaktohet
mban anën e një pale
anshmëri politike
COMMENTING
ka elemente të komentimit
të integruara me faktet
PLAGIARISM
kopje të plotë
TITLE QUALITY
dezinformon
jokreativ
senzacionalist
joadekuat
tendencioz
PHOTOGRAPH
ka
adekuate
as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim
është theksuar autori (burimi)
HATE SPEECH
gjuhë ofenduese
nuk ka gjuhë të urrejtjes
nuk nxit për përdorimin e dhunës
nuk diskriminon
EDITED FOR THE WEB
i lexueshëm
nuk aplikohet
nuk ka linke kontekstuale
i rregulluar në aspekt stilistik
i palidhur me tag-e
